Laçi-Erzeni, publikohen formacionet zyrtare
Laçi pret në shtëpi Erzenin në sfidën e javës së 14-të të Su...
Komisioni i Disiplinës, ka zbuluar vendimet në lidhje me ngjarjet e fundit të ndodhura në futbollin shqiptar.
Vllaznia dhe Tirana janë dënuar me gjobë, për sjelljen e gabuar të tifozëve në takimet e tyre përkatëse.
Ndërkohë, në Kategorinë e Parë, lojtari i Korabit Sokol Mziu, është pezulluar me 6 ndeshje, për sjellje antisportive ndaj lojtarit kundërshtar të Burrelit. Këta të fundit janë dënuar me zhvillimin e 5 ndeshjeve pa tifozë, për sjellje të gabuar të spektatorëve.
VENDIMET E DISIPLINËS:
KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, dëmtimin e mjediseve sportive dhe pajisjeve sportive, në bazë të neneve 65/2, 65/3/a, 65/3/c dhe 65/3/f të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë..
KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, dëmtimin e mjediseve sportive dhe pajisjeve sportive, në bazë të neneve 65/2, 65/3/a, 65/3/c dhe 65/3/f të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
KF Vllaznia, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
Zyrtari i KF Partizani U-21, Gerd Haxhiu, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
FK Kukësi-femra, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin e Femrave, kundër FC Kinostudio-femra, në bazë të nenit 54/1 të KDS dhe nenit 32/1 të Rregullores së Aktivitetit, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi. Paralajmërohet se në rast përsëritje përjashtohet nga gara dhe zbritet në një kategori më poshtë duke iu zbritur jo më pak se 6 (gjashtë) pikë në sezonin pasardhës.
Lojtarja e FC Lushnja – femra U-16, Kledisa Ndoni, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtarja e FC Vlora – femra U-16, Gesta Mehmetaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Zyrtari i KF Bylis, Konstantinos Michahilidis, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
FC Lushnja, për sjellje të gabuar të lojtarëve pas përfundimit të ndeshjes, në bazë të neneve 64/1, 64/4 dhe 64/5 të KDS, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në dhomat e zhveshjes në Stadiumin “Selman Stërmasi” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
Lojtari i KS Korabi, Sokol Mziu, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KF Burreli, Jurgen Rucaj, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
KF Burreli, për sjelljen e gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës si dhe dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive duke lejuar hyrjen brenda rrethimit të fushës të personave të pa autorizuar, që shkaktuan ndërprerje të përkohshme të lojës, në bazë të neneve 50, 63, 64/3/b dhe 65/3/c të KDS, dënohet me zhvillimin e 5 (pesë) ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës si dhe gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.
Lojtari i FK Tomori, Ylber Muça, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i Flamurtari FC, Ditmar Bicaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Zyrtari i FK Apolonia U-15, Sokol Argjendari, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të nenit 32/2/3 të KDS, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
Lojtari i FK Apolonia U-14, Samed Lushaku, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KF Laçi U-13, Flavio Skeja, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KF Tirana U-13, Matias Halili, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Zyrtari i KF Laçi, Ervin Syziu, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/b të KDS, dënohet me 18 (tetëmbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti.
KF Laçi U-13, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar ndërprerjen përfundimtare të ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-13, në bazë të neneve 30/1, 30/4/a dhe 64/2 të KDS humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 – 0 dhe përjashtohet nga kampionati Abissnet Superiore U-13 për sezonin 2022-2023
Lojtari i Akademia e Futbollit U-17, Aldo Spahiu, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 7 (shtatë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Akademia e Futbollit U-17, për sjelljen e gabuar të spektatorëve duke shkaktuar akte dhune si dhe dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të lojës, në bazë të neneve 50, 63/1/b, 64/2 dhe 65/3/b të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 – 0 dhe përjashtohet nga kampionati Abissnet Superiore U-17 për sezonin 2022-2023
Zyrtari i KF Teuta U-19, Ilir Biturku, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të nenit 32/2/3 të KDS, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
FK Spartak Tirana, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Tretë, grupi B, kundër K.S Minatori, në bazë të neneve 30/3 dhe 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
Çeljen e hetimit disiplinor për ndeshjen e vlefshme për Kampionatin FSHF Cup 9×9, midis Nova dhe Albamer. Urdhërohet Sektori i Garave pranë FSHF për kryerjen e verifikimeve të nevojshme.
Lojtari i BTL, Endrit Dahriu, FSHF Cup 9×9, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i Vllaznia, Kampionati Kombëtar i Futsal, Fation Kiri, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes dhe sjellje ofenduese, në bazë të nenit 11/1/d, 11/1/f, 31, 38, 48/1 dhe 55/1 të KDS, përjashtohet nga të gjitha aktivitetet futbollistike të organizuara nga FSHF, për sezonin 2022-2023.
Antigonea, FSHF Cup 9×9, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin FSHF Cup 9×9, kundër FC Dussel, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe përjashtohet nga gara për sezonin pasardhës.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Tepelena, Igli Kalemi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Burreli, Endrit Kastrati, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
Laçi pret në shtëpi Erzenin në sfidën e javës së 14-të të Su...
UEFA e fitoi çështjen. Në konflikt me disa klube (Real, Ba...
Klubi i Milanit dhe Emirates zyrtarizojnë rinovimin e kont...
Pamjet e fundit të sulmuesit brazilian Nejmar në Botërorin...
E ardhmja e Garet Sauthgejt në krye të kombëtares angl...
Argjentinë-Francë është finalja e "Katar 2022", me të dyja...
Sulmuesi francez Karim Benzema ishte i pafat, pasi u dëmtu...
Kristiano Ronaldo kthehet në Madrid! Lajmi i papritur është ...
Kategoria Superiore rikthehet sërish pas gjysmëfinaleve të B...
Finalja e Kupës së Botës 2022 do të shohë përballë Argjent...
Yllit Kilian Mbape i ka ndodhur një episod jo fort i këndshë...
Randal Kolo Muani ka debutuar për Francën në muajin shtato...
Franca është kualifikuar në finalen e Botërorit "Katar...
Argjentinë-Francë do të jetë finalja e madhe e Kupës së Bo...
Shqipëria U-19 për djem mësoi pak ditë më parë emrat e riv...
Myrto Uzuni po kalon një nga sezonet më të mira të karrier...
Franca dhe Maroku përballen mbrëmjen e sotme për të përcak...
Jo vetëm Mbape dhe Hakimi. Në këtë gjysmëfinale të papritur ...
Pas pak, në orën 20:00, Maroku do të kërkojë të bëjë mrekull...
Dueli i sotëm mes Francës dhe Marokut përcakton emrin e fi...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...