web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Duro kapet me lojtarin e Kombëtares: Del ai që ka bërë më shumë gabime

21 Nëntor 2022, 07:21, Sport CNA
Duro kapet me lojtarin e Kombëtares: Del ai që ka bërë
Shpetim Duro

I ftuar në studion e emisionit sportiv “Qatar N’24” të moderatores Enxhi Biba, në televizionin “News 24”, trajneri i Egnatias, Shpëtim Duro, ndër të tjera foli edhe për triumfin e Kombëtares shqiptare në miqësore ndaj Armenisë.

Tekniku kryeqytetas ka mbetur i kënaqur nga performanca e çunave të rinj, teksa nuk kanë munguar thumbimet për “veteranët”.

“Më ka kënaqur ekipi kombëtar me çunat e rinj. Pse? E kam thënë shumë herë që ka lojtarë nga kampionati shqiptar që duhet t’i përzgjedhim.

Del lojtari i ekipit kombëtar, që ka bërë gabime të jashtëzakonshme në çdo ndeshje e del në intervistë e thotë që kemi futbollistë që nuk ndiejnë fanellën. Po t’i duhet të japësh llogari i pari se je futbollist, unë e shoh të barabartë me çdo lojtar tjetër në mënyrën se si menaxhohet skuadra”, u shpreh Duro.





Lajmet e fundit nga