Të premten, mbledhja e Grupit të PS-së dhe kabinetit/ Zbardhet agjenda e takimit
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...

Për herë të tretë, deputetët e PS-së nuk zbatuan vendimin e Gjykatës Kushtetuese për dërgimin e mandatit të socialistes Olta Xhaçka, për verifikim.
Pas një seance maratonë në Kuvend, 65 ligjvënës socialistë abstenuan, 9 votuan kundër dhe 25 deputetë të opozitës votuan pro.
9 deputetët që votuan kundër ishin Jurgis Çyrbja, Bledi Çuçi, Damian Gjiknuri, Anduel Tahiraj, Paulin Stërkaj, Petro Koçi, Klodiana Spahiu, Shkëlqim Bullari dhe Bujar Çela. Në votim nuk mori pjesë as kryeministri Rama, i cili ishte larguar nga salla.
Sapo përfundoi votimi, opozita përplasi tavolinat, ndërsa e cilësoi një turp vendimin e socialistëve për të mos zbatuar urdhrin e Gjykatës Kushtetuese.
Në përfundim të seancës, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, njoftoi se do t’i drejtohet Komisionit të Venecias për mendim.
Opozita dhe mazhoranca dolën me dy raporte të ndara. Në raportin e Partisë Demokratike, Kuvendit i kërkohej të zbatonte vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ndër të tjera kryetares së Kuvendit i kërkohej të informojë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë me detyrimin për të votuar “PRO” dhe të vendosë dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese pa vonesa.
Nga ana tjetër, mazhoranca në raportin e saj dukej sikur kishte bërë hapa pas nga qëndrimi i saj i prerë për të mos e çuar në Gjykatën Kushtetuese. Në raport, PS argumentonte se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për zbatim, edhe pse në raport nënvizohej se do të jenë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë të cilët do të vendosin vetë me votë.
Mandati i Olta Xhaçkës duhet të shqyrtohet pa vonesa në Gjykatën Kushtetuese dhe deputetët janë të detyruar ta dërgojnë atë sa më shpejt, tha Gjykata Kushtetuese në vendimin e marrë më 10 korrik 2024 ku shfuqizoi vendimin e parlamentit, i cili refuzonte dërgimin në këtë gjykatë të mocionit të opozitës për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.
Në muajin prill, socialistët e interpretuan votën e tyre me faktin se pavarësisht se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për zbatim, deputetët, sipas Kushtetutës janë të lirë në vendimmarrjen e tyre. Por me vendimin e 10 korrikut iu bë e qartë Kuvendit se nuk mund kurrsesi të vërë në diskutim fuqinë detyruese të vendimeve të saj.
Çështja “Xhaçka” ka nisur që prej qershorit të vitit 2022, kur opozita kërkoi heqjen e mandatit të saj me argumentin se deputetja socialiste është në konflikt interesi për shkak të titullit investitor strategjik që bashkëshorti i saj gëzon me vendim qeverie./ CNA
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka d...
Ish-deputeti Mark Marku ka rrëfyer për ndjesit e tij k...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën Belind Këlliçi ka pa...
Pedagogu i gazetarisë dhe analisti politik Mark Marku nuk ...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka b...
E ftuar në Çim Peka Live, Argita Malltezi ka sqaruar me deta...
Ditën e djeshme, Sali Berisha u mor zyrtarisht i pandehur ng...
Analistët Preç Zogaj dhe Andi Bushati debatuan në MCN TV për...
Agron Gjekmarkaj, nënkryetar i Kuvendit dhe i PD-së, ka da...
Luçiano Boçi në MCN TV, tha se goditja ndaj Berishës është p...
Analisti Baton Haxhiu ka shprehur vlerësimin e tij për dre...
Për gazetarin Baton Haxhiu lista e kryeministrit Edi Rama ...
Kryetari i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në Top Channel...
Kreu i grupit të PS-së, Niko Peleshi ka ftuar opozitën të ...
Kreu i PD-së Sali Berisha i është përgjigjur akuzave t...
Nënkryetarja e Kryesisë së PD dhe ish-kryeparlamentarja Jo...
Engjëll Agaçi njihet si dora e zezë e punëve të pista të E...
Ditën e premte, Kryeministri Edi Rama do të mbledhë në...
Deputeti Agron Shehaj, gjatë fjalës së tij në Kuvend i...
Akuzat dhe debatet kanë vijuar gjatë seancës së sotme mes ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...