Autori i maskuar me maskë dhe paruke/ Zbulohen detaje nga atentati në Elbasan
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Federata Shqiptare e Futbollit organizoi mbrëmjen e së martës një darkë me emrat më të mëdhenj të artit dhe muzikës shqiptare në prag të nisjes së fushatës eliminatore të Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’.
Në këtë aktivitet ishin të pranishëm shumë artistë dhe këngëtarë, të cilët nuk ngurruan të shprehnin hapur mbështetjen e tyre për Kombëtaren shqiptare, jo vetëm në këtë rrugëtim të ri që nis më 27 mars kundër Polonisë, por gjithmonë. Emra të njohur si Ndriçim Xhepa, Aurela Gaçe, Kastriot Çaushi, Rajmonda Bulku, Luan Zhegu, Irma Libohova, e shumë të tjerë u bënë pjesë e këtij aktiviteti të iniciiuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Në këtë aktivitet morën pjesë edhe Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, disa nga anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së si edhe stafi i trajnerëve të Shqipërisë, me në krye teknikun Silvinjo. Presidenti Duka mbajti edhe një fjalë rasti në këtë aktivitet. Ndërsa i uroi mirëseardhjen të gjithë të ftuarve, kreu i qeverisë së futbollit shqiptar i njohu artistët dhe këngëtarët shqiptarë me investimet e fundit që ka bërë Federata e Futbollit në mbështetje të Kombëtares shqiptare, me ambientet e reja në ‘Shtëpinë e Futbollit’.
Presidenti Duka e vlerësoi mbështetjen e artistëve dhe këngëtarëve dhe i ftoi ai ata që të jenë gjithmonë pranë ekipit Kombëtar si dhe për të sensibilizuar opinionin publik në mbështetje të Kombëtares shqiptare në këtë fushatë të re eliminatoresh, ku objektivi i vetëm është kualifikimi në Europianin e vitit 2024.
“Ju falënderoj që keni ardhur sonte në këtë aktivitet të organizuar nga Federata e Futbollit. Qëllimi i këtij aktiviteti është të kemi mbështetjen tuaj në këtë rrugëtim të Kombëtares në “EURO 2024”. Ne e konsiderojmë si një pjesë shumë të rëndësishme të shoqërisë botën e artit, pa dyshim që ju, aktorët dhe këngëtarët ngjasoni në profesion sepse jepni shumë nga vetja juaj për ne që ju ndjekim. Dhe ju më shumë se çdokush mund ta promovoni dhe ta përçoni nevojën për mbështetje të çunave tanë për në Europianin e vitit 2024, ku objektivi është kualifikimi. Federata e Futbollit i ka krijuar kushtet maksimale për të arritur këtë objektiv. Por pa një mbështetje të përgjithshme dhe pa një klimë të mirë të të gjithë shoqërisë shqiptare, pa një dëshirë dhe dashuri të të gjithëve është e vështirë të arrish. Çunat kanë nevojë për mbështetjen tuaj, ju e keni provuar sepse çdokush prej jush nuk e pëlqen një sallë pa mbështetje, pasi as nuk aktron dhe as nuk këndon dot. Dua t’ju falënderoj edhe njëherë që keni respektuar iniciativën e marrë nga Federata e Futbollit dhe t’ju ftoj që të jeni në mbështetje të futbollit, por edhe kritikë në ato që futbolli bën keq. Faleminderit” – u shpreh Presidenti Duka.
Edhe trajneri i ekipit kombëtar, Silvinjo, në fjalën e tij të rastit u shpreh se ndihet i emocionuar nga mikëpritja dhe mbështetja që ka marrë në këto dy muaj të parë në Shqipëri. “Është kënaqësi të jem këtu sot mes jush. Ndihem pak i emocionuar të them të drejtën, por të gjithë e dinë që unë jam brazilian dhe pak spanjoll, ndërsa sot jam bërë pjesë e kësaj Shqipërie të bukur. Unë jetoj prej dy muajsh në Tiranë dhe kam njohur vërtetë shumë njerëz të mrekullueshëm. Duket qartë që është një mbrëmje artistike sepse ndihet në ajër pak art. Ju faleminderit të gjithë për ftesën që më bëtë, e përsëris jam pak i emocionuar, sepse nuk është e lehtë për mua. Dua të shfrytëzoj këtë rast për të falënderuar shumë Federatën Shqiptare të Futbollit dhe Presidentin Duka për besimin që më ka dhënë. Faleminderit shumë për investimin që keni bërë në Shtëpinë e Futbollit, kompleksin e ri sportiv ku të gjithë lojtarët po stërviten aty tani dhe janë vërtetë të kënaqur për këtë investim madhor. Jam njeri që bëj gjithçka me zemër e me shpirt, diçka ma kanë mësuar familja dhe veçanërisht babai im. Shpirti dhe zemra nuk do t’i mungojnë Kombëtares në fushën e lojës, kjo është e sigurt. Faleminderit edhe një herë”
Ronaldos i heqin privilegjet te Portugalia. Trajneri Roberto...
Një situatë dramatike është ajo që po ndodh në Kosovë. Kre...
Vëllezërit Kristian dhe Stiven Shpendi kanë tërhequr mjaft i...
Rreth katër minuta ishte kohëzgjatja nga momenti kur Kostiç ...
Në derbin e fundit Lazio-Roma, tifozët bardhekaltër u dëgjua...
Cristiano Ronaldo është rikthyer në kombëtaren portugeze. Lu...
Shkupi ka zgjedhur trajnerin e ri, pas largimit të Sedlovski...
Siç raporton “El Pais” autoritetet spanjolle kanë kryer një ...
Vite më parë ishte një nga talentet më interesantë të futbol...
Pavarësisht moshës së tij 41 vjeçare Ibrahimovic është grumb...
Anuloi një gol duke rishikuar imazhet e aksionit të kontestu...
Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për nd...
Antonio Kasano bëri emër në futbollin italian dhe botëror pa...
Kreu i Federatës së Futbollit në Kosovë, Agim Ademi u arre...
Miroslav Klose, një nga legjendat e futbollit gjerman është ...
Mesut Ozil “var këpucët në gozhdë” në moshën 34-vjeçare. K...
Cilësohej “Messi i ri”, por Bojan Krkic gati të varë këpucët...
Në prag të ndeshjes kundër Polonisë, sulmi i Kombëtares shqi...
Shqipëria U17 e nis me humbje aventurën në Elite Round, me k...
Skënderbeu nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 me Besëlidhjen...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...