web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dinamo pret Besën në Kamëz, klubi hap dyert për tifozët

14 Prill 2023, 17:55, Sport CNA

Dinamo do të përballet me Besën, këtë të shtunë në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Kategorinë e Parë.

Kjo sfidë nuk do të luhet në “Selman Stërmasi”, me klubin dinamovit që njofton se do të luajë në stadiumin e Kamzës.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Dinamo njofton se hyrja për tifozët do të jetë falas dhe bën thirrje të jenë në numër sa më të lartë.

Njoftimi i Dinamos:

Dinamo fton të gjithë tifozët blu të jenë në mbështetje të skuadrës, në një ndeshje shumë të rëndësishme për objektivin sezonal.

Hyrja do të jetë falas në stadiumin e Kamzës! Mos mungoni, të shtunën rezervoje për Dinamon!





Lajmet e fundit nga