Gjici: Nuk do të lejoj më tifozë problematikë në stadium, kemi paguar miliona për këta persona
Presidenti i nderit i Kukësit, Safet Gjici, ka folur për m...

Partizani do të luajë nesër kundër Teutës, ndeshje e vlefshme për javën e nëntë të Superiores. Para këtij takimi, ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp Xhovani Kolela.
Trajneri i të kuqve ka analizuar shkurtimisht këtë përballje duke treguar mungesën e vetme që është Alfred Mensah. A do të penalizohet Partizani nga ftesat e bëra nga Kombëtarja për lojtarët e kuq? Italiani është i prerë.
Sa i përket ftesës për Bekim Rexhepin, ai ka treguar se asgjë s’është e vërtetë për ato që shkruhen në media. Në fjalën e tij para gazetarëve, Kolela tha:
“E vetmja mungesë është e Mensah ditën e nesërme. Kombëtarja? Në ndeshje do të jenë lojtarët që janë të grumbulluar në Kombëtare, ndryshe nuk do të shkonin në përfaqësuese.
Teuta? Deri në javën e kaluar, për Teutën flitej vetëm keq që rrezikonin rënien nga kategoria. Futbolli nuk është kështu. Teuta fitoi ndeshjen e kaluar dhe kjo tregoi që është skuadër shumë e rrezikshme. Janë dy shtete të vetme në botë që mendohet se skuadra e vendit të parë duhet ta fitojë ndeshjen ndaj asaj të vendit të fundit, ata janë Italia dhe Shqipëria. Teuta vlen më shumë se vendi i fundit. Do të jetë një kundërshtar shumë i vështirë si të gjitha ekipet. Të gjitha ndeshjet do t’i përgatisim sikur është ndeshja ndaj Tiranës.
Goli? Shpresoj që kur nuk bëhet gol të mos flitet vetëm për sulmuesit dhe kur nuk pësojmë gol. Me siguri me Kastriotin kemi qenë më pak efikasë dhe precizë për rastet. Nuk kemi goditur vetëm shtyllën, por kemi goditur disa herë portën. Do të isha shumë i shqetësuar kur ta godisnim vetëm një herë portën gjatë një ndeshjeje. Nuk është vetëm Partizani që ka vështirësi kur i parkojnë autobusin përpara portës. Në të gjithë botën futbollistike, nga Holanda te Kongo, Japonia, Norvegjia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur një ekip parkon autobusin përpara portës ka vështirësi. Ne duhet të mësojmë që të luajmë këto lloj ndeshjesh. Nuk kanë të bëjmë pozitat e klasifikimit, por ne duhet të jemi më të aftë për të zgjidhur këtë ndeshje.”
Statistikat? Në konferencën e radhës për shtyp do të sjell statistikat. Vetëm ndeshjen ndaj Tiranës, sulmuesit tanë kanë shërbyer 15 asiste dhe Tirana vetëm 1. Asiste janë edhe ata që kur nuk kanë shënuar. Janë shënuar pak gola për ato raste të shumta që kemi krijuar.
Dëmtimet? Pjesa më e madhe e dëmtimeve të lojtarëve, janë dëmtime në kavilje ose diçka e tillë. Këto janë normale sepse intensiteti është i lartë. E rëndësishme është të mos ketë dëmtime të rënda.
Bekim Rexhepi? Unë do të isha shumë i lumtur edhe nëse do të grumbullonin 20 futbollistë. Do të ishte kënaqësi e madhe edhe nëse Rexhepi do të ishte pjesë e Maqedonisë së Veriut, por nuk ka pasur asgjë”, ka thënë trajneri i kuq.
Presidenti i nderit i Kukësit, Safet Gjici, ka folur për m...
Goditje e rëndë për Milanin, Majk Menja mbyll vitin 2022 me ...
Pas asaj me Italinë më 16 nëntor, Shqipëria do të luajë nj...
Nejmar ka një fillim të mirë të sezonit. Por edhe pse ai ka ...
Më 4 korrik të këtij viti klubi i Kukësit e prezantoi me p...
Vllaznia do të luajë sot kundër Real Madridit, ndeshje e vle...
Kombëtarja e Arabisë Saudite, e cila ka mundur të kualifik...
Duket se durimi i Kristiano Ronaldos është sosur. Epi...
Kampioni i botës për të rinj në Kickbox, 17-vjeçari sh...
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edoardo Reja, ka shpa...
Reali i Madridit është duke kaluar një moment të shkëlqyer n...
Mançester Junajtid u rikthye te fitorja në Premier Ligë, t...
Armando Broja ka luajtur sot ndeshjen e tij të parë si tit...
Janë mbyllur katër ndeshjet e Premier League, të vlefshme ...
Dritan Dervishi do të jetë në muajt në vijim një protagoni...
Sistemi VAR u vendos për të shuar polemikat për raste të k...
Milot Rashica ka gjetur më në fund rrugën e rrjetës me fan...
Cikli i Diego Simeones me Atletico Madrid është në pikëpye...
Superliga Europiane nuk është një projekt i arkivuar një h...
Mauro Icardi po kalon ditë të vështira, pasi pak ditë më p...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...