Ndryshon moti në korrik/ Stuhia e madhe i afrohet Ballkanit
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...

Hetimi dhe akuzat e ngritura nga autoritetet spanjolle ndaj Barcelonës për korrupsion të gjyqtarëve për shumë vite dhe për mashtrim sportiv, duket se do të kenë pasoja shumë të rënda për katalanasit edhe në arenën ndërkombëtare. Mediat spanjolle parashikojnë që UEFA të ndërmarrë masa të ashpra ndaj katalanasve, pasi nuk dëshiron që të ketë në kompeticionet e saj klube të akuzuara apo të dënuara për manipulime ndeshjesh. Dhe në skenë, del edhe emri i Skënderbeut.
E përditshmja spanjolle “AS” ka bërë një artikull të gjatë rreth kësaj teme, duke shpjeguar se katalanasit, nëse shpallen fajtorë nga drejtësia sportive apo ajo civile, do të jenë të detyruar të mos marrin pjesë në aktivitetet ndërkombëtare të UEFA-s sipas vendimit që do të marrë kjo e fundit. Spanjollët shpjegojnë se ndërsa gjyqi i katalanasve vazhdon, UEFA mund të ndërhyjë dhe të vendosë përjashtimin e tyre nga kompeticionet për një edicion si masë paraprake, edhe pa dalë vendimi.
Një gjë e tillë në fakt ka ndodhur edhe më parë, pasi klubi I Skënderbeut, u dënua në vitin 2016 që të mos merrte pjesë në atë edicion në aktivitetet ndërkombëtare, pasi UEFA kishte nisur hetime për trukimet e ndeshjeve të korçarëve. Ndonëse vendimi u dha vetëm dy vite më vonë, UEFA përdori një nen të rregulloreve të saj, për të lënë korçarët jashtë turneut, duke i kaluar vendin e tyre në Ligën e Kampioneve skuadrës së Partizanit për atë edicion.
Nenet që mund të përjashtojnë Barcelonën në mënyrë parandaluese nga kompeticionet ndërkombëtare janë 4.02 dhe 4.03 të Rregulloreve Disiplinore, që i japin të drejtë UEFA-s që të marrë një vendim të tillë.
“AS” kujton se ky rregull u vendos në vitin 2007, pasi UEFA-s nuk i pëlqeu fakti që Milani ia hodhi pa u lagur nga “Calciopoli”, me dënimin në Serinë A që e lejoi të merrte pjesë në Ligën e Kampioneve në atë edicion dhe ia doli të fitonte atë. Ndaj u vendos që të ndryshohej rregullorja për t’i dhënë UEFA-s fuqinë që të përjashtonte përkohësisht klubet që mendonte se mund të dënoheshin më vonë nga drejtësia sportive apo penale, apo të gjithë ata që janë dënuar qoftë edhe për shkelje të vogla të çështjeve të integritetit në kompeticionet lokale.
“AS” rreshton më pas disa nga rastet kur UEFA ka lënë jashtë kompeticoneve të saj klube që janë akuzuar për manipulime të ndryshme, si trukime ndeshjesh, apo edhe për ndikim të paligjshëm te arbitrat. Në listën e kësaj gazete është Fenerbahçe (nga 2013 deri në 2015) apo Beshiktashi (edicioni 2013-2014). Edhe Steaua Bukuresht u pezullua një vit, por pastaj u kalua në periudhë prove. Më pas përmendet rasti i Pobedës së Maqedonisë, e cila u dënua në vitin 2009 për trukime ndeshjesh, me 8 vite mospjesëmarrje.
“I njëjti fat i takoi edhe klubit shqiptar të Skënderbeut, të cilin UEFA e përjashtoi nga të gjithë kompeticionet futbollistike për 10 vitet e ardhshme për trukime ndeshjesh në marsin e vitit 2018. KAS-i konfirmoi dënimin e dhënë nga Paneli i Integritetit të UEFA-s”, kujton spanjollja “AS”, duke vlerësuar klubin shqiptar si një nga shembujt në bazë të të cilëve mund të ndëshkohet edhe Barcelona.
“Departamenti i Integritetit i UEFA-s na ka dërguar një shkresë ku na kërkon informacion të plotë rreth kësaj teme”, ishte deklarata e sotme e sekretarit të përgjithshëm të Federatës Spanjolle, Andreu Kamps. Një mesazh i qartë për katalanasit të cilët me siguri nuk do të jetojnë muaj të qetë në vijimin e këtij edicioni e jo vetëm.
Napoli triumfoi me rezultatin 2-0 në kampionat përballë At...
Në mesjavë rikthehet Kupa e Shqipërisë, teksa do të zhvill...
Napoli harron shumë shpejt disfatën ndaj Lazios dhe merr n...
Telashe për Kombëtaren shqiptare të futbollit vetëm një ja...
Tirana-Laçi dhe Vllaznia-Partizani ishin dy duelet e ditës...
Giovani Colella ka folur pas barazimit 1-1 në transfertë kun...
Eliminimi i radhës në Champions, duke konfirmuar se është en...
Bekim Balaj gjen golin e parë me fanellën e Vllaznisë, që pr...
Skënderbeu në volejboll për femra është kampione e Kupës së ...
Myrto Uzuni ka folur në një lidhje të drejtëpërdrejtë me emi...
Bayerni i Mynihut triumfon me rezultatin e thellë 5-3 ndaj A...
Juventusi ka shpresa të mëdha se 15 pikët do i rikthehen dhe...
Hamdi Salihi do të jetë pjesë e stafit të kombëtares shqipta...
Liverpool pësoi një disfatë zhgënjyese ndaj Bournemouth në t...
Real Madrid rikthehet te fitoret në La Liga pas dy barazimev...
Kategoria e Parë ka luajtur 6 ndeshjet e sotme të javës së 1...
Skënderbeu u rikthye te fitorja në Kategorinë e Parë, teksa ...
Abaz Karakaçi ka reaguar sërish në rrjetet sociale për karto...
Radja Nainngolan nuk është nga ata futbollistë që njihen për...
CR7, në moshën 38-vjeçare dhe pasi ka fituar praktikisht gji...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...