web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Armando Broja merr lajmin e keq nga Anglia

20 Mars 2025, 20:52, Sport CNA

Armando Broja merr lajmin e keq nga Anglia

Chelsea po përgatitet për një revolucion të madh në verë, duke planifikuar një spastrim masiv në skuadër për të financuar afrimet e reja. Trajneri i ri, Enzo Maresca, ka ide të qarta për ndërtimin e ekipit dhe synon të sjellë një sulmues të klasit botëror për sezonin e ardhshëm, ku londinezët synojnë të rikthehen mes pretendentëve për titull.

Sipas “Daily Mail”, klubi ka nxjerrë në shitje 11 lojtarë, mes tyre edhe Armando Brojën, i cili aktualisht është në huazim te Evertoni. Edhe nëse sulmuesi shqiptar kthehet në “Stamford Bridge” këtë verë, duket se e ardhmja e tij te Chelsea ka përfunduar, dhe ai do të duhet të gjejë një klub të ri.

Përveç Brojës, emra të mëdhenj si Raheem Sterling, Ben Chilwell, Kepa Arrizabalaga, Axel Disasi, Joao Felix dhe Trevoh Chalobah janë gjithashtu në listën e largimeve. Christopher Nkunku dhe Kiernan Dewsbury-Hall mund të shiten gjithashtu, nëse klubi merr oferta të kënaqshme.

Me të ardhurat nga këto shitje, Chelsea synon të transferojë një golashënues si Viktor Gyokeres ose Victor Osimhen, duke i dhënë Marescas një sulmues të nivelit të lartë për sezonin e ardhshëm.





Lajmet e fundit nga