Eskortat e burgjeve në protestë/ Dalin emrat “VIP” që mbështesin tubimin
Prej disa ditësh, një valë e re protestash ka nisur duke m...
Prej disa ditësh, një valë e re protestash ka nisur duke m...

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit u shpreh mbi masakrën që ndodhi në “Don Bosko”, me një të vrarë dhe 5 të plagosur dhe arrestimin e nënës lehonë në Shkodër, Diana Bahçjas, e cila u arrestua pasi nuk kishte paguar një gjobë të vendosur më parë.
Kryedemokrati tha se mbi të dyja ngjarjet e ndodhura nuk ka pasur asnjë reagim nga ministret duke u shprehur se Kryeministri Edi Rama edhe të shkojë në Karaibe, do të përgjigjet për vjedhjet.
Ai gjithashtu ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si të korruptuar.
Fjala e plotë e Sali Berishës:
“Tema e rendit të ditës që ka të bëjë me integrimin europian, kemi mbështetur pa rezerva çdo akt në funksion të këtij procesi. Ky akt është thjesht një letër e vdekur, pasi ju veproni çdo ditë në kundërshtim me parimet e procesit. Por fillimisht dua të ndalem në dy ngjarje tragjike. 3-4 netë më parë në krye të detyrës teksa punonte për të mbajtur mbesën e vogël, bie nga breshëritë e kriminelit, banditit të qeverisë, një punonjëse, Mimoza Paja, me breshëri plagosen dhe 5 të tjerë. Kjo është një vepër e nxitur nga politika. I dyshuari për vrasje ishte liruar nga të gjitha detyrimet me ndërhyrje politike nga lart, ju keni shpallur si platformë dorëzimin e rendit në duart e krimit. 'T’i hanë kokat njërit-tjetrit', ka thënë Rama publikisht. Është një licencë për të vrarë njëri-tjetrin. Por nga ana tjetër, kjo deklaratë është njëkohësisht asgjësim i ligjeve të vendit. Pra, vrasës të tjerë shkrehën breshëri dhe vranë një nënë në banak dhe plagosën, 5 të tjerë sepse kjo është platforma e Edi Ramës. Dënoj këtë standard që përputhet me rregullat e mafies dhe shpellat e saj. Për herë të parë pardje kontrollova 'Facebook'-un e këtyre ministreve dhe mendova se do të ishin tronditur se një nënë lehonë ishte marrë nga një bandë policësh. Nuk gjeta asnjë fjalë zonja ministre. Lehona në burg me fëmijë 8-ditësh në shtëpi, dhe nga ju nuk u tha asnjë fjalë. Zonja të nderuara mos harroni se jeni nëna. Paraja nuk duhet t'ju verbojë në këtë mënyrë, përfaqësoni gratë dhe vajzat, s’mund të bëheni kaq të pandjeshme. Sot jam këtu për të denoncuar Edi Ramën për bllokimin që i bën parlamentit. Rama nuk sjell ligjin sepse i dalin Sarajet e Surrelit të ndërtuar nga themelet dhe dy kate nën tokë dhe 5 mijë metra katror oborr. Këshilltari i Ota Xhackës, këshilltari i Edi Ramës, ka vjedhur në Europë. Po vidhen pasuri të buxhetit të shtetit. Në 9 muaj janë vjedhur 123 mld lekë. Unë i betohem se, le të shkojë në Karaibe, por Rama do të bëhet përgjegjës për të gjitha vjedhjet”, tha Berisha.
Pas daljes nga Kuvendi, Berisha denonci dhe kryeministrin Edi Ramën, i cili sipas tij kishte si ndërmjetësues ish-agjentin e FBI, McGonigal për tre fushat e GazPromit.
“Unë i denoncova për burgosjen e lehonës që nuk ka ndodhur kurrë që nga vitet 50. Reagimi i tyre ishte fajin e ka Saliu. Ulsi Manja krimineli elektoral u ngrit dhe tha që jam krenar për krimet që ka kryer.
E denoncoj me forcën më të madhe. E morët vesh që McGonigal është ndërmjetësi i tre fushave për GazPromin me Edi Ramën. E morët vesh si kanë përizerë aksione Rama me McGoniogal”, u shpreh Berisha./CNA.al
Në Shqipëri ndodh ajo që është e padëgjuar, që "vëllai...
Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në BE, Oliver Var...
Kryeministri Edi Rama gjatë një deklarate për mediat tha s...
Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për shtyp pas Kës...
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit për Punë të Jashtme dhe P...
Deputetja e grupi “të vulës”, Jorida Tabaku, gjatë fjalës së...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i ë...
Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike me në krye Sali ...
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, i është kundërpë...
Deputeti demokrat, Edmond Spaho, i ka kërkuar llogari Mini...
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit për Punë të Jashtme dhe P...
Deputetja Ina Zhupa ka thirrur në interpelancë ministr...
Ministrja Elisa Spiropali ka kërkuar nga Kuvendi që gj...
Deputetja Albana Vokshi ka ngritur zërin në Kuvend për...
Seanca parlamentare e sotme ka nisur me debate të fort...
Ditën e sotme Kuvendi do të mblidhet për seancën e rad...
“Bashkë Fitojmë”, është koalicioni opozitar, i cili ka...
PD-ja e vulës, e cila është nën drejtimin e të komandu...
Kreu i grupit të vulës Enkelejd Alibeaj ka sulmuar koalici...
Gazetari Bledian Koka gjatë një debate me deputetin e grup...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...