Fluksi i sezonit turistik/ Hita njofton masat shtesë në Aeroportin e Rinasit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hit...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hit...

Në një intervistë për CNA.al, Besart Xhaferri, ka folur për garën e kreut të FRPD-së dhe arsyet e forta që e bënë atë kandidat në zgjedhje.
Dy shtysat për marrjen e këtij vendimi janë modelet që Xhaferri ka nga partnerët ndërkombëtarë dhe roli i të rinjve si e ardhmja e këtij vendi.
I pyetur nga CNA.al për rivalët në garë, ai nuk preferoi t’i listojë me emra kush është më i miri dhe kush më pak i miri, por deklaroi se të gjithë kanë dhënë kontributet e tyre.
Parë në spektrin e tij, FRPD ka qenë motori i së djathtës, që e vetmja gjë që nuk ka bërë mirë është të qenit një organizatë kaq e mirë, me të rinj që nuk i është vlerësuar puna sa duhet.
Sekreti i fushatës së tij janë të rinjtë, që punojnë për të rinjtë, duke qenë se edhe slogani i tij është #sëbashku.
Gjithashtu, Xhaferri ka ndarë me CNA.al edhe dy shtyllat që i duhen një politikani, që sipas tij janë kapitali njerëzor dhe gjendja gjyqësore e pastër.
Për sa u përket ish-spiunëve në politikë, si u shpreh se kush i ka bërë dëm një personi tjetër, moralisht nuk duhet të jetë aktiv në jetën publike.

Në mbyllje të intervistës me gazetaren Brunilda Allkja, kandidati për kreun e FRPD-së shpalosi edhe platformën e tij për të rinjtë, që theksoi se i mungon shpresa dhe po e shohin jetën jashtë kufijve të vendit tonë.
1. Pse vendosët të garonit për kreun e FRPD-së?
Në fakt unë jam pjesë e FRPD-së prej 7 vitesh dhe gjatë kësaj kohe kam drejtuar Sekretariatin e Marrëdhënieve me Jashtë në këtë organizatë. Unë vendosa që t’i futem garës për drejtimin e FRPD-së për të sjellë modelet më të mira që kam parë dhe mësuar nga partnerët tanë jashtë si Junge Union, si dhe për të treguar që rinia është e ardhmja e këtij vendi dhe duhet të jenë pikërisht këta të rinj që të marrin rolin që iu takon në këtë shoqëri.
2. Cilin nga rivalët vlerësoni më shumë dhe cili është rivali më i dobët?
Të pestë kandidatët e tjerë kanë kontributetet e tyre në FRPD.

3. Cili është sekreti i fushatës suaj?
Me të rinjtë, për të rinjtë. #sëbashku është edhe slogani i fushatës sime.
4. Çfarë ka bërë mirë FRPD?
FRPD ka qënë motori i PD-së dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm si gjatë opozitës së Lulzim Bashës, por edhe gjatë foltoreve të Sali Berishës. Madje ishte FRPD që inicioi mbledhjen e firmave pas vendimit personal të Lulzim Bashës në dt. 9 shtator të vitit 2021. Dhe më pas dihet se çfarë ndodhi dhe u vërtetua ajo që dihej, se shumica ishin kundër Bashës dhe votëbesuan Berishën në drejtimin e partisë.
5. Çfarë nuk ka bërë mirë FRPD?
Do thoja që s’ka bërë mirë që ka qenë një organizatë kaq e mirë. E them këtë sepse të rinjtë nuk janë vlerësuar aq sa kanë punuar.
6. A i duhen politikës "non grata"-t dhe ish-spiunët?
Politikës i duhen ata që kanë kapital njerëzor dhe gjendje gjyqësore të pastër! Në çdo shoqëri demokratike. Këto janë dy shtyllat për t’u zgjedhur për pozicione në shërbimin publik. Çdo gjë tjetër që nuk cenon konkretisht gjendjen gjyqësore të një individi është thjesht një fushatë marketingu për të cënuar kapitalin njerëzor dhe mbështetjen popullore të tij. Kam përshtypjen se në rastin e Z. Berisha kjo u kthye në bumerang, sepse mbështetja e tij në bazë u rrit edhe më shumë!
Për ish-spiunët, varet nga roli i tyre specifik. Gjermania e ndaloi me ligj punësimin në administratë publike të ish funksionarëve të Stasit, ndërkohë Amerika ka zgjedhur presidentë që kanë qenë drejtorë të CIA-s. Kështu që ngelet për t’u diskutuar. Mendimi im personal është që kush i ka bërë dëm një personi tjetër, moralisht nuk duhet të jetë aktiv në jetën publike.
7. Cili është filmi më i bukur kur ishit fëmijë?
Braveheart me Mel Gibson

8. Çfarë i mungon sot rinisë?
Në fakt çfarë nuk i mungon kësaj rinie me këtë qeveri. Shohim çdo ditë që të rinjtë ikin me gomone për shkak të keq-qeverisjes së Edi Ramës, duke rrezikuar edhe jetën e tyre. Në një vend normal të rinjtë do largoheshin për t'u shkolluar dhe shteti do iu ofronte mundësitë që ata të kontribuonin në vendin e tyre, por në fakt kjo qeveri i ka braktisur të rinjtë. Të rinjve iu mungon shpresa, e cila është vrarë nga kjo qeveri, por edhe nga opozita që nuk ka qenë alternativë konkrete për shërimin e plagëve të shoqërisë. Shpresoj të kontribuoj për ta ndryshuar këtë.
9. Çfarë do t'u sillni ju të rinjve?
Unë kam një platformë për të rinjtë. Platformë të cilën po e shpalos në takimet me të rinjtë në të gjithë Shqipërinë. Edhe me sipër e theksova që rinia do të marrë atë që i takon dhe do të propozohen nisma konkrete për një arsimim sa më të mirë të të rinjve. Arsimi është një nga hallkat më të rëndësishme dhe unë kam disa propozime konkrete për këtë fushë.
10. Cili është mesazhi juaj për të rinjtë sot?
Me besoni në 1 tetor, që të vijojmë sëbashku projektin për rininë shqiptare.
#sëbashku do ia dalim./ Brunilda Allkja - CNA.al
Besart Xhaferri, kandidati për lidershipin e FRPD-së, ...
Kandidati për kreun e FRPD-së, Besart Xhaferri, ka zbu...
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar marrjen e një s...
Gjatë prezantimit të Abetares së përbashkët Kosovë-Shq...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehu...
Ilir Meta, kreu i partisë së inceneratorëve, LSI-së, t...
Nuk është e rastësishme, por duket se dita ditës Parti...
Presidenti Bajram Begaj është nisur sot për një vizitë...
Ledina Mandia e Rithemelimit ka dalë dje në një konfer...
Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli, ka bërë një r...
Kreu i partisë së inceneratorëve, LSI-së, tashmë të qu...
Ferdinand Bushati, një nga personalitetet e Shkodrës q...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka akuzuar qev...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë një takimi me demokratë ...
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka zhvilluar ...
Gazetari Arjan Çani ka dhënë versionin e tij, mbi vend...
Ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka komentuar ve...
Analisti Fatos Lubonja ka komentuar paketën anti-krizë...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është parë në ...
Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka hedhur poshtë zërat që t...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...