web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Dramë” me tetë gola të shënuar, Egnatia eliminohet pas penalltive

20 Korrik 2023, 22:58, Sport CNA

Egnatia është eliminuar në turin e parë të Conference League, nga armenët e Ararat.

Rrogozhinasit ishin te pafat, teksa kaluan tre herë në avantazh, por u ndëshkuan nga kundërshtari.

120 minuta lojë, u mbyllën në barazim 4-4 dhe skuadrat iu drejtuan penalltive. Ararat u tregua më i saktë, duke shënuar katër penallti, ndërsa Egnatia gaboi në dy gjuajtje.

Sa i përket ndeshjes, Fernando i dha avantazhin skuadrës së Tetovës në minutën e 3-të, por Eza barazoi  shifrat në minutën e 17-të.

Në minutën e 36-të ishte Kasa që i dha sërish epërsinë rrogozhinasve, duke e mbyllur kështu pjesën e parë.

E dyta nisi me miqtë më kërkues, që gjetën edhe golin me Castanheira në minutën e 58-të.

Koha e rregullt nuk prodhoi fitues dhe skuadrat iu drejtuan shtesave, aty ku përsëri ishte Egnatia që kaloi në avantazh në Dwamena në minutën e 109-të, por kjo zgjati shumë pak pasi armenët përmbysën gjithçka në 3 minuta.

Ishte përsëri Dwamena, që shënoi në frymën e fundit, duke e çuar ndeshjen te penalltitë, por edhe këtë herë fati nuk ishte me Egnatian.





Lajmet e fundit nga