Zbulohet skema/ Trekëndëshi: Bashkia e Tiranës - “Kuadr.com” - Arbër Veliaj
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...

Deputetja Jorida Tabaku nga lista e grupit të përçarëve të PD-së ka reaguar për raport progresin 2022.
Vetëm pak më parë pati një reagim nga PD-ja zyrtare nëpërmjet Aldo Bumçit.
Tabaku në emër të përçarëve tha se raporti i progresit është një skaner shumë i mirë, tregon rrugëtim tonë në BE.
“Më shumë se një premtim për paqen dhe sigurinë në Europë. Më shumë se një radiografi e gjendjes ku jemi. Progres raporti dhe Raporti i Zgjerimit janë dokumente të rëndësishme në lidhje me shëndetin e Shqipërisë në procesin e integrimit dhe gjendjen e BE-së.
Raporti i Zgjerimit konfirmon se edhe në kushtet e luftës në Ukrainë dhe sulmit të Rusisë vendet e Bashkimit Europian vazhdojnë të jenë të unifikuar në vazhdimin e procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian. Një hap pozitiv në një klimë jo dhe aq pozitive për kontinentin.
Shqipëria vazhdon të ketë si përherë mbështetjen dhe praninë e Europës në rastet e vështira. E pati këtë gjatë tërmetit, pandemisë dhe më herët edhe gjatë krizave të tjera që kanë goditur vendin.
Në kushtet në të cilat ndodhet Europa sot, kur një luftë po zhvillohet prej mbi 8 muaj është shumë e kuptueshme dhe e pranuar krijimi i këtij këshilli. Kjo nuk pengon procesin e integrimit të Shqipërisë, as e zëvendëson, por forcon pozitat e Europës dhe jo vetëm në rajonin tonë dhe veçanërisht Shqipërinë. Të mos harrojmë është një luftë mes Demokracive dhe Autokracisë.
1. Vullneti i fortë politik për të krijuar një historik të zbatimit të reformave nuk ka arritur ende të demonstrohet.
2. Korrupsioni mbetet një fushë me shqetësim serioz. Rritja e numrit të dënimeve përfundimtare të zyrtarëve të nivelit të lartë mbetet një prioritet i rëndësishëm për të trajtuar më tej kulturën e mosndëshkimit. Natyrisht raporti përmend arrestimin e ish ministrit të brendshëm, por për vendin më të korruptuar në Europë, për një çështje si e inceneratorëve dëshmuar dhe faktuar nga Komisioni Hetimor për Inceneratorët për 430 mln euro nga buxheti i shtetit, për koncesionet dhe PPP ka një rrugë të gjatë për të bërë SPAK për të krijuar besueshmëri.
Hetime kriminale të natyrës Financiare, përmenden në raport, janë udhëhequr nga SPAK që kanë treguar përfshirjen e politikanëve dhe anëtarë të lartë të institucioneve shqiptare. Edhe këtu referenca është për aferën e inceneratorëve. Një aferë e dorëzuar në SPAK më herët nga PD (tetor 2020) dhe më tej vazhduar edhe nga PD në Komisionin Hetimor të Inceneneratorëve. Një aferë që unë personalisht, si çdo shqiptar, shpresoj dhe uroj por edhe nxis që SPAK t’i shkojë deri në fund”, është shprehur Tabaku./CNA.al
Kreu i PD-së, Sali Berisha, i është bashkuar rrjetit social ...
Partia Demokratike ka përsëritur thirrjen për protesta. D...
Akademiku i njohur Artan Fuga ka reaguar për debatet që ka p...
Deputetjae PD-së, Ina Zhupa, gjatë interpelancës në Kuvend...
Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë nën logon e LSI-së...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reagu...
Brisida Shehaj, koordinatorja Kombëtare e Luftës kundër Ko...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blu...
Pas fjalimit me tone të forta në Asamblenë e Këshillit...
Për analistin Besnik Mustafaj, fjalimi i kryeministrit...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka komentuar fjalimin e...
Kryetari i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, ka list...
Pas fjalimit dhe debatit në Këshillin e Europës për kr...
Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka deklaruar...
Fjalimi i kryeministrit Edi Rama për raportin e Dick M...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë takimit me demokr...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka treguar se çfarë fshihe...
Gjatë fjalës në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të E...
Kryeministri Edi Rama ka përmendur historinë e “Shtëpi...
Kryeministri Edi Rama ka ashpërsuar tonet për raportin...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...