Çmenduria e një avokati të pandehur
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...

“Plan kombëtar masash për antibiotiko-rezistencën dhe zero tolerancë për dhënien pa kriter të antibiotikëve”. Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë një takimi të zhvilluar sot me Komitetin Kombëtar të Ekspertëve për Testimin e Ndjeshmërisë Antimikrobike.
“Ka ardhur koha për të rivlerësuar planin e masave për sa i përket luftës kundër antibiotiko-rezistencës, me mësime të mësuara dhe të nxjerra nga COVID-19. Është shumë e rëndësishme që ky plan masash të fillojë menjëherë, duke pasur disa objektiva konkretë: Rishikimi i protokolleve ekzistuese dhe të reja për çdo diagnozë. Mbi të gjitha, duke unifikuar protokollet dhe duke referuar protokolle standarde për diagnozat në spitale. Kjo është emergjente për t’u aplikuar dhe për t’u realizuar. E dyta, trajnimi i stafeve mjekësore për të aplikuar këto protokolle, për të pasur një qasje multidisiplinore kur vendoset terapia e mjekimit”, tha Manastirliu.
Duke folur për nevojën e rritjes së kontrollit për të kufizuar efektet e antibiotiko-rezistencës, Manastirliu tha:
“Jemi duke punuar edhe për të pasur mundësinë që përveç E-prescription për barnat me rimbursim, të kemi këtë sistem edhe për barnat që nuk janë me rimbursim dhe që jepen nga mjekët si terapi mjekimi, për të monitoruar në sistemin parësor trajtimin e qytetarëve në mënyrë sistematike. Patjetër në spitale ky sistem kontrolli duhet të jetë si një sahat, ku çdo muaj çdo spital të ketë një raport që depoziton në ISHP për efektet dhe për të gjithë ato elemente që kanë të bëjnë me rezistencën ndaj antibiotikëve. Të kemi në mënyrë periodike raportime, të cilat më pas do të na shërbejnë në punën tonë për të mitiguar ato efekte të padëshiruara që mund të sjellin, qoftë një mosrespektim të protokolleve apo edhe një neglizhencë -sigurisht jo me dashje- por që mund të dëmtojë në raport me punën e bërë nga mjekët e spitaleve”, tha Manastirliu.
Gjatë takimit, Ministrja Manastirliu ka kërkuar zero tolerancë për tregtimin e antibiotikëve pa recetë. “Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore duhet urgjentisht të intesifikojë punën përvsa u përket kontrolleve të farmacive të rrjetit të hapur, në raport me recetat që lëshohen për sa u përket antibiotikëve dhe verifikimin, nëse kanë antibiotikë të lëshuar pa recetë. Zero tolerancë për farmacitë, të cilat i shmangen rregullit dhe ligjit për sa i përket shitjes së produkteve dhe antibiotikëve apo barnave, të cilat duhet të shiten vetëm nëpërmjet recetës së mjekut”, tha Manastirliu.
Mbledhja e sotme e Komitetit të Ekspertëve për Testimin e Ndjeshmërisë Antimikrobike do të pasohet nga një plan i rifreskuar masash, duke filluar nga kujdesi parësor deri në shërbimin universitar, me synim uljen e efekteve nga përdorimi i tepërt i antibiotikëve dhe efekteve që vijnë si pasojë e antibiotiko-rezistencës./CNA.al
Një 52-vjeçare, infermiere në Prishtinë, është bërë në...
Kur është e nevojshme të blini një ilaç për dhimbjet e...
Nuk hapet mendja, po nuk u hap zemra. Thënie e Platoni...
Dita e premte pritet të jetë në ndikim të kushteve atm...
Mjeku i njohur, Shkëlqim Balili, ka rrëfyer mes lotëve për...
Moti për ditën e enjte Vijon Shqipëria të mbizotërohe...
Tre degë studimi do të mbyllen këtë vit të ri akademik...
Bota nuk ka qenë kurrë në një pozicion më të mirë për ...
Vendi ynë prej disa ditësh ndodhet nën ndikimin e masa...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikim të mas...
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta n...
Sipërmarrësi nga Kosova, Burim Piraj, ka marrë një iniciat...
Ministria e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, është shp...
Sot nis viti i ri shkollor për arsimin parauniversitar. Rr...
Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të mbizotërojnë n...
Java që presim përpara parashikohet “e qetë” dhe “tipi...
Terezina, sot në rubrikën “Ka një mesazh për ty” ka rr...
Sot në emisionin "E diela shqiptare", në rubrikën "Ka ...
Sipas një shënimi të Shoqatës së Infermierëve të Shqip...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...