web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"T'u përgjigjemi me standard europian nevojave"/ Ministrja Sala: Do të reflektojmë për të përballuar sfidat

22 Shtator 2025, 14:55, Politikë CNA

"T'u përgjigjemi me standard europian nevojave"/ Ministrja

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala, ka nisur detyrën në krye të shëndetësisë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Sala shkruan se është krenare që e nis rrugëtimin me një staf profesionist.

Më tej, ajo shprehet se do të reflektohet për përballimin e sfidave dhe për t’iu përgjigjur me standard europian çdo nevoje në sistemin shëndetësor.

Një ekip i mirë dhe bashkëpunues është motivi i duhur për t’i dhënë qytetarëve shqiptarë vëmendjen dhe shërbimet e nevojshme. Krenare që rrugëtimin tim në krye të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e nis me një staf profesionist, me të cilin do punojmë bashkarisht por edhe do të reflektojmë për të përballuar sfidat dhe për t’iu përgjigjur me korrektësi e standard evropian çdo nevoje të sistemit tonë shëndetësor”, shkruan ministrja./CNA





Lajmet e fundit nga