web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Protesta e opozitës/ Këlliçi: Dorëheqja e Edi Ramës nuk është më çështje kohe, është domosdoshmëri

22 Dhjetor 2025, 18:54, Politikë CNA

Protesta e opozitës/ Këlliçi: Dorëheqja e Edi Ramës

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi në fjalën e mbajtur në protestën e opozitës tha se pushteti i Edi Ramës ka mbaruar dhe kryeministri duhet të japë dorëheqjen tani.

Këlliçi deklaroi se protësta e sotme është për të dhënë një mësim final politik, që p[ushteti nuk është pronë. Demokrati tha se sot do të vendoset një precedent që askush nuk do të guxojë ta përmbysë.

Duke u ndalur te Rama, Këlliçi tha se ai nuk është më kryeministër por kapobanda e një sistemi plaçckitës.

Këlliçi duke u ndalur te protestat e zhvilluara përpara Bashkisë së Tiranës dhe arrstimin e Erion Veliajt dhe drejtorëve të tij tha se ky do të jetë dhe fundi i Edi Ramës.

 

Fjala e plotë

 

Sot nuk jemi mbledhur për të kryer një ritual politik apo për të përsëritur një protestë të zakonshme. Jemi këtu si misionarë, me bindjen se ky është një moment historik dhe se e vërteta duhet thënë pa mëdyshje: ky pushtet ka marrë fund. Dorëheqja e Edi Ramës nuk është më çështje kohe apo llogarie politike; ajo është një domosdoshmëri e menjëhershme.

Në hijen e kësaj godine, simbol i pushtetit aktual, prej kohësh po zhvillohet një dramë e errët. Frika, dhuna, shantazhi, tradhtitë dhe goditjet pas shpine janë bërë pjesë e përditshme e një sistemi që po shpërbëhet nga brenda. Zija ka rënë në pallatin e korrupsionit dhe gjumi i tyre është prishur përfundimisht.

Ata që hyjnë e dalin nga këto zyra nuk e bëjnë më për të qeverisur, por për të zhdukur gjurmët e krimeve dhe për të mbledhur prova kundër njëri-tjetrit. Mesazhe të ruajtura, video të fshehta, përgjime dhe kasaforta plot sekrete janë kthyer në armë mes një bande që ende e quan veten qeveri. Kreu i saj nuk di më kë të mbrojë dhe kë të sakrifikojë.

Miliardat e grabitura në tenderë, kantiere dhe pasuri publike nuk i shërbejnë më për shpëtim. Mekanizmi përbindësh që për më shumë se një dekadë u mbajt gjallë me paratë e shqiptarëve, me frikë, presion, dhunë, manipulim mediatik dhe shkatërrim të opozitës, sot është rrëzuar. Bashkë me paratë janë zhdukur edhe shëndeti, arsimi, siguria dhe cilësia e jetës. Një milion e njëqind mijë shqiptarë u detyruan të largohen nga vendi.

Sot historia është përmbysur. Ata që qeverisën përmes frikës janë vetë të frikësuar. Ata që shantazhonin, sot shantazhohen mes tyre. Ata që flisnin për stabilitet, nuk kontrollojnë më as hijen e vet.

Ky është momenti për t’iu drejtuar atyre që nuk u përkulën, qytetarëve që nuk shitën dinjitetin, gazetarëve dhe njerëzve publikë që folën edhe kur ishte e rrezikshme. Qëndresa e tyre është arsyeja pse sot jemi kaq shumë dhe kaq të vendosur.

Sot po jepet edhe një mësim politik themelor: mandati nuk është pronë, as privilegj dhe as licencë për të vjedhur. Ai është shërbim ndaj qytetarëve. Kur abuzon, largohesh. Kur tradhton besimin, mandati mbaron. Kur e trajton shtetin si plaçkë, përgjigjesh para ligjit. Ajo që vendoset sot duhet të mbetet precedent për të ardhmen.

Askush nuk ka imunitet përballë zemërimit qytetar. Askush nuk duhet të jetojë me iluzionin se mund të qeverisë kundër popullit dhe të gjejë qetësi. Dorëheqja e Edi Ramës është akt emergjence kombëtare, sepse prej kohësh ai nuk është më kryeministër, por drejtues i një sistemi grabitës dhe shkatërrues.

Historia ka treguar se kur nuk i nënshtrohesh pazareve dhe nuk dorëzohesh, përmbysja vjen. Ata që dukeshin të paprekshëm ranë një nga një. Grupet kriminale që sundonin Tiranën përfunduan në burg. E njëjta rrugë po ndjekin edhe të tjerë që deri dje konsideroheshin të paprekshëm.

Këmbanat që bien sot kujtojnë se pushteti nuk është i përjetshëm. Ky shesh nuk po kërkon më, por po vendos. Shqiptarët nuk rrëzojnë shtetin; ata rrëzojnë abuzimin. Populli është ai që vendos dhe populli është ai që heq.

Kjo që ndodh sot është vetëm fillimi. Shqipëria ndodhet në një moment të vështirë, por edhe pranë një shprese të re. Alternativa ekziston dhe ky vend nuk ka marrë fund. Fundi po u vjen atyre që u përpoqën ta shkatërrojnë.





Lajmet e fundit nga