web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

PS fitoi 6 bashkitë e Korçës/ Peleshi: Triumf i qytetarëve, të majtë e të djathtë

15 Maj 2023, 19:37, Politikë CNA
PS fitoi 6 bashkitë e Korçës/ Peleshi: Triumf i
Drejtuesi politik i qarkut të Korçës, Niko Peleshi

Drejtuesi politik i qarkut të Korçës, Niko Peleshi, së bashku me kandidatët e PS-së për 6 bashkitë e Korçës, kanë dalë në një deklaratë nga selia rozë pas fitores së zgjedhjeve.

Peleshi tha se në këto zgjedhje nuk kanë fituar kandidatët socialistë, por qytetarët e Korçës.

Ai theksoi se nuk i ndan qytetarët për shkak të përkatësisë politike, pasi theksoi se i sheh njëlloj si të djathtët dhe të majtët.

“Ne vijmë këtu me një rezultat të plotë. Ne kemi fituar të 6-ta bashkitë. Kemi një diferencë kuptimplotë, kandidatët tanë kanë fituar me mbi 60%, ose mbi 70%. Megjithatë unë dua të them që në fillim, jo për të ulur tonet e atmosferës këtu në Tiranë, por për hir të së vërtetës, askush nga ne nuk e përjeton këtë fitore si një triumf i disave kundër disa të tjerëve.

Ky nuk është një triumf i tanëve kundër tyre, sepse në fund fare ata që kanë fituar janë fshatrat e dhe qytetet tona. Qytetarët pavarësisht nga përkatësia politike, të majtë apo të djathtë, socialistë apo demokratë sot kanë arsye të gëzojnë sepse ne kemi bërë një fushatë shumë dinjitoze, nuk i kemi ndarë”, nënvizoi drejtuesi politik i PS-së./ CNA.al





Lajmet e fundit nga