Ndryshon moti në korrik/ Stuhia e madhe i afrohet Ballkanit
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...

U nënshkrua sot në Bruksel Dokumenti i Partneritetit me Bashkimin Europian, mes Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, dhe ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vëngu, në praninë e Kryeministrit Edi Rama.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Rama u shpreh se sot është një ditë mjaft e mirë.
Ndër të tjera Rama theksoi se kjo marrëveshje është e rëndësishme, pasi është një shenjë tjetër që lidhja me Bashkimin Europian është e pandashme.
“Është një ditë e gjatë dhe një ditë e rëndësishme për ne, sepse kemi Samitin vjetor me Bashkimin Europian. Ndërkohë, u zgjuam me një ndjesi të këndshme se tashmë kemi hapur një tjetër grupkapitujsh. Kështu që është një moment shumë i mirë, por para së gjithash, dua të shfrytëzoj këtë mundësi për t'ju uruar për këtë emërim dhe t'ju themi se ndihemi të privilegjuar sepse kemi kaluar një rrugë të gjatë dhe dini çfarë do të thotë të lindësh dhe të rritesh në një diktaturë, pastaj të luftosh për lirinë dhe më pas të luftosh për të ndërtuar demokracinë dhe zhvilluar shoqërinë.
Kjo marrëveshje është e rëndësishme sepse është një shenjë tjetër që lidhja jonë është e pandashme dhe që duhet të bëjmë më të mirën për ta forcuar çdo ditë e më shumë.
Dua të shpreh falënderimet e mia për Bashkimin Europian, për të gjithë ata, që në emër të Bashkimit Europian po punojnë për të shtyrë përpara këtë agjendë të ribashkimit të plotë të Europës.
Kështu që, faleminderit ju dhe faleminderit gjithashtu të gjithëve dhe faleminderit atyre që na pritën," u shpreh Rama.
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, u shpreh se zhvillimi i kësaj ceremonie nënshkrimi ishte një kënaqësi e veçantë.
Në fjalën e saj, ajo theksoi se Shqipëria do të jetë tashmë pjesë e të gjitha tavolinave të rëndësishme ku do të diskutojmë për sigurinë dhe mbrojtjen e Europës.
“I dashur Edi, të dashur ministra! Është një kënaqësi e veçantë të zhvillojmë këtë ceremoni nënshkrimi sot.
Është vërtet e shkëlqyer të fillojmë këtë samit të Ballkanit Perëndimor me këtë ceremoni nënshkrimi.
Ne tashmë i kemi mbështetur forcat e armatosura të Shqipërisë drejtpërdrejt dhe të dyja palët tona dëshirojmë të bëjmë më shumë, kështu që kjo marrëveshje tregon se ne do të bëjmë më shumë së bashku. Tregon qartë investim në sigurinë tonë të përbashkët. Tregon që Shqipëria do të jetë pjesë e të gjitha këtyre tavolinave të rëndësishme ku do të diskutojmë për sigurinë dhe mbrojtjen e Europës. Na lejon gjithashtu të zgjerojmë bashkëpunimin tonë, si në Europë, ashtu edhe në Ballkanin Perëndimor.
Po ashtu, Shqipëria ka bërë përparim të konsiderueshëm në procesin e anëtarësimit. Jam e lumtur që do të diskutojmë këtë dhe më tej në takimet e ditës së sotme. Kështu që mirë se vini dhe mezi pres për bashkëpunimin tonë të ardhshëm," u shpreh Kaja Kallas./CNA
Ministria e Arsimit dhe Sportit, nëpërmjet Agjencisë Kombë...
Pastor Akil Pano ka qenë pjesë e tryezës në forumin ‘T...
Mazhoranca socialiste ka propozuar që të anulohen te gjith...
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastru...
Ish-ushtari i Kreshnik Spahiut, Llapaj i Veliajt, njer...
Një ditë pas hapjes së kapitullit për politikën e jash...
Forcimi i partneritetit mes BE dhe vendeve të Ballkanit Pe...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi ...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi mbrëmjen e sotme një ta...
Këshilli i Bashkimit Europian, në konkluzionet e publikuar...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka “skanuar” ekspertët e k...
CNA ka publikuar disa shkrime, ku ngre dyshime të arsy...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka bërë një paralajmër...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve ditën e sotme ishte i...
Adriatik Lapaj e ka pranuar publikisht para qytetarëve...
Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra. Kjo thënie e merr k...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka dh...
Pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet e ardhshme parlamenta...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...