web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E mbylli me Skënderbeun, Mensah del në stërvitje me Partizanin

12 Gusht 2022, 10:04, Sport CNA
E mbylli me Skënderbeun, Mensah del në stërvitje me Partizanin
Alfred Mensah

Alfred Mensah, megjithëse jo zyrtarisht, mund të quhet me plot gojën lojtar i Partizanit. Ish-sulmuesi i Skënderbeut, ditën e djeshme ka zbarkuar për herë të parë në stërvitjen e “demave”. 23-vjeçari ka kryer dy seanca stërvitore, e para gjatë paradites dhe e dyta në mbrëmje.

Ai është prezantuar me shokët e ekipit dhe trajnerin Kolela. Firma me të përforcon shumë sulmin, që vuan shumë për alternativa. Mensah shënoi 9 gola në kampionatin e fundit me Skënderbeun, teksa Partizani u ka paguar korçarëve plot 60 milionë lekë të vjetër, si taksë formimi.

Një investim mjaft i madh nga të kuqtë, që presin nga Mensah të udhëheqë sulmin dhe të rregullojë problemin e rasteve të humbura. Mbetet të shihet se si do të luajnë të kuqtë, që tashmë kanë Skukën dhe Mensah, dy qendërsulmues shumë të shpejtë.





Lajmet e fundit nga