web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arbitri Orsato shpërtheu në lot pas PSG-Dortmund, zbulohet arsyeja

8 Maj 2024, 12:16, Sport CNA

Arbitri Orsato shpërtheu në lot pas PSG-Dortmund, zbulohet arsyeja

Përveç lojtarëve e tifozëve të Borussia Dortmund, pas ndeshjes me PSG-në, në lot shpërtheu edhe arbitri kryesor i kësaj sfide, Daniele Orsato.

Për italianin, kjo ishte ndeshja e fundit që gjykoi në Ligën e Kampioneve, pasi në verë do të tërhiqet.

Në fund, gjyqtari nuk i mbajti dot lotët, duke u larguar nga fusha i emocionuar.

48-vjeçari do të gjykojë edhe në "Euro 2024" dhe më pas do të njoftojë tërheqjen nga arbitrimi.

Orsato ka drejtuar 55 ndeshje të Ligës së Kampionëve në karrierën e tij, duke përfshirë finalen 2019/2020 mes Bayern Munich dhe PSG.





Lajmet e fundit nga