web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Temperatura deri në 37 gradë/ Parashikimi i motit për ditën e shtunë

27 Korrik 2024, 08:15, Sociale CNA
Temperatura deri në 37 gradë/ Parashikimi i motit për ditën
Foto ilustruese

Të shtunën presim që vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të thata dhe të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira fare të pakta kalimtare në relievet malore në lindje.

Temperaturat maksimale pritet të arrijnë në 37 gradë në Fier, Berat, Elbasan dhe Gjirokastër. 

Era do të fryjë relativisht intensive dhe shpejtësi mesatare 3-9 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore ajo fiton shpejtësi 10-16 m/s duke u bërë relativisht problematike./CNA 





Lajmet e fundit nga