"Klasikja" e Shqipërisë në “Air Albania”, stadiumi kombëtar hap dyert për Tirana-Vllaznia
"Klasikja" e Shqipërisë mes Tiranës dhe Vllaznisë do luhet t...

Klevi Qefalija deri dje në mbrëmje ishte mirë, por do të jetë nën monitorimin e mjekëve minimalisht për 48 orë. Lojtari është çarë në kokë dhe ka pesë të qepura, por problemi më i madh ishte një krisje e kafkës që kishte sjellë një hematomë të madhe që i bënte mjekët të rezervuar për gjendjen e lojtarit.
Menjëherë pas dëmtimit, me ambulancë lojtari i shoqëruar nga mjeku Arzen Voci, ndaloi në Durrës, por duke parë gjendjen jostabël, u mor vendimi që lojtari të transportohej në Tiranë te spitali i traumës.
Menjëherë futbollistit i është bërë një skaner për të parë ënjtjen dhe gjendjen e hematomës, si dhe i është qepur e çara që kishte në kokë. Po kështu, edhe në mbrëmje është bërë një skaner i dytë për të riparë situatën.
Në fillim, gjendja shëndetësore nuk ka qenë e mirë sidomos me reagimet, ndërsa në mbrëmje gjithçka është qartësuar dhe lojtari ishte mirë, por edhe reagonte.
Gjithsesi, nëse hematoma që ka në kokë rritet, atëherë mjekët do të ndërhyjnë me një operacion.
Në mesnatë gjendja e lojtarit ka qenë stabël, por Qefalija do të jetë në monitorim të mjekëve për shumë kohë.
Klevi Qefalija luante dje ndeshjen e tij të 8-të në karrierën e tij të re të nisur nga fundi i sezonit të shkuar.
Falë ndërhyrjes së shpejtë e të menjëhershme të mjekëve të Tiranës e më pas atyre në spitalit, gjendja e lojtarit është përmirësuar dhe është shpëtuar një jetë.
NGJARJA – Minuta e 33-të e ndeshjes mes Egnatias dhe Tiranës në stadiumin e Rrogozhinës ka sjellë një episod mjaft të rëndë që ka shkaktuar panik në fushën e lojës.
Pas një përplasjeje kokë më kokë mes Hamzat të vendësve dhe Qefalijës së Tiranës, ky i fundit mbeti i shtrirë në tokë pa ndjenja.
Shokët e skuadrës shkuan ta ndihmonin dhe u pa menjëherë se situata ishte serioze.
Lojtarët e të dyja skuadrave bënë shenjë nga ambulanca pasi lojtari ishte i gjakosur dhe një pjesë e futbollistëve ishin të parët që ndihmuan për të nxjerrë barelën nga makina e cila u afrua me shpejtësi.
Për disa çaste kishte ankth dhe një situatë shumë të rënduar pasi lojtarët e Tiranës, sidomos disa prej atyre që kishin qenë pranë lojtarit pas përplasjes, ishin të tronditur dhe të përlotur.
Përgjoni, Xhixha e Bekaj, por edhe të tjerët nuk mbajtën dot lotët, dukshëm të shqetësuar për shokun e skuadrës, i cili u largua me ambulancë drejt spitalit.
Më pas, delegati i FSHF-së hyri në fushën e lojës për të marrë vendimin nëse ndeshja do të rifillonte, pasi situata ishte shumë e rënduar dhe sidomos lojtarët bardheblu nuk donin të rifillonin sfidën pa marrë lajme nga shoku i tyre.
Pas rreth 10 minutash, erdhi lajmi nga spitali se Qefalija ishte përmendur dhe kjo iu komunikua futbollistëve nga drejtuesit e Tiranës, me lojtarët që pranuan të ktheheshin përsëri në fushë për të vazhduar ndeshjen.
REAGIMI – Pas mesnatës ka reaguar edhe klubi Tirana, duke qetësuar opinionin publik.
“Stafi mjekësor i KF Tirana njofton se lojtari Klevi Qefalija ka kaluar tashmë gjendjen e rëndë shëndetësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Klevi do të mbahet nën mbikëqyrjen e mjekëve të specializuar për t’u rikthyer sa më shpejt në gjendjen optimale.
Një fjalë falënderimi shkon për stafin mjekësor të klubit për ndërhyrjen e shpejtë, si edhe mjekëve të Spitalit të Traumës në spitalin ushtarak në Tiranë për kujdesin intensiv ndaj lojtarit.
Shërim të shpejtë Klevi, shtëpia jote e dytë pret të rikthehesh sa më shpejt mes nesh”, njoftojnë bardheblutë.
"Klasikja" e Shqipërisë mes Tiranës dhe Vllaznisë do luhet t...
Espanjoli dhe Reali i Madridit kanë mbyllur mbrëmjen e La Li...
E përditshmja spanjole ‘MARCA’ sapo ka konfirmuar atë që ish...
Monza duket se nuk e ka nisur në mënyrën e duhur këtë sezon ...
Simone Inzagi do të bashkohet më në fund me Françesko Açerbi...
Kristiano Ronaldo po rikthehet në Serinë A! Sipas asaj...
Mesfushori i Kombëtares, Nedim Bajrami, duket shumë pr...
Barcelona ka mundur Vajadolidin pastër 4-0, në një ndeshje p...
Herald Marku vendosi sot sfidën mes Vllaznisë dhe Kukësit ...
Tirana dhe Vllaznia arritën të regjistronin fitoret e para...
Pas humbjes dramatike që pësoi në minutat e fundit, tr...
Robert Levandovski dhuron shfaqjen e radhës në La Liga, pi...
Trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa, ka folur për "Oversp...
Vllaznia ka mposhtur Kukësin, me rezultatin 2-1, në një nd...
Mançester Junajtid ka kryer një tjetër goditje të bujshme ...
Vllaznia e ka mbyllur në avantazh pjesën e parë ndaj Kukës...
Në një video të publikuar të shtunën në “Tik Tok” dhe në r...
Ndeshja mes Bajernit të Mynihut dhe Borussia Munshengl...
Tirana ka regjistruar fitoren e parë të sezonit përbal...
Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, ka folur për "Overs...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...