Gjykata e Lartë publikon listën me kandidatët për anëtarë të KLGJ-së, ja kur do të mbahen zgjedhjet
Gjykata e Lartë ka shpallur kandidatët zyrtarë për anëtarë...
Gjykata e Lartë ka shpallur kandidatët zyrtarë për anëtarë...

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti Bujar Leskaj ngriti shqetësimin e situatës së përmbytjeve në Vlorë, duke e cilësuar atë si një problem që përsëritet çdo vit për shkak të korrupsionit institucional dhe mungesës së përgjegjësisë nga autoritetet.
Leskaj deklaroi se reshjet e ditëve të fundit treguan qartë se rrjeti i kanalizimeve në qytet është i vjetëruar, i paasfaltuar siç duhet dhe në shumë zona i bllokuar, çka çon rregullisht në përmbytje të Vlorës dhe fshatrave përreth.
Ai solli në vëmendje edhe problematikat me hidrovorin e Vlorës, i cili pavarësisht se është i pajisur me katër pompa, dy me kapacitet të madh dhe dy me kapacitet të vogël, shpesh del jashtë funksionit për shkak të bllokimit nga mbeturinat, duke e bërë të pamundur përballimin e prurjeve të ujit.
Sipas tij, mungesa e mirëmbajtjes së kanalizimeve dhe pajisjeve ka bërë që “lagje të tëra të Vlorës, nga qendra deri në periferi, të përmbyten”.
Leskaj akuzoi qeverinë dhe bashkinë se kanë abuzuar me investimet milionëshe, duke përmendur një tender të fundit për pompat e hidrovori, të cilin e quajti “tender korruptiv”.
Ai theksoi se vetëm më 25 gusht janë dhënë 38 milionë lekë për hidrovorin, ndërsa 3 miliardë lekë janë planifikuar për sistemin kullues, investime që sipas tij nuk shoqërohen me analiza teknike apo studime funksionale.
“Çdo vit qytetarët shohin të njëjtën histori. Përmbytjet e këtij nëntori janë pasojë direkte e papërgjegjshmërisë së qeverisë dhe pushtetit vendor,” u shpreh Leskaj, duke shtuar me ironi se “Vlora po kthehet në një tjetër Venecie, ndërsa banorët vazhdojnë të presin dëmshpërblimet që ende nuk i kanë marrë”.
Deputeti kërkoi transparencë të plotë nga institucionet dhe marrjen e masave të menjëhershme për të shmangur përsëritjen e situatave të ngjashme.
“Ne konstatuam një të vërtetë të hidhur që po përsëritet vit pas viti. Sa herë ka reshje Vlora dhe fshatrat zhyten mes fatkeqësisë natyrore dhe korrupsionit institucional, Vlora është pasqyra se çfarë ndodh në të gjitha qytetet e Shqipërisë.
Situata e përmbytjeve dëshmoi se rrjeti i kanalizmeve është i vjetëruar jo i mirëmbajtur dhe në shumë zona i bllokuar.
Invetsimet me milioan europ jaën abuzime. Janë kryer pa standarte pa kontroll teknik. Shembulli është hidrovori i Vlorës, që është me katër pompa dy me fuqi të mëdha dhe dy me fuqi të vogël punojnë por bllokohen nga mbeturinat për shkak të mungesës së pompave lagje të tëra të Vlorës nga uji i ftohtë e deri në zonat periferike përmbyten.
Tenderi për pompat që u bë para ca muajsh u abuzua dhe u zhvillua një tender korruptiv. Ndërsa qytetarët shohin shtëpitë e tyre nën ujë bashkia dhe qeveria nuk japin lloagri. Faktet zyrtare flasin ndryshe në 25 gusht u dhanë 38 milionë lekë për hidrovorin. Janë planifikuar 3 miliardë lekë për sistemin kullues.
Këto janë tenderimet që përgjithësisht nuk shoqërohen me asnjë analizë teknike të mirëfilltë, asnjë plan funksional dhe asnjë studim që të tregojë si zgjidhen problematikat.
Çdo vit qytetarët shohin të njëjtën histori. Përmbytjet e këtij nëntorit ishin dhe janë pasoja e papërgjegjshmërisë së qeverisë dhe pushtetit vendor.
Vlora është ndryshim nga Berati. Ndoshta duan të kalojnë si Venecia. As qeveria as bashkia nuk japin llogari për përmbytjet. Një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve nuk kanë marrë dëmshpërblimin real”, tha Leskaj./ CNA
Këtë të martë u prezantua në Aeroportin Ndërkombëtar të Ti...
Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri deklaroi sot se p...
Deputeti Bujar Leskaj ngriti sot shqetësimin se problemet ...
Deputetja demokrate, Ina Zhupa ka hedhur sot akuza të reja...
Kreu i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka folur me tone të a...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka reaguar pas lajmit për ...
Jorida Tabaku është kthyer në një “grabitëse” e propozimev...
Kuvendi i Shqiëprisë mblidhet pasditen e kësaj të hëne në ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, ka reagua...
Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në platformën...
Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve po shqyrtohe...
Partia Demokratike kërkon interpelancë urgjente me kryemin...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje të...
Botuesi Nikoll Lesi komentoi sot situatën në të cilën gjen...
Politologu Afrim Krasniqi analizoi sot situatën e opozitës...
Analisti Fatos Lubonja ka kometuar situatën brenda Partisë...
Ish-deputeti demokrat, Keltis Kruja ka reaguar sot lidhur ...
Demokrati Ilir Alimehmeti deklaroi sot se duke parë situat...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...