web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aventura e mbrojtësit zgjat pak ditë, dy lojtarë largohen zyrtarisht nga Tirana

8 Korrik 2023, 11:38, Sport CNA

Tani është zyrtare që Erhun Obanori nuk do të vishet bardheblu. Lojtari nuk u paraqit në stërvitjen e djeshme dhe normalisht ka mbyllur para kohe bashkëpunimin me Tiranën.

Nuk do të jetë pjesë e Tiranës as Besir Iseni. Lojtari do të shohë një aventurë tjetër në Kosovë ose Maqedoni. Iseni është dënuar 24 muaj nga Disiplina për ngjarjet e ndodhura në kampionatin shqiptar, pikërisht në sfidën me Bylisin.

Skuadra e Tiranës po mbyll përgatitjet e fundit për pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës. Bardheblutë dje zhvilluan stërvitjen e parë në Shqipëri pas kthimit nga Maqedonia e Veriut.

 





Lajmet e fundit nga