web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Krimet, shëndeti mendor dhe statistikat/ Flet mjekja psikiatre: Ndikojnë lëndët narkotike, rastet janë shtuar

20 Tetor 2023, 14:44, Sociale CNA

Krimet, shëndeti mendor dhe statistikat/ Flet mjekja psikiatre:

Duke marrë shkas nga ngjarja e fundit ku të plagosur mbetën dy persona në pazarin e Korçës, mjekja psikiatre Nikolina Bode ka ngritur alarmin e rritjes së numrit të personave të cilët vuajnë nga problemet e shëndetit mendor ku fillesë kanë lëndët narkotike.

Këta persona janë një risk i lartë për kryerjen e veprave të ndryshme penale duke përfshirë edhe ato të rëndat si vrasjet apo edhe grabitjet.

Sipas mjekes, këta persona duhet të konstatohen fillimisht nga familjarët dhe të trajtohen që në moshë të hershme për të shmangur problemet e mëvonshme të shëndetit mendor.

Dua të theksoj se jo gjithmonë vepra penale lidhet me problemet primare ose të mirëfillta të shëndetit mendor. Fatkeqësisht rastet janë të shtuara dhe sot kemi shumë persona të cilët bëhen kontigjentë dhune dhe veprash penale të formave nga më të ndyshmet,  abuzime fizike, seksuale, grabitje, rrëmbim. Por kjo është e lidhur ngushtësisht sidomos me personat abuzues, kontigjentin përdorues të lëndëve narkotike apo edhe të alkoolit.

Nëse kjo fillohet në moshë të hershme jo vetëm që e deformon individin dhe ndyshon tiparet e personalitetit, por jep dhe probleme të shëndetit mendor sekondare të lëndëve narkotike. Pra nuk është sëmundja mendore primare aq sa substancat dhe personat e parehabilituar për një kohë të gjatë.

Njihet personi si person përdorues i lëndëve narkotike jo i kartelizuar në qëndrën tonë për shërbimin e shëndetit mendor domethënë që problemi fillestar i tij kanë qënë substancat dhe këto të patrajtuara përgjatë kohës në moshë të hershme japin tipare të personalitetit antisocial, por dhe në persona të rritur formojnë individin duke dhënë sëmundje mendore. Duke u bërë të dyja bashkë lënda narkotike me sëmundjet mendore bëhen vërtet rrisk për kontigjentin dhe popullsinë duke çuar në vepra kriminale dhe ngjarje të rënda.

Nëse do të flasim për përgjegjësinë ligjore vetë substanca të devijon duke dhënë dhe deformime të shëndetit mendor apo një persoanlitet antisocial. Ky person i invalidizuar. Nga ana e përgjegjshmërisë ligjore në kushte të caktuara të abuzimit apo marrjes së lëndës këta persona jo vetëm që shfaqin luhatje humori dhe ankthi, por dhe psikoza të mirëfillta si daljen nga realiteti. Pra pikërisht kjo bën që personi të jetë i papërgjegjshëm para ligjit. Këtë do ta vlerësojë një eksperizë mjekoligjore psikiatrike për të treguar tamam rastin nga ana e shëndetit mendor.

Këta quhen persona në risk dhe duhet të njihen së pari nga familja por dhe nga komuniteti. Ngjarja apo vepra penale ndodh dhe ne reagojmë, jemi vonë prandaj ndihma duhet dhënë hershëm. Reagimi duhet të jetë individual, familjar dhe social dhe sigurisht kostoja është e lartë sepse një person abuzues kronik që ka histori me lëndët narkotike kërkon një rehabilitim dhe trajtim afatgjatë.

Rehabilitimi duhet të ketë kohën e vet dhe duhet të ndiqet me një trajtim multidisiplinar dhe kjo nuk është e përcaktuar nëse duhet për 1 vit, 2 apo 3 sepse rasti rastit nuk i ngjan dhe sëmundshmëria që i bashkëngjitet nga ana e shëndetit mendor, por pas rehabilitimit duhet të jenë strukturat riintegruese sociale që personi të riintegrohet dhe t'i rikthehet komunitetit”, tha mjekja për CNA.

City News Albania ka siguruar statistikat që lidhen me personat që kanë probleme mendore për Bashkinë e Korçës të cilët janë shoqëruar në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit. Për vitin 2022 janë konstatuar 33 raste që kanë pasur mjete të mprehta kryesisht thika. Me mjete të mprehta janë konstatuar edhe për vitin 2023, 25 persona.

Për periudhën kohore janar-shtator 2023 janë shoqëruar në Qëndrën Spitalore të Shëndetit Mendor Korçë rreth 200 persona. Sipas informacioneve të marra nga institucioni i policisë Korçë bëhet me dije se problemi më i madh qëndron në faktin se Spitali i Elbasanit nuk ka kapacitetet për t’i mbajtur këta persona dhe është e nevojshme që të ngrihet një institucion që ata të marrin mjekim në qytetin e Korçës.

Të dhënat për personat që janë shoqëruar në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit

-Janar-Dhjetor 2022,  33 persona nga këta 9 persona që janë evidentuar për prishje të qetësisë publike apo që janë konstatuar në ambjente publike me mjete të mprehta kryesisht thika.

-Janar-Shtator 2023, 25 persona nga të cilët 7 persona të cilët janë konstatuar në ambiente publike që kanë prishur qetësinë publike apo janë konstatuar me mjete të mprehta.

Të shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Korçë për periudhën Janar-Shtator 2023, per të cilët janë kryer veprimet procedurale ose plotësuar urdhër-mbrojtje dhe dhunë ne familje jane gjithsej 7 persona.

Për periudhen Janar-Shtator 2023, janë shoqëruar për në qendrën spitalore të shëndetit mendor Korçë me kërkesë të personelit mjekësor rreth 200 persona.

Pothuajse çdo ditë ka kërkesa nga shërbimi spitalor Korçë, për mbështetje me qëllim kryerjen e mjekimit të personave me të meta mendore./ CNA

 





Lajmet e fundit nga