“PD, humbëse kronike”/ Rama sulmon opozitën nga Lezha
Në kuadër të 35-vjetorit të themelimit të Partisë Socialis...

Kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalimit të tij në Kuvendin Kombëtar, u shpreh se kjo forcë politike nuk ndodhet më në një fazë mbrojtjeje politike, por në atë që ai e ka cilësuar si “kilometri i fundit” drejt fitores.
Në fjalën e tij para delegatëve, kryedemokrati theksoi se detyra kryesore e PD-së është ripërtëritja e parties, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama për keqqeverisje.
Berisha u shpreh se beteja e demokratëve është një betejë për dinjitetin kombëtar dhe liritë demokratike të qytetarëve. Ai u ndal edhe te programi politik i Partisë Demokratike, duke kundërshtuar pretendimet se opozita nuk ka një platformë qeverisëse.
“Sot nuk jemi më forca politike që lufton në mbrojtje. Jo, sot jemi forca politike në kilometrin e fundit, në kilometrin që ecim drejt fitores. Në këtë kilometër të fundit të kësaj maratone, ne kemi detyra shumë të rëndësishme, detyra dhe detyrime kapitale. Detyra jonë numër një që ua kemi borxh demokratëve dhe shqiptarëve është ripërtëritja. I kapërcyem të gjitha barrikadat që na vunë përpara. E futëm në rrethin e kuq narkodiktatorin. Diku e thërrasin Ramaduro, të tjerë e thërrasin Edi Balluku.
Kurse ne do e largojmë atë me çdo çmim nga pushteti. Demokrate e demokratë, ja ku jemi këtu, t’u themi shqiptarëve se për ne, njerëzit që adhurojnë kombin dhe flamurin e tij, për ne, flamuri kombëtar do mbetet në gjysmështizë gjersa flamuri i votës së lirë të shqiptarëve të valëvitet krah tij. Beteja jonë është betejë për flamur, është betejë për dinjitet kombëtar, është betejë për lirinë e shqiptarëve. Ndaj dhe ripërtëritja e partisë është dhe duhet të jetë vepra jonë madhështore.
Duhet të jetë vepra jonë për të ripërtërirë nesër Shqipërinë. Duhet të jetë vepra jonë për t’u rikthyer shqiptarëve votën e lirë. Ripërtëritja e PD parakupton para së gjithash vizion. Por ka program më madhështor se programi ynë? U garantoj se nuk ka program më madhështor. Por ky program bombardohet çdo minutë, çdo orë nga mediat e qeverisë, të cilat përsërisin në sintoni se PD nuk ka program. Kush nuk ka program? Si nuk ka program partia e ëndrrave të shqiptarëve? Pa kthehemi pak mbrapsht, a nuk ishte ëndërr anëtarësimi i Shqipërisë në Këshillin e Evropës? Kush e bëri realitet?
A nuk ishte ëndërr Rruga e Kombit? Kush e bëri realitet? A nuk ishte ëndërr heqja e vizave, arritja e jetës e shqiptarëve? Kush e bëri realitet? A nuk ishte ëndërr anëtarësimi i Shqipërisë në NATO? Kush e bëri realitet? Kush e thotë se demokratët nuk kanë program, e thonë ata të cilët nga mëngjesi gjer në darkë mbajnë ison që u rrëmbeu ëndrrat shqiptarëve, e partisë që u shkelmon ëndrrat shqiptarëve, e partisë që e la Shqipërinë pa ëndërr, partisë së krimit. Ne jo, ne me vizionin tonë do bëjmë që veprat që përmendem më parë të duken të mesme në krahasim me ato të tjerat”, tha Berisha. /CNA
Në kuadër të 35-vjetorit të themelimit të Partisë Socialis...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës...
Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka hapur punimet. N...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka mbërritur në Pallatin e ...
Ervin Salianji ka dështuar sot në krijimin e një tubimi të...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, priti sot në...
Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar lidhur me protest...
Kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama nuk ngurroi të hi...
Kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama ishte i pranishëm...
Drejtuesi Politik i PS-së për Dibrën, Ulsi Manja, ishte so...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar sot lidhur ...
Reperi i njohur Stresi ka njoftuar sot një hap të ri në je...
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ndau so...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dhënë një ...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka zhvilluar një takim me delega...
Kreu i PD, Fushë-Krujës, Aulon Kalaja i ftuar në Top Chann...
Gazetarja Klodiana Lala u ndal sot te dosja e madhe hetimo...
Në mbledhjen e sotme të qeverisë, u miratuan disa projektl...
Politikani Dashamir Shehi komentoi sot me një qasje kritik...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...