Autori i maskuar me maskë dhe paruke/ Zbulohen detaje nga atentati në Elbasan
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...

Ekspertët e mjedisit ngrenë dyshime mbi cilësinë e raporteve të vetëmonitorimit mjedisor të kompanive të industrisë së rëndë në qytetin e Elbasanit, në të cilat nuk pasqyrohet ndotja që shpesh shihet me sy e ndjehet në ajër.
Herët në mëngjes, qyteti i Elbasanit dhe zonat përreth mbulohen nga një vello tymi gri, e cila dallon së largu nga kthesat e rrugës që e lidhin me Tiranën. Tymi del nga oxhaqet dhe shpërndahet në ajër nga industria e rëndë që kryen aktivitetin në rrënojat e ish-kombinatit Metalurgjik në periferi të qytetit.
Por edhe pse ndotja shihet me sy dhe ndjehet shpeshherë në ajër, kompanitë e industrisë së rëndë i dorëzojnë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit raporte monitorimi që e paraqesin ajrin të pastër.
Përmes një kërkese për të drejtë informimi, BIRN siguroi nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit raportet e vetëmonitorimit për vitet 2020-2022 të kompanive Albchrome, Kurum, R.B.H BELINE dhe kompania e inceneratorit, Albtek Energy.
Sipas këtyre raporteve, niveli i grimcave të pluhurit në ajër dhe i gazrave të dëmshëm për shëndetin është në të gjitha rastet, poshtë limiti të përcaktuar nga qeveria shqiptare. Madje në disa raste, edhe në nivelet optimale të përcaktuara nga Bashkimi Europian.
Raportet e dorëzuara nga kompanitë private në Agjencinë Kombëtare të Mjedisin bien në kontrast me monitorime të pavarura, të kryera nga organizatat mjedisore. Një monitorim i kryer nga Co Plan dhe Klubi Ekologjik për periudhën 2019 - 2021 evidenton sasi më të larta të gazrave të dëmshëm dhe grimcave të pluhurit në qytet.
“Vetëmonitorimet janë një gjë formale që të jesh në rregull me ligjin, por që janë në kundërshtim flagrant me ligjin mënyra si janë organizuar si kërkohen dhe si zbatohen vetëmonitorimet. Sepse ne kemi bërë matje në atë kohë që ato dilnin pozitive dhe ndotja në qytet ishte trefish-katërfish dhe ndotja në metalurgjik, atje ku bëhen vetëmonitorimet, kalonte deri në 8-fish dhe ai ta jepte normale”, thotë Ahmet Mehmeti, ekspert mjedisi dhe kryetar i Klubit-Ekologjik Elbasan.
Ekspertët kritikojnë gjithashtu ligjin për monitorimet si të bërë keq e të zbatuar edhe më keq, ndërsa theksojnë se raportet e vetëmonitorimit duhet të kontrollohen nga autoritete të pavarura për të testuar vërtetësinë e tyre.
“Në rastin tonë, vetëmonitorimi ka kaluar po themi në abuzim në momentin që autoriteti kontrollues nuk e u shtron më funksionin e vet dhe në këtë rast është do thoja Agjencia Kombëtare e Mjedisit, e cila merr dhe i kërkon ligjërisht raportet e vetëmonitorimit dhe kryen njëlloj ballafaqimi me faktin, me realitetin”, thotë Rodion Gjoka, ekspert mjedisor në Institutin Co-PLAN.
Agjencia Kombëtare e Mjedisit thotë se kompanitë private respektojnë detyrimet ligjore për monitorimet, duke i kryer ato përmes pajisjeve apo laboratorëve të akredituar. Ndërkohë, Agjencia i zhvlerëson krahasimet mes monitorimeve të ndryshme të ajrit në zonën e Elbasanit.
“Për të bërë krahasime të matjeve për indikatorë të ndryshëm mjedisorë, mostrat duhet të merren në të njëjtat pika monitorimi, në të njëjtin hark kohor, në të njëjtat kushte dhe sipas metodave standarde ISO”.
Pasojat e situatës së krijuar i vuajnë banorët e qytetit dhe të gjithë rajonit, të cilët përballen me probleme të shëndetit dhe kostot e ndotjes në zonë.
“Në qytetin e Elbasanit dhe rajonin e Elbasanit efektet janë katastrofike. Sëmundje të shtuara shumëfish në krahasim me të kaluarën: Sëmundjet kanceroze, sëmundjet e mushkërive, sëmundjet e lëkurës, pra të gjitha llojet e sëmundjeve kanë ndryshim me qytetet e tjera", thotë Ahmet Mehmeti, ekspert mjedisi dhe kryetar i Klubit-Ekologjik Elbasan.
Sipas ekspertëve, ndotja është burimi kryesor i rritjes së sëmundshmërisë në këtë zonë./ VOA
Disa organizata mjedisore greke në nivel kombëtar dhe ...
Vijon territori ynë të jetë nën ndikimin e kthjellimev...
Hoxha i fshatit Llërcë të Komunës së Zhelinës në Prizr...
Edhe për javën që presim përpara, vendi ynë do të vijo...
Dhuna në familje është një fenomen që po njeh rritje të ra...
Vendi ynë mbetet nën ndikimin e vranësirave të shumta dhe ...
Të gjithë kanë mënyra të veçanta për të shprehur veten...
Pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e vranësi...
Barometri në Euronews Albania ka pyetur qytetarët se s...
Besimtarët Orthodhoksë në Korçë kanë kremtuar të Premten e...
Territori shqiptar që në orët e para të mëngjesit do t...
Janë mbyllur aplikimet për skemën kombëtare të mbështetjes...
Kushtet e qëndrueshme atmosferike që kanë përfshirë ra...
Deri në mesditë pothuajse i gjithë territori do të jet...
Nga dita e martë dhe deri ditën e enjte mbi vendin ton...
Fermerët në të gjithë vendin kanë pasur 3 javë kohë për të...
Orët e parë të ditës do të jenë në dominimin e motit t...
Pjesa e parë e ditës pritet të jetë me alternime kthje...
Blegtoria vit pas viti po pëson rënie në Shqipëri si në kr...
Dita e sotme do të jetë në ndikim të kushteve atmosfer...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...