web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vllaznia përballet me Skënderbeun, Brdaric: Të ndahemi në mënyrën më të mirë

23 Maj 2024, 12:35, Sport CNA

Vllaznia do të luajë ndeshjen e fundit për këtë sezon të premten ndaj Skënderbeut në “Final Four”. Kjo ndeshje është e vlefshme për vendin e tretë, pasi të dyja ekipet dështuan në luftën për titull.

Në prag të kësaj sfide, trajneri i shkodranëve, Thomas Brdaric, la dyshime për të ardhmen e tij.

“Duhet ta shkundim pak situatën në këtë ndeshje të fundit, me qëllim që të ndahemi në mënyrën më të mirë me tifozët. Është e fundit për këtë sezon dhe duhet të ndahemi në mënyrën me të mirë me ta,” - u shpreh Thomas Brdaric.





Lajmet e fundit nga