Të premten, mbledhja e Grupit të PS-së dhe kabinetit/ Zbardhet agjenda e takimit
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Champions League do të konfigurojë mbrëmjen e sotme panoramën komplete të 16 më të mirave të Europës. Milani luan me Salcburgun kalimin në 1/8 me Çelsin të sigurt në vendin e parë. Në tri grupet e tjera luhet për një vend në Europa League, me verdiktet pothuaj të vendosura në Champions.
Situata është e qartë për Çelsin në krye të grupit me 10 pikë. Londinezët do të presin në ndeshjen e fundit Dinamo Zagrebin, që mbyll renditjen me 4 pikë. Kroatët ëndërrojnë një vend në Europa League, por duhet të fitojnë në "Stamord Bridge" dhe të shpresojnë që Milani do të mposhtë Salcburgun. Kuqezinjtë kanë 7 pikë, por nuk rrezikojnë Çelsin për vendin e parë, të mundur në dy takimet direkte.
Austriakët kanë një pikë më pak dhe me një barazim mund të sigurojnë Europa League, por jo kalimin në 1/8. Në këtë rast fati do t'i buzëqeshte Stefano Pioli: “Në fushë për një barazim? Jo, jemi mësuar të sulmojmë, nuk duhet të ndryshojmë mënyrën tonë të të luajturit – shpjegoi tekniku i Milanit – Duhet të bëjmë në fushë përfaqësimin më të mirë të mundshëm”.
Vendi i parë është ende në lojë në ndeshjet e fundit të grupit. Real Madridi nuk duhet të ketë probleme, në shtëpi kundër Sëlltikut të vendit të fundit e jashtë çdo objektivi. Por dy ndeshje pa fitore e kanë vënë në dyshim surpremacinë e merengues.
Lajpcigu kërcënon kreun e "Blancos" (10), duke qenë vetëm një distancë larg. Gjermanët janë skuadra e vetme që i kanë mundur në këtë edicion të Champions të besuarit e Ançelotit. Skuadra e Red Bull, megjithatë, duhet të ruhet nga Shahtjar Donjetsk. Një fitore e ukrainasve do t’i barazonte me pikë dhe atëherë do të avanconte më tej Shahtjar, i fortë në 4-1 e debutimit.
Gjërat duken të vendosura në këtë grup. Mançester Siti është i pari dhe nuk rrezikon edhe në rast humbjeje me Kopenhagen (2). Danezët janë të fundit dhe jashtë të gjitha lojërave, edhe në rast triumfi të bujshëm. Fitorja nuk do ta ndihmonte të kalonte Seviljën për një vend në Europa League, për shkak të humbjes 3-0 në ndeshjen direkte.
E njëjta situatë është edhe për Citizens, që do të shkojnë në 1/8 si vendi i parë. Skuadra e Guardiolës kryeson me 11 pikë dhe edhe nëse arrihet nga Dortmundi, që në ndeshjen tjetër luan kundër Seviljës, ka avantazhin e fitores 2-1 në përplasjen direkte. Gjermanët janë të dytët dhe me 8 pikë nuk rrezikojnë të kalohen nga spanjollët (5), sepse kanë avantazhin e 1-4 së marrë në Pizjuan.
Luhet për vendin e parë në grup, me PSG e Benfikën, me 11 pikë, të thirrur në çështje të fitojnë ndeshjet e fundit. Kampionët e Francës duhet të bëjnë rezultat në Torino kundër Juventusit, të eliminuar, por me objektiv kalimin në Europa League. Benfika në ndeshjen tjetër luan në Izrael kundër Makabi Haifa, që ka 3 pikë sa Juventus. Bardhezinjtë duhet të bëjnë rezultat më të mirë se izraelitët në të kundërt janë jashtë.
Por Alegri ka mungesa të pafund për përplasjen me PSG-në e frikshme. Tekniku ka rikuperuar pjesërisht Angel di Marian dhe Bremerin. Të dy nuk do të jenë në dispozicion për ndeshjen, por vetëm në kampionat. I vetmi i rikuperuar e që do të jetë në fushë është Lokatelli. Jashtë edhe McKennie e Iling Jr, që e çojnë në 11 numrin e lojtarëve të padisponueshëm të bardhezinjve. Për Vlahoviç do të merret një vendim në minutën e fundit.
Pikërisht mungesat, për teknikun e PSG-së, Galtier, janë shkaku i daljes së Juves nga Champions-i: “Thjesht mendoj se Juventusit i munguan lojtarët në dispozicion. Të nevojshëm, nga i pari tek i fundit, për këtë lloj ndeshjesh. Këto janë sfida ku mungesat e Pogbasë dhe Kiezës janë thelbësore”.
Tekniku i parisienëve ndërkohë paralajmëron Benfikën se nuk heq dorë nga vendi i parë: “Ka pritshmëri të mëdha këtë vit, në Francë, për PSG-në, por edhe për Europën. Skuadra ka në organikë kampionë të mëdhenj, ka përvojë të madhe. Fatkeqësisht, nuk e kemi fituar kurrë këtë trofe kaq prestigjioz, kaq të vështirë për t’u fituar. E ndonjëherë garat janë të çmendura: gjithçka kthehet përmbys në një çast. PSG mund të jetë afër suksesit, le të shpresojmë që ky të jetë viti i duhur”.
Champions League Grupi E
21:00 AC Milan – FC Salcburg
21:00 Çelsi – Dinamo Zagreb
Champions League Grupi F
18:45 Real Madrid – Sëlltik
18:45 Shahtjar Donjetsk – RB Lajpcig
Champions League Grupi G
21:00 FC Kopenhagen – Borusia Dortmund
21:00 Mançester Siti – Sevilja
Champions League Grupi H
21:00 Juventus – Paris Saint-Germain
21:00 Makabi Haifa – Benfika
Armando Broja u përball me mediat britanike përpara ndeshjes...
Një aventurë turpëruese për Glasgou Rejnxhërs në grupet e Ch...
Ndeshjet e djeshme në Ligën e Kampioneve u kanë dhënë fund...
Kristjan Asllani realizoi një paraqitje tepër të kënaqshme...
Goli i shënuar nga Benzhamin Pavard në pjesën e parë të ndes...
Në momentin e hedhjes së shortit u cilësua si grupi i “ferri...
Kanë përfunduar gjashtë ndeshjet e raundit të fundit të grup...
Pas pushimit të detyruar, Skënderbeu ka nisur përgatitjet pë...
Vazhdon momenti i keq për Atletikon e Madridit të Simeones, ...
Duket se ky vit nuk është aspak i mbarë për Zherard Pike. Pr...
Armando Broja pritet që të luajë nga minuta e parë kun...
Taulant Seferi ka fituar “dashurinë e verbër” të Rejës...
Mediat italiane janë të sigurta se Xhixhi Di Biaxhio do të...
Armando Broja pritet që të luajë nga minuta e parë kundër ...
Superkompjuteri ueb i të dhënave FiveThirtyEight ka parash...
“Jam i bindur që me cilësitë që ka, mund të bëhet një futb...
Komisioni i Disiplinës në FSHF ka dhënë sot vendimet për n...
Ka përfunduar me rezultatin 1-1 përballja mes Vorës dhe Va...
Aventura e trajnerit Edoardo Reja në krye të Kombëtare...
Ilir Daja u shpreh se Ballkani u kthye në Kombëtaren e dyt...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...