Botërori i Katarit nxori në pah ndarjen e botës në veri dhe jug
Kur të vijë momenti për të bërë një bilanc, Katari duhet t...

Skënderbeu është gati për ndeshjen e sotme ndaj Besës, e cila do të jetë e fundit për vitin 2022. Me dy fitore nën drejtimin e Ivan Gvozdenoviç, korçarët do të kërkojnë t’i bëjnë një mbyllje sa më të mirë vitit në takimin që nis sot në orën 13:00 në stadiumin e Peqinit, aty ku Besa është pritëse.
Në prag të ndeshjes, në një prononcim të dhënë, serbi i pankinës së Skënderbeut flet me optimizëm. Ai kërkon maksimumin në këtë takim, për t’u afruar sa më shumë me vendet e para.
“Ekipin e shoh çdo ditë e më shumë në rritje. Po futet plotësisht në kërkesat e mia dhe mentalitetin fitues që dua të rikthej te Skënderbeu. Po rritemi çdo ditë dhe për këtë jam i kënaqur. Normalisht dy fitoret e marra në dy ndeshje të luajtura së bashku kanë bërë mjaft mirë për skuadrën, qoftë nga ngjitja e shkallëve në klasifikim, por edhe nga ana psikologjike. Tani i shoh më të qetë dhe më të harmonizuar lojtarët me njëri-tjetrin. Kemi edhe një ndeshje për të luajtur dhe duhet të bëjmë më të mirën e mundshme. Të fitojmë edhe takimin e fundit të vitit dhe do të ishte një mbyllje mjaft e mirë. Pas një viti jo të mirë, kjo do të shërbejë si një pikënisje e rëndësishme për ringritjen e ekipit, ashtu sikundër e meriton”, ka thënë fillimisht për gazetën trajneri bardhekuq.
RIVALI – I ndalur më specifikisht te ndeshja e sotme ndaj Besës, Gvozdenoviç foli për pritshmëritë e këtij takimi, vështirësinë që ka në raport me kundërshtarin, por mbi të gjitha kërkesën e fitores, si të vetmin rezultat që Skënderbeut i shkon për shtat.
“Ndaj Besës do të jetë mjaft e vështirë, sikundër është çdo takim në këtë kategori. Do të luajmë në transfertë dhe duhet të tregojmë se jemi gati të fitojmë në çdo fushë dhe përballë çdo kundërshtari. Nga ana tjetër, mund të them se Besa është një ekip cilësor dhe mjaft i fortë. Ndodhet vetëm një pikë larg nesh dhe kjo e bën takimin akoma më të rëndësishëm dhe delikat. Gjithsesi, unë kam besim te skuadra dhe mbi të gjitha dëshira e tyre për të ecur me rezultate pozitive në këtë rrugëtim. Jemi Skënderbeu dhe na takon të shkojmë kudo për maksimumin. Kjo është ajo që ua përsëris çdo ditë djemve, në mënyrë që të kuptojnë dhe të ndiejnë atë fanellë që mbajnë të veshur”, përfundoi Gvozdenoviç.
Që prej ardhjes së serbit në krye të pankinës, skuadra ka arritur dy fitore dhe është afruar me dy pikë nga vendi i dytë, që të ngjit në Superiore. Një triumf i mundshëm sot në Peqin do të ishte shumë i rëndësishëm.
Kur të vijë momenti për të bërë një bilanc, Katari duhet t...
Pas përfundimit të Botërorit të Katarit, vëmendja do të kthe...
Në Argjentinë janë të çmendur pas futbollit. Pasioni për loj...
Franca pritet të ketë një dukje ngazëlluese në Kampionatin...
Ashraf Hakimi mund të cilësohet me të drejtë si promotori ...
Emiliano Martinez është kthyer në një hero në Argjentinë. ...
Me mungesën e mundshme të Abdul Temitope, korçarët do të ...
Një zhgënjim. I evidentuar edhe më tepër nga suksesi i rival...
Finalja Argjentinë – Francë vijon të përflitet dhe ditën e...
Messi është padyshim personi që spikati në finalen e djeshme...
Videoloja më e famshme e futbollit në Botë, FIFA e krijuar...
Klubi i Bayern Munchen ka reaguar për komentet raciste kundë...
Emri Mario Gëtce sjell vetëm kujtime të hidhura për tifozët ...
Skënderbeu “nxeh motorët” për Besën. Të martën luajnë në P...
Franca humbi finalen e Botërorit përballë Argjentinës në n...
Sezoni i deritanishëm për Kukësin është për t’u harruar. V...
Shumë polemika janë ngritur për golin e parë të shënuar ng...
Gareth Southgate do të mbetet trajner i Anglisë pavarësish...
Tirana do të luajë të mërkurën kundër Partizanit, ndeshje ...
Argjentina u shpall kampione e botës, pasi mposhti Francën...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...