Vedat Muriqi firmos me ekipin e ri
Lacio ka njoftuar zyrtarisht largimin e Vedat Muriqit ...
Çështja “Skënderbeu” vazhdon të trajtohet në Zvicër.
Këtu nuk flasim për dënimin 10-vjeçar që UEFA i dha klubit korçar për trukim të ndeshjeve europiane, por një tjetër histori. Lidhje kanë sigurisht, por nuk është e njëjta temë.
Një “sagë” gjyqesh është zhvilluar gjatë gjithë kësaj kohe në tokën zvicerane, pas një padie të ngritur nga pala shqiptare.
Një ish-trajner dhe një sponsor janë ndier të cenuar nga vendimi që u përpilua në 2018-ën prej organit të futbollit europian. Atyre u ishte përmendur emri në raport, ndaj vendosën që të ankoheshin për të vënë në vend imazhin.
PADIA DHE GJYQET KUNDËR UEFA-s
Sipas një artikulli të botuar jo më larg se një ditë më parë nga “Swissinfo.ch”, raportohet se dy zyrtarë të bardhekuqve kishin hapur gjyq ndaj UEFA-s për prishje të imazhit, pas procesit gjyqësor të mbyllur në 2018-ën, kur ata përfshiheshin si të dyshuar në fiksimin e ndeshjeve.
Nuk përmenden emra të personave në fjalë, por thuhet që bëhet fjalë për një ish-trajner dhe një sponsor.
Ata e kanë fituar gjyqin fillestar i cili u zhvillua në kantonin Vaud, por UEFA nuk e ka lënë me kaq. E ka vazhduar “betejën” dhe kanë dalë fitimtar në Apel.
Të njëjtën gjë kanë bërë edhe shqiptarët, duke u ankuar sërish, këtë herë në Gjykatën e Lartë. Por, edhe aty ka dalë triumfuese UEFA.
E gjithë kjo “luftë” është mbyllur pikërisht të premten, kur Gjykata e Lartë publikoi edhe detajet e vendimit përfundimtar mbi rastin e ngritur nga dy ankimuesit shqiptarë.
Gjyqtarët vendosën se raporti nuk i përmendte ata si kriminelë, por vetëm që kishin lidhje me rrjetin e basteve dhe zyrtarë të korruptuar.
Argumenti që gjyqtarët përdorën, ishte pikërisht ky: “Raporti ishte publikuar në mirëbesim dhe nuk kishte për qëllim dëmtimin e ankuesve”.
Deri diku kjo ngjan thjesht si procedurë, ndonëse historia do të merrte tjetër rrjedhë nëse do të kishte ndodhur e kundërta. Nëse dy zyrtarët në fjalë do të kishin fituar edhe në Apel apo në Gjykatën e Lartë, qoftë edhe për një çështje të kësaj, do t’i jepte “krahë” Skënderbeut që të kërkonte qoftë një dëmshpërblim nga UEFA.
Rezultati i gjyqit më të fundit në Zvicër sjell fundin e kësaj “sage” të stërgjatë zhvillimesh për Skënderbeun.
Tani klubit nuk i mbetet gjë tjetër veçse të mbyllë dënimin 10-vjeçar ose të shpresojë te ndonjë amnisti. Është përmendur disa herë ky variant, por deri më sot asgjë nuk ka ndodhur.
Klubi ka nisur që të shlyejë dënimin që i dha UEFA prej 2016-ës dhe aktualisht i ka shlyer 6 vite. Që të fitojë zyrtarisht të drejtën për të luajtur në arenën europiane, është vetëm 4 vite larg…
Lacio ka njoftuar zyrtarisht largimin e Vedat Muriqit ...
Asgjë nuk është mbyllur mes Skënderbeut dhe Elvi Beris...
Në ditët e fundit të merkatos Interi humbi dy nga obje...
Luiza Gega ka shkruar historinë e atletikës shqiptare me një...
Kristiano Ronaldo nuk ka zgjidhur ende të ardhmen e tij, pas...
Elseid Hysaj po bëhet gati që t’i japë lamtumirën Lacios pas...
Nedim Bajrami është një nga talentet më të diskutuar të Empo...
Sipas raportimeve të fundit nga “L’Equipe”, Renato Sançesit ...
Kristiano Ronaldo me sa duket e ka ndarë mendjen për t...
Skënderbeu fillon zyrtarisht përgatitjet në terren. Bardheku...
Dinamo po mbyll javën e dytë të përgatitjeve verore dh...
Vllaznia ka marrë një barazim 1-1 në ndeshjen e parë t...
Vllaznia starton sot rrugëtim europian për këtë sezon me nde...
Një nga lojtarët më të mëdhenj të futbollit gjerman, Uve Zel...
Antverp ka barazuar 0-0 me Dritën në Belgjikë. Kosovarët e N...
Laçi nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 në tokën moldave, me...
Vllaznia luan sot me Universitatea Craiova për turin e dytë ...
Shkëndija e Tetovës vazhdon me rezultatet pozitive në Confer...
Vllaznia luan sot me Universitatea Craiova për turin e dytë ...
Kompanitë e basteve shikojnë si favorit për të fituar ndeshj...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...