Lodhja dhe goditja nga nxehtësia/ Simptomat dhe këshillat si duhet ta menaxhoni
Me temperaturat rekord në rritje në mbarë botën, kërki...

Shkencëtarët kanë zbuluar një arsye pse burrat kanë më shumë gjasa të vdesin para grave. Ata që humbasin kromozomet Y nga qelizat e tyre të gjakut, ndërsa plaken mund të jenë më të prekshëm ndaj sëmundjeve të zemrës si dhe infarktit të zemrës.
Studiuesit nuk e dinë pse ndodh, por lidhet me plakjen, është e dallueshme në rreth 40% të meshkujve 70-vjeçarë dhe më shumë se gjysma e atyre që jetojnë deri në të 90-at.
Në një kohë, studiuesit mendonin se humbja e Y - një kromozom i vogël, ishte vetëm një pjesë e plakjes normale.
Por në vitet e fundit, studimet kanë lidhur humbjen e Y me rritjen e rrezikut të kushteve si alzheimer, sëmundjet e zemrës dhe disa lloje kanceri, si dhe një jetëgjatësi të shkurtër.
Këto studime, megjithatë, nuk mund të tregonin nëse humbja e kromozomeve kontribuon drejtpërdrejt në sëmundje, apo është thjesht një shenjë se proceset e tjera të trupit po shkojnë keq, shkruan "Newsmax".
Shumica e njerëzve e njohin kromozomin Y si një kromozom seksual: gratë kanë dy kromozome X, ndërsa burrat kanë një X dhe një Y.
Studiuesit mendonin se kromozomi Y bënte pak më shumë sesa përcaktonte karakteristikat e seksit mashkullor. Por studimet e viteve të fundit kanë zbuluar se kromozomi Y përmban më shumë gjene sesa mendohej më parë, funskionet e të cilëve nuk dihen plotësisht.
Paralelisht, hulumtimi ka lidhur një humbje të Y me rreziqe të ndryshme sëmundjesh.
Për të kuptuar arsyen, Walsh dhe ekipi i tij kryen studime si në njerëz ashtu edhe në minj në kushte laboratori.
Për të parën, ata përdorën një bazë të dhënash të madhe kërkimore me informacion mjekësor dhe gjenetik për rreth 500,000 persona të rritur. Ata zbuluan se burrat që hynë në atë studim me një humbje të konsiderueshme të Y , në mbi 40% të qelizave të tyre të gjakut , dolën më keq gjatë viteve në vijim.
Ata kishin 41% më shumë gjasa të vdisnin për çfarëdo shkaku gjatë shtatë viteve të ardhshme, kundrejt burrave pa humbje të Y. Konkretisht, ata kishin rreth dy deri në tre herë më shumë gjasa të vdisnin nga infarkti i zemrës ose sëmundjet e zemrës që lidhen me presionin e lartë të gjakut për një kohë të gjatë.
Për të testuar drejtpërdrejt efektet e humbjes së Y, ekipi i Walsh përdori teknologjinë e "redaktimit të gjeneve" për të krijuar minj laboratori të cilëve u mungonte kromozomi në shumë prej qelizave të tyre të gjakut.
Ata zbuluan se te minjtë meshkuj të plakur, humbja e Y përshpejtoi ndryshimet e lidhura me moshën në strukturën dhe funksionin e zemrës dhe i bëri kafshët më të prekshme ndaj sulmeve në zemër, si dhe në mushkëri dhe veshka. Në një eksperiment, humbja e kromozomeve e përkeqësoi dështimin ekzistues të zemrës.
Walsh tha se humbja e kromozomit Y duket se ndryshon funksionin e qelizave imune që veprojnë në zemër, duke çuar në dhëmbëzim të indeve.
Studimet kanë implikuar pirjen e duhanit si një ekspozim që nxit humbje më të madhe Y, por nuk dihet më shumë.
Dhe ndërsa grave u mungon një kromozom Y, ato mund të humbasin një nga kromozomet X në qelizat e tyre të gjakut ndërsa plaken. Nuk është aq e zakonshme sa humbja e Y tek meshkujt, tha Ëalsh, dhe deri më tani, nuk ka qenë e lidhur qartë me ndonjë rrezik sëmundjeje.
Humbja e Y mund të jetë një nga arsyet që gratë në përgjithësi jetojnë më gjatë se burrat, sipas Walsh./ CNA.al
Me temperaturat rekord në rritje në mbarë botën, kërki...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Nga të dy gjinitë, kush do të mendoni se është më në r...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Ndonëse jo zyrtarisht, Skënder Brataj thotë se nënvarianti...
Doktori pneumolog, Ardian Jorgji, ka deklaruar se rastet m...
Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka qetësuar qytetarët në ...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Konsumimi i ushqimeve të duhura mund të rrisë fuqinë e...
Një studim tregon se përdorimi tejmase i kripës në vak...
Vera e kuqe, pija e cila nuk mungon në sofrat tona, mu...
Mjeku obstetër-gjinekolog, Rustem Celami, ka folur mën...
Mjeku Tritan Kalo, ka dhënë alarmin për infektimin enga mu...
Një studim i ri ka zbuluar se ekspozimi ndaj rrezeve t...
Cilësia e ushqimit që hamë është tema mbi të cilën jan...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Bashkimi Europian tha më 11 korrik se është “kritike” ...
Nutricionistja Albana Daka ka folur për të gjithë ata që k...
Ditët e fundit në Shqipëri ka pasur një rritje të rast...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...