web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kthjellime në gjithë territorin/ Si parashikohet moti për ditën e sotme

27 Dhjetor 2025, 08:05, Sociale CNA

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje.

Mjegull e dendur/mjegullinë përgjatë zonaveluginore në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes. Prezencë e ngricave përgjatë akseve rrugore kryesisht në relievet malore.

Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje - veri me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 10 m/s. Valëzimi në det do të jetë  i forcës 1-3 ballë. /CNA





Lajmet e fundit nga