Veliaj vijon skemat/ Përdor avokatin e pandehur për të shtyrë seancën
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj mbi ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj mbi ...

Deputeti Agron Shehaj është ankuar për projektet e portit të Durrësit dhe aeroportit të Vlorës.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Shehaj tha se Rama nuk pyet asnjë dhe i merr vetë vendimet pas ndjekur asnjë lloj procedure.
Sipas tij, është Rama ai që vendos cilat janë prioritetet dhe që vendos se kush do ta bëjë një projekt.
“Tani çështja është që pjesa më e madhe e vendimeve të kësaj qeverie që ka të bëjë jo vetëm me ndërtimin e aeroportit të Vlorës por me portin e Durrësit apo me dhënien e konçesioneve, PPP-ve, janë të gjitha vendime që nuk merren as duke u bazuar në analizë, as në ligj, as në respekt edhe të konventave që janë nënshkruar nga shteti shqiptar. Në rastin konkret, edhe për aeroportin e Vlorës është ndjekur e njëjta procedurë që është ndjekur në të gjitha do të thosha aferat e tjera ku janë paracaktuar fituesit e garës ku kemi nëse mos gaboj (sepse aferat janë aq shumë të mëdha aty saqë është e vështirë të mbahen mend cilët kanë qënë përfituesit e asaj gare) nëse s’gaboj kemi të bëjmë me disa sipërmarrës të lindjes, nga Turqia në mos gaboj për të cilët përflitej prej vitesh në fakt – nuk është se shte në një farë mënyre jo vetëm e paracaktuar por edhe e paralajmëruar dhe plus një investitor nga Kosova që është një nga partnerët. Le të themi që ajo procedurë, si edhe në rastet e tjera, nuk bën asnjë përjashtim.
Kemi të bëjmë me një procedurë ku vendimi për të bërë aeroportin, kush do ta bëj aeroportin, me çfarë forme do të bëhet aeroporti edhe në se do të bëhet aeroporti aty apo do bëhet diku tjetër, merret nga një njeri i vetëm. Vendimi merret nga kryeministri, i cili nuk llogarit do të thosha asnjë zë që mund ta kundërshtojë apo nuk ndjek asnjë lloj procedure. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me aeroportin e Vlorës. Ne jemi në një situatë fatkeqësisht ku në lidhje me çdo vendim që merr qeveria kemi një njeri që thotë që është ai që konstaton shkeljet, është ai që vendos cilat janë prioritetet dhe është ai që vendos se kush do ta bëjë, pa pyetur absolutisht asnjë. Ajo që shohim është thjesht pasojat e një qeverie absolutisht të korruptuar – dhe kjo nuk është se e them unë po e thotë edhe raporti i “Transparency International” ku shteti shqiptar në katër vitet e fundit ka humbur 20 pozicione, ka kaluar nga vendi i 83-të në 2017, vitin e kaluar ka zbritur në vendin e 117. Kështu që në një situatë ku korrupsioni mbizotëron vendimet e qeverisë, sigurisht edhe në lidhje me aeroportin e Vlorës nuk respektohet, aq më tepër konventat ndërkombëtare”, deklaroi ai./ B.A. – CNA.al
Deputeti Agron Shehaj është pyetur mbrëmjen e sotme pë...
Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti ishin dy prej kandi...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Keltis Kruj...
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka kër...
Ina Zhupa është një nga deputetet e Partisë Demokratik...
Për deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, sulmi i d...
Një ditë pas sulmit ndaj kreut të Partisë demokratike,...
Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me Presidentin e Inst...
Ervin Salianji, që shkëmbente mesazhe erotike në Kuvend me...
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në sesionin e diskut...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel ku po zhvillohet ...
Ditën e djeshme një foto ku kryeministri Edi Rama iu përku...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, një ditë...
Sekretarja e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC),...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u sulmua sot nga...
Ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka ...
Mediat greke kanë zbardhur takimin e kryeministrit Edi Ram...
Jozefina Topalli është shprehur se vendi rrezikon të s...
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, e ka cilësuar si a...
Ish-presidenti i Republikës Bamir Topi ka folur sot mb...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...