web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Katër mënyrat se si valët e të ngrohtit në dimër po prekin njerëzit dhe natyrën

16 Janar 2023, 08:59, Sociale CNA

Katër mënyrat se si valët e të ngrohtit në dimër

Një valë ekstreme e të nxehtit dimëror, bëri që vendet anembanë Europës të përjetonin një festë të Vitit të Ri të pazakontë. Rekorde të reja ditore të temperaturës për muajin janar u regjistruan në të paktën tetë vende: Bjellorusi, Çeki, Danimarkë, Letoni, Lihtenshtajn, Lituani, Holandë dhe Poloni.

Në shumë raste temperaturat nuk thyen thjesht rekordet e vjetra, por i lanë ato shumë pas. Në një ditë të zakonshme janari në Varshavë, Poloni, temperaturat mezi do të shkonin mbi zero gradë. Por qyteti përjetoi së fundmi temperaturën 19?, duke e thyer rekordin e janarit të mëparshëm me 5.1?.

Rekordet e reja këtë muajt e regjistruan në mijëra stacione meteorologjike në shumë vende të tjera, si 25.1? në aeroportin e Bilbaos në Spanjë, 0.7? më ngrohtë se rekordi i mëparshëm i vendosur vitin e kaluar. Edhe zona të mëdha të Europës Qendrore dhe Lindore përjetuan temperatura 10-15? më të larta sesa mesatarja për këtë periudhë të vitit.

Dhe kjo situatë ka vazhduar gjatë gjithë javës së parë të këtij muaji. Kur Europa përjetoi valë të të nxehtit ekstrem korrikun e vitit të kaluar, vdiqën më shumë se 20.000 njerëz. Fatmirësisht, valët e të nxehtit të dimrit janë shumë më pak vdekjeprurëse, por ato ende mund ta prekin shoqërinë njerëzore dhe ekosistemet natyrore në shumë mënyra.

1. Nevojitet më pak energji për ngrohje

Në Europë, vdekjet për shkak të motit të ftohtë, janë më të shumta në numër se ato të shkaktuara nga temperaturat ekstreme të larta. Vetëm në Britani ndodhin 10 herë më shumë. Dimrat më të ngrohtë do të reduktojnë vdekshmërinë e tepërt nga i ftohti. Dhe për shkak të krizës aktuale të kostos së jetesës, shumë njerëz janë lehtësuar sepse një valë e pazakontë e të ngrohtit në mesin e dimrin, nënkupton se nevojitet më pak energji për të ngrohur shtëpitë e tyre.

Katër mënyrat se si valët e të ngrohtit në dimër

Kërkesa për energji elektrike ndikohet nga faktorë të tilla si ora e ditës, dita e javës dhe faktorë socio-ekonomikë si pandemia e COVID-19 apo lufta në Ukrainë. Diferencën e bën edhe moti. Për shembull, në Poloni dhe Holandë kërkesa ishte dukshëm më e ulët se mesatarja, veçanërisht pasi 1 janari ishte ditë e diel. Po ashtu shtrirja e valës së të nxehtit gjithashtu, nënkuptonte se vendet mund të rimbushnin disa nga rezervat e tyre të gazit dimëror.

2. Rendimente të reduktuara për disa kultura bujqësore

Megjithatë, periudhat e ngrohta të dimrit nuk kanë gjithmonë një ndikim kaq pozitiv. Për shembull, mungesa e dëborës në male ndikon direkt te bujqësia, dhe mund të zvogëlojë rendimentin e të korrave, pasi bora krijon një batanije izoluese që parandalon depërtimin e ngricave në tokë.

Katër mënyrat se si valët e të ngrohtit në dimër

Kjo do të thotë se bora mund ta rrisë lagështinë e tokës më shumë sesa reshjet, duke përmirësuar kështu kushtet e rritjes së mëvonshme të kulturave të ndryshme. Shkrirja e madhe e borës në pranverë i mbush rezervuarët, dhe lejon prodhimin e energjisë në hidrocentrale.

Por shkrirja e papritur e borës mund të shkaktojë përmbytje. Edhe ndryshimet kalendarike të këtyre ngjarjeve do të kërkojnë përgatitje dhe përshtatje për të mundësuar një furnizim të qëndrueshëm me ujë atje ku kemi nevojë. Temperaturat më të larta do të krijojnë sezone më të gjata të rritjes në shumë rajone. Por nuk është gjithmonë kështu. Një studim i kohëve të fundit tregoi se për kullotat alpine një sezon i hershëm i rritjes (pika kur bora shkrin plotësisht) çon në plakjen dhe nxirjen e barit në pjesën e mëvonshme të verës.

3. Ekonomia e resorteve dimërore është në vështirësi

Vala e të nxehtit detyroi vendpushimet e skive nëpër Alpe të mbyllen, pikërisht në kohën që duhet të jetë periudha e tyre më e ngarkuar e vitit. Në janar, shpatet pritet që të kenë një mbulesë të mirë me borë. Por këtë vit pamë fusha të gjelbra me bar. Kjo situatë e godet shumë ekonominë lokale, ku shumë njerëz mbështeten në turizmin e sporteve dimërore.

Katër mënyrat se si valët e të ngrohtit në dimër

Ngjarje të tilla si Botërori i skive alpine në Adelboden, po mbështeten te dëbora artificiale, e cila shkakton një kosto të mëtejshme mjedisore duke e rritur sasinë e karbonit në resortet e skive, gjë që kërkon një furnizim të madh me ujë. Në fakt, Lojërat Olimpike dimërore të Pekinit përdorën ekuivalentin e ujit të pijshëm ditor për 900 milionë njerëz për të gjeneruar borën artificiale që kërkonte.

4. Kafshët janë jashtë sinkronizimit me klimën

Ne njerëzit jemi ndoshta me fat, pasi jemi në gjendje të përshtatemi. Disa resorte dimërore kanë hapur tashmë shtigje për biçikleta malore në dimër për të ofruar turizëm alternativ, por jeta e egër dhe ekosistemet nuk mund të përshtaten kaq shpejt.

Në male shumë lloje kafshësh si ptarmigan dhe lepujt e malit, e ndryshojnë ngjyrën e tyre për dimër për t’u kamufluar në borën e bardhë. Koha e këtij ndryshimi përcaktohet nga gjatësia e ditës, dhe jo nga temperatura ose sasia e borës. Kur është më ngrohtë, këto krijesa janë më të rrezikuara të bien pre e grabitqarëve.

Katër mënyrat se si valët e të ngrohtit në dimër

Gjatë shekullit të kaluar ekstremet e të nxehtit në Evropë janë rritur në intensitet dhe frekuencë. Si ngrohja e përgjithshme, ashtu edhe ngjarjet e valëve të të nxehtit i janë atribuar në mënyrë të vendosur njerëzve. Parashikimet sugjerojnë se këto tendenca do të vazhdojnë, dhe se valët e të nxehtit si në verë ashtu edhe në dimër do të bëhen më ekstreme, do të zgjasin më shumë në kohë, dhe do të ndodhin më shpesh. Ne duhet të mësojmë të përshtatemi me këto ndryshime në të gjitha stinët, dhe të mendojmë për ndikimet mbi gjithë planetin tonë.

Përkthyer nga CNA.al





Lajmet e fundit nga