web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dede: Nuk merr përgjegjësi, Kolela i jep moral Tiranës

15 Janar 2023, 23:55, Sport CNA

Nevil Dede, trajner futbolli, në emisionin “Skaner” në MCN TV, bëri një analizë për Partizanin.

Referuar deklaratës së Xhovani Kolelës, pas humbjes me Vllaznisë, ku u shpreh se të kuqtë nuk janë skuadër që vrasin kampionatin, Dede tha se kjo i jep moral rivalëve.

Sipas Dedes, Kolela nuk merr përgjegjësi të mëdha dhe nuk dihet kush është lideri i skuadrës.

"Kolela pas çdo ndeshje, ka dhënë një imazh, mundohet të jetë i sinqertë, brenda deklaratës ka shumë pikëpyetje. Në deklaratën e tij, më shumë shikoj konstatim, sesa analizë. Ai nuk e vë skuadrën në presion. Nëse i mban Partizanit profilin e ulët, i jep moral Tiranës dhe kundërshtarëve, që nuk beson për kampion. Trajneri nuk merr përsipër përgjegjësi të mëdha. Në këtë Partizan, unë nuk e di kush është lideri i skuadrës. Lideri nuk po krijohet. Trajneri nuk bën rolin e liderit, por mban profilin e ulët. Partizani ka shpërdoruar shumë. Logjika e ndeshjes, u prish pas zëvendësimeve.", u shpreh Dede.





Lajmet e fundit nga