I nxehti ekstrem në Greqi/ Qeveria urdhëron pezullim të detyrueshëm të punës për 4 orë në disa sektorë
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...

Shqipëria e drejtuar nga trajneri Silvinjo e nisi rrugëtimin drejt Kampionatit Europian Gjermani 2024 me një humbje në transfertë përballë Polonisë. Një debutim i hidhur për trajnerin brazilian të kuqezinjve që pavarësisht një loje të mirë të treguar në Varshavë nuk arriti të sigurojë një rezultat pozitiv në këtë start eliminatoresh. Për të komentuar debutim e Shqipërisë, fshf.org ka zhvilluar një intervistë me Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili nuk e ka fshehur zhgënjimin e përjetuar në këtë debutim dhe ka theksuar se përtej paraqitjes positive, të gjithë nuk duhet të harrojnë se edicioni u nis me humbje dhe se koha e humbjeve dinjitoze është tejkaluar tashmë.
President, nisëm në Varshavë kualifikueset e Europianit Gjermani 2024. Si e patë ju këtë debutim të skuadrës dhe trajnerit Silvinjo?
E nisëm këtë rrugëtim kualifikues ndaj skuadrës së renditur si kokë grupi. Sigurisht që e dinim që do të ishte një ndeshje e fortë por ne kishim përgatitur gjithçka për të dalë me një rezultat pozitiv nga kjo transfertë. Për lojën e zhvilluar dhe atë që dhamë në fushën e lojës duhet të kishim marrë diçka më shumë por kjo nuk ndodhi. I përgëzoj lojtarët, ashtu si edhe stafin teknik për impenjimin e treguar por koha e humbjeve dinjitoze është e tejkaluar dhe ne kurrsesi nuk mund të kënaqemi me një humbje të tillë. Duhet të rritemi, të punojmë më shumë dhe të jemi më me këmbë në tokë. Duhet ta kuptojmë të gjithë, ne, ekipi e stafi drejtues që kemi humbur në Varshavë.
Siç e thatë dhe ju, skuadra dha sinjale pozitive. Ku mendoni se duhet fokusuar më shumë puna e stafit teknik?
Nuk mund të hyj në aspekte teknike. Do gaboja nëse do e bëja diçka të tillë. Sigurisht që është detyrë e stafit teknik të analizojë në mënyrën më të mirë këtë ndeshje të parë eliminatore dhe të nxjerrë konkluzionet e duhura se çfarë shkoi mirë dhe se ku do duhet të fokusohemi për tu përmirësuar dhe parë atë skuadër që të gjithë ne duam. Për të fituar një ndeshje dhe për të arritur objektivat e rëndësishëm duhet ta çosh topin në rrjetë, duhet të konkretizosh rastet e krijuara. Ne këtë nuk po e bëjmë dhe në të tilla nivele e dimë të gjithë se vlejnë pikët më shumë sesa kujtimi i një ndeshjeje të tillë. Të gjithë duhet të bëjmë diçka më shumë.
Dy muaj pauzë dhe rikthehemi me dy ndeshjet “normale” ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe.
Qershori na rikthen në shtëpi me ndeshjen ndaj Moldavisë dhe transfertën e Ishujve Faroe. Dy ndeshje shumë shumë të vështira. Do të kemi përballë një Moldavi krejt tjetër nga ajo e tre viteve më parë, kjo u pa edhe në ndeshjen që ato luajtën me Republikën Çeke. Janë shumë të organizuar, një skuadër e vendosur mirë në fushë dhe shumë të kujdesshëm. Duhet të zbresim në fushën e lojës të karikuar për të arritur fitoren. E njëjtë edhe për transfertën e Torshavnit, është një nga kundërshtarët më të vështirë në fushën e tyre. Moldavia e tregoi forcën e vet ndaj Çekisë ashtu si Ishujt Faroe pak muaj më parë kur mundën Turqinë në shtëpi. Intensiteti, përkushtimi dhe përqendrimi do duhet të jenë maksimal. Dy ndeshjet e qershorit janë më të rëndësishmet për ne. Nëse gabojmë largohemi nga objektivi.
Pasi keni një panoramë më të qartë të grupit tonë kualifikues, a është i arritshëm objektivi kualifikim sipas jush?
Ne jemi totalisht në lojë dhe objektivi jonë mbetet i pandryshuar: kualifikimi. Kemi përpara 7 finale. Janë shtatë ndeshje ku ne duhet të jemi perfekt në çdo aspekt dhe të arrijmë të marrim maksimumin në çdo ndeshje. Nuk lejohen hapat fals. Duhet të luftojmë për çdo pikë. Kjo është ajo që duhet të bëjmë dhe padiskutim që objektivi jonë do të jetë realizuar. Cilësitë skuadra i ka, stafi teknik është shumë i impenjuar për të bërë më të mirën ashtu si edhe Federata, opinion publik dhe mediat që e kanë mbështetur skuadrën dhe do të vazhdojnë ta bëjnë.
Jasir Asani ishte debutues në radhët e Kombëtares shqiptare ...
Spanja pësoi një humbje befasuses ndaj Skocisë mbrëmjen e dj...
Argjentina zhvilloi një miqësore ndaj Curacaos mbrëmjen e së...
Mourinho vendos për të ardhmen. Trajneri portugez ka kontrat...
Procesi i licensimit është një çështje shumë e nxehtë në Kos...
Skënderbeu do të presë Apoloninë në shtëpi ditën e premte në...
Trajneri Orges Shehi, nga ana e tij, është duke menduar për ...
Artisti i mirënjohur shqiptar, Luiz Ejlli, i njohur dikur pë...
Kombëtarja e Kroacisë arriti fitore 2 me 0 ndaj Turqisë në n...
Pavarësisht humbjes me Poloninë, Kombëtarja shqiptare ka një...
Nuk dihet ende nëse Zlatan Ibrahimoviç do ta veshë fanellën ...
Tomas Tuhel do të jetë trajneri i Bajernit të Mynihut deri n...
Spanja pësoi një disfatë të papritur në transfertë ndaj Sk...
Në letrat e vogla të FFF-së për të marrë kreun e ekipit fr...
Hakan Çalhanoglu mbeti i dëmtuar në ndeshjen e kombëtares ...
Miqësorja mes Argjentinës dhe ishullorëve të Caracao në st...
Alain Giresse analizoi barazimin 1-1 ndaj Andorrës në “Fadil...
Skocia bën befasinë në “Hampden Park” të Gllasgout, pasi mpo...
“Dardanët” e nisen keq aventuren drejt europianit, teksa bar...
Çështja e Gavit e mban Barcelonën gjithmonë e më të frikës...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...