web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Temperaturat deri në 22°C/ Si parashikohet të jetë moti në ditët në vijim

18 Dhjetor 2022, 08:11, Sociale CNA
Temperaturat deri në 22°C/ Si parashikohet të jetë moti
Foto ilustruese

E diel, 18 dhjetor 2022

Që në orët e para të ditës Shqipëria do të përfshihet nga moti i qëndrueshëm, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Qytetet e zonës bregdetare dhe të ulëta do të kenë intervale të shumta me kthjellime. Ndërsa në zonat malore do të jenë më të dukshme vranësirat kalimtare.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 18°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verior duke krijuar në det dallgëzim 2 - 3 ballë.

E hënë, 19 dhjetor 2022

Masat ajrore të qëndrueshme do të përfshijnë vendin tonë duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku kthjellimet do të jenë më të dukshme gjatë paradites dhe në ultësirën perëndimore. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do t'i shfaqë vranësirat e pakta në të gjithë territorin, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat lindore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 17°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

E martë, 20 dhjetor 2022

Territori shqiptar mbetet në dominimin e motit të qëndrueshëm. Pritet që deri në orët e mesditës të kemi dominim të kthjellimeve në një pjesë të mirë të vendit tonë. Ndërsa në vijim pritet të ketë vranësira të lehta dhe kalimtare në zonat malore dhe në qytetet e zonës së ulët, të cilat nuk do të sjellin reshje.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 22°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga