web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vijon numërimi i votave/ Ja si paraqitet rezultati për Qarkun Tiranë deri në orën 16:30

13 Maj 2025, 16:43, Politikë CNA

Vijon numërimi i votave/ Ja si paraqitet rezultati për Qarkun

Vijon procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Sa i përket Qarkut të Tiranës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë të dhënat nga rezultati i deritanishëm i këtij procesi.

Siç vihet re edhe nga të dhënat e gjeneruara nga KQZ, deri më tani janë numëruar 1185 Qendra Votimi nga 1282 në total.

Koalicioni Partia Demokratike- ASHM ka marrë 139956 vota ose 35.23%

Lëvizja Bashkë ka marrë 10664 vota ose 2.68%                                                                     

Lëvizja Atdheu ka marrë 698 vota ose 0.18%

Partia Koalicioni Euroatlantik ka marrë 7480 vota ose 1.88%

Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 189683 vota ose 47.74%

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 12233 vota ose 3.07 %

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare ka marrë 980 vota ose 0.25%

Partia Aleanca Demokracia e Re ka marrë 476 vota ose 0.12%

Koalicioni Djathtas për Zhvillim ka marrë 1729 vota ose 0.44%

Partia Mundësia ka marrë 19384 vota ose 4.99%

Partia Socialdemokrate ka marrë 13596 vota ose 3.42 %./CNA

Vijon numërimi i votave/ Ja si paraqitet rezultati për Qarkun





Lajmet e fundit nga