web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E mbylli me Dinamon, Çinedu firmos me skuadrën kroate

25 Korrik 2022, 13:19, Sport CNA

Tashmë është zyrtare, Stefen Çinedu nuk do të vijojë të jetë pjesë e Dinamos.

Sulmuesi nigerian është futbollist i ri i NK Solin, skuadër e cila militon në kategorinë e dytë në Kroaci.

Këtë lajm e ka bërë vetë publik klubi kroat me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar duke i uruar mirëseardhjen ish-sulmuesit të Dinamos.

22-vjeçari ka debutuar me fanellën e NK Solinit në ndeshjen miqësore që ka zhvilluar ndaj ish-skuadrës së tij, Dugopoljes duke shënuar një tripletë me rezultatin 5-3 në favor të ekipit tij të ri.

Më parë, Stefen Çinedu ka mbajtur veshur gjithashtu edhe fanellat e Hajdukut të Spilitit 2 dhe Dugopoljes.

 

 

 

 





Lajmet e fundit nga