Prag tragjedie në Conference League/ Azeri Mammadov ‘kopjon’ danezin Kjaer...
Në ndeshjen ndërmjet Fehervarit dhe Gabalas, që korrespondon...
Arbitrimi shqiptar po ecën me hapa të mëdha drejt arenës ndërkombëtare të futbollit. Dikur, vetëm meshkujt, ndërsa tashmë historinë e arbitrimit shqiptar në Europë po e shkruajnë edhe femrat.
Erinda Kume është e para arbitre shqiptare, e cila u përzgjodh të merrte pjesë në fazën finale të Kampionatit Europian U-19 për femra. Para disa ditësh ajo u caktua si asistente në ndeshjen Angli – Norvegji, duke shënuar kështu një arritje të madhe personale, por edhe për botën e arbitrimit shqiptar.
Në një intervistë ekskluzive për "fshf.org", ajo rrëfen emocionet dhe ndjesitë e të qenit e para zyrtare femër që merr pjesë në një event të kësaj rëndësie. Ajo shprehet se përgjegjësia për të qenë pjesë e ndeshjeve të tilla është shumë më e madhe, ndërsa thekson se arritje të tilla vijnë edhe nga puna e mirë që po bëhet nga Sektori i Arbitrimit në FSHF-së. Gjithashtu, Erinda tregon edhe synimet për të ardhmen.
– Erinda, e para arbitre shqiptare që merr pjesë në një fazë finale Europiani, na tregoni pak emocionet që përjetuat?
– Ndjesitë që kam përjetuar në momentin që isha përzgjedhur në një finale Europiani janë të vështira për t’u përshkruar me fjalë. Ishte pa diskutim një ndjesi shumë entuziaste. Duhet të them pa më të voglin dyshim se kjo përzgjedhje është një arritje e madhe si për mua personalisht ashtu dhe për botën e arbitrimit shqiptar dhe zhvillimin e arbitrimit të vajzave në vendin tonë. Përzgjedhja për të qenë pjesë e një kompeticioni të tillë konfirmon edhe njëherë punën e mirë që po bëhet me arbitrimin.
– Emocionet e ndeshjes së parë. Na tregoni pak në detaje arbitrimin tuaj dhe diferencën me ndeshjet e tjera ndërkombëtare që keni arbitruar në karrierën tuaj?
– Të arbitrosh ndeshje në një fazë finale europiane dhe ndeshje të këtij niveli, duhet të them se janë komplet të ndryshme nga ndeshjet që kam arbitruar më parë. Pikë së pari emocioni dhe përkushtimi është më i madh, ashtu si edhe përgjegjësia. Ndeshjen e parë, që ishte dhe debutimi im, do e mbaj mend gjatë në kujtimet e mia të arbitrimit sepse janë ndjesi që nuk përjetohen dy herë në të njëjtën formë.
– Çdo të thotë për arbitrimin shqiptar që një vajzë është pjesë e një Europiani?
– Për arbitrimin shqiptar ky përfaqësim në një fazë finale Kampionati Europian ishte një ndër sukseset më të mëdha. Një tregues që sektori i arbitrimit dhe FSHF kanë punuar mirë, janë duke hedhur baza të forta për rritjen e mëtejshme dhe sigurisht konfirmuan faktin se nëse punon fort dhe vendos prioritete, puna shpërblehet dhe ky përfaqësim i imi ishte përfaqësimi i të gjithë vajzave që janë sot në arbitrimin e futbollit shqiptar. Arbitret e reja duhet ta vlerësojnë si ogur shumë të mirë arritjen time dhe të jetë një suport për to dhe të ardhmen e tyre në këtë fushë.
– Cilat janë synimet tuaja për të ardhmen. Çfarë objektivash ka Erinda Kume?
– Pas këtij përfaqësimi të rëndësishëm ndërkombëtar dhe kësaj arritjeje dua të theksoj se dhe synimet e mia janë bërë akoma edhe më të mëdha dhe të vendosura për këtë profesion. Kur arrin diçka që e ke ëndërr fillon e motivohesh për të dhënë më shumë nga vetja dhe për të mos parë limite përpara. Objektivat e mia do flasin me kohën dhe punën që do bëj çdo ditë!
Në ndeshjen ndërmjet Fehervarit dhe Gabalas, që korrespondon...
Tirana do të luajë të enjten në Bosnjë kundër Zrinjskit, nde...
Në Angli e bëjnë fakt të kryer se Interi dhe Çelsi tashmë ka...
Derbi i parë i Londrës mes Arsenalit dhe Çelsit u zhvi...
“El Clasico” i parë i sezonit është i Barcelonës! Ndon...
Laçi po kërkon prej kohësh një mesfushor shkatërrues, një ...
Interi ka humbur 1-0 miqësoren kundër Lens. Goli i vetëm i t...
Milan ka humbur me rezultatin 3-2 përballë Zalaegerszegi. Ek...
Pas shumë thashethemeve mbi të ardhmen e tij, Nejmar së fund...
Fabinjo kaloi vetëm një sezon në Real Madrid, ku luajti 30 n...
Tirana do të arkëtojë minimalisht mbi 1 miliard lekë. Bardhe...
David Domgjoni është lojtari më i ri i Manisas në Ligën e Pa...
Dybala është blerja më e re e Romës dhe padyshim një nga më ...
PSG vazhdon verën e saj pa të meta. Parizienët fituan lehtë...
Armando Sadiku do të nisë një tjetër aventurë në Spanjë ku ë...
Aleksis Sançez është një nga ata që për shumë kohë është par...
Herdi Prenga i ka dhënë fitoren Budapest Honved. Skuadra e S...
Duket se është një luftë e ashpër mes Barcelonës dhe Chelsea...
Kukësi vijon përforcimet në këtë sesion të merkatos verore. ...
Diferencat mes dy skuadrave ishin maksimizuar në mendjen e t...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...