web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama: Prefektët do të jenë zv.ministrat e brendshëm në territor

21 Mars 2026, 13:06, Politikë CNA

Rama: Prefektët do të jenë zv.ministrat e brendshëm në

Kryeministri Edi Rama njoftoi se prefektët do të marrin kompetenca të reja dhe nuk do të jenë më vetëm zyrtarë që mbikqyrin vendimet e kryebashkiakëve. Ata do të veprojnë si zëvendësministra të Brendshëm në terren.

Rama tha se qeveria po fuqizon flotën e zjarrfikëseve dhe planifikon që të gjitha makinat të prodhohen në Shqipëri. Porositë e para janë bërë dhe prodhimi do të realizohet brenda vendit, duke rritur partneritetin e shtetit dhe përfitimet lokale.

Kryeministri shtoi se është krijuar një fond për emergjencat civile dhe do të vendosen mjete të reja për t’u përballur me sezonin e zjarreve, duke përfshirë ndërhyrje infrastrukturore në bashkëpunim me Agjencinë e Mbrojtjes Civile.

Ai përmendi gjithashtu se po zhvillohen investime të mëdha në turizëm dhe infrastrukturë dhe se brenda PS ka nisur një fazë e re në funksion të qytetarëve, ku do të bëhen reflektime mbi shifrat kryesore.

“Prefektët do të marrin një fuqi tjetër, është bërë projekti dhe ato s’do jenë më njerëzit që rrinë dhe firmosin vendimet e kryebashkiakëve. Ata do jenë zv.ministër të brendshëm në territor.

Po ashtu ne do të fillojmë të shtojmë flotën e zjarrfikëseve.

Duam që shteti të bëhet partner garant dhe të përfitojë sa më shumë, jo vetëm zjarrfikësit por të gjitha makinat do i prodhojmë në Shqipëri. Kemi filluar të bëjmë porositë e para dhe do t’i bëjmë këtu.

Kemi angazhuar një fond për emergjencat civile duke iu vënë në dispozicion mjete të reja. Jemi afër një sezoni ku fillojnë zjarret. Kemi ndërtuar një strukturë duke përfshirë Agjencinë e Mbrojtjes Civile për të bërë ndërhyrje të natyrës infrastrukturore. Këto janë punët që po bëjmë. Investimet e mëdha po shkojnë drejt fillimit të zbatimit në turizëm dhe në infrastrukturë.

Ne sot fillojmë një fushatë brenda PS për PS në funksion të njerëzve”, u shpreh Rama./ CNA





Lajmet e fundit nga