EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi me anë të një statusi në rrjetet sociale ka njopftuar tërheqjen e tij nga gara e 11 majit.
Referuar statusit të tij, me sa duket Koçi ka pakënaqësi nga strukturat e partisë. Koçi thotë se caktimi i Blendi Gonxhes në Tiranë ka spostuar funskionin e tij politik në zonë.
"Caktimi i Blendi Gonxhes si përgjegjës politik në zonë ishte një zgjedhje e mençur dhe e qëlluar. Ky ndryshim në përgjegjësinë drejtuese solli një spostim jotransparent dhe mospërcaktim të qartë të funksionit tim në zonë. U ndërpre si me thikë përfshirja ime në aktivitetin organizativ të partisë duke mos u lajmëruar kurrë për kalendarin e përditshëm të mbledhjeve dhe takimeve", shkruan Koçi.
E dashur Ogerta, të dashur kolegë deputetë socialistë të Tiranës sonë,
E kam detyrim automatik moral, politik dhe shoqëror t'ju bëj të ditur përcaktimin e qëndrimit tim në lidhje me procesin e emërimit të kandidaturave të partisë sonë për deputetë;
Unë do të punoj me sa më ha krahu dhe kudo më shpien këmbët për fitoren e PS-së në zgjedhjet e 11 majit. Fatmirësisht eci dhe ngjis shkallët më shpejt dhe pa m’u marrë fryma në krahasim me dhjetëra të tjerë që janë në moshë më të re politike apo biologjike.
Unë nuk do të jem në listën përfaqësuese të kandidaturave për deputetë, jo për ndonjë paburrëri politike, frike, dështimi personal apo braktisje të shpirtit të solidaritetit, por sepse ndryshe nga të gjithë ju jam i vetmi që nuk kam shansin e startit në kushte të barabarta sepse nuk kam në ngarkim një zonë përgjegjësie politike elektorale.
Pas një fushate jotregtare në zgjedhjet e fundit vendore në kryeqytet bashkë me strukturën organizative të zonës e nxorëm Kombinatin të parin, me një rezultat që e çoi stekën elektorale në 60% për PS-së.
Caktimi i Blendi Gonxhes si përgjegjës politik në zonë ishte një zgjedhje e mençur dhe e qëlluar sepse problemet madhore të Kombinatit si pasojat e tërmetit, procesi i rindërtimit apo impakti i projekteve madhore të Unazës apo të Lanës kërkonin një fuqi ekzekutive të dedikuar dhe kompetente për t’ua koordinuar zgjidhjet. Unë e vlerësoj shumë punën e tij elektorale dhe besoj se Kombinati do të jetë sërish i pari në garën zgjedhore.
Megjithatë, ky ndryshim në përgjegjësinë drejtuese solli një spostim jotransparent dhe mospërcaktim të qartë të funksionit tim në zonë. U ndërpre si me thikë përfshirja ime në aktivitetin organizativ të partisë duke mos u lajmëruar kurrë për kalendarin e përditshëm të mbledhjeve dhe takimeve, përjashto rastet kur ky kalendar varej nga selia qendrore dhe lajmërimet mbërrinin nëpërmjet rrjetit në grupin “WhatsApp” të deputetëve. Nuk di nëse kjo situatë ishte e orientuar apo ishte pasojë e ndonjë intrige shpirtvogël. Megjithatë e fal çdokënd që me apo pa dashje ka gisht në këtë mëkat, i cili mbetet i parëndësishëm për interesa përtej meje.
I mbetem mirënjohës Edi Ramës për ripërfshirjen time në përgjegjësi të larta politike që mund të mos ndodhte pa tolerancën e tij pas përplasjeve të vitit 2008, një përfshirje që filloi me mirëpritjen në mitingjet kundër pushtetit të Berishës pas zgjedhjeve të 2009-ës dhe vazhdoi me bashkëpunimin e ngushtë në luftën kundër korrupsionit në protestën e 21 janarit 2011, me zgjedhjet e vjedhura të Tiranës së atij viti, zgjedhjet e 2013-ës e pastaj kulmoi me detyrat e larta të besuara të zëvendësministrit të Mbrojtjes e të deputetit në zgjedhjet e 2021-shit. Uroj që këtë besim ta kem shlyer në lartësinë e duhur. Jua them këto për të dëshmuar se nuk jam nga ata që mendojnë se PS u ka borxhe. Përkundrazi!
E shfrytëzoj këtë komunikim publik për t’i bërë thirrje çdo kolegu, deputet ose jo, që ka probleme hetimore serioze me SPAK-un të mos kandidojë në këto zgjedhje. Kam besim se çdo person të cilit do t’i ndërpritet procesi hetimor apo do të mund të marrë pafajësinë më vonë, PS do t’i japë meritat e duhura në vijim.
Këto zgjedhje janë me rëndësi historike kombëtare, sidomos në 2 aspekte, ku më i rëndësishmi është integrimi europian, i cili do të ndërpritej dhe do të shtyhej nëse Koalicioni i Krimit Madhështor do kishte shansin të fitonte zgjedhjet dhe po aq i rëndësishëm është fati i reformës në drejtësi. Edhe pse po e paguajmë me lëkurën tonë drejtësia e re ka garante vetëm PS-në tonë. E theksoj këtë që të vëmendësojmë drejtuesit e fushatës që të respektojnë verbërisht ligjin në mënyrë që të mos u japim asnjë shans gojëve të madhështorëve të krimeve madhore të tranzicionit politik.
Me respekt dhe në gatishmëri për punët tona elektorale, Petro/ CNA
Kryeministri Edi Rama, në rubrikën e tij “Sy m’sy”, ka thë...
Kryeministri Edi Rama, në rubrikën e tij “Sy m’sy” në rrje...
Në Kryesinë e Kuvendit, ditën e sotme do të zhvillojnë pun...
Ditën e sotme në Apelin e GJKKO-së, gjyqtari Engert Pëllum...
Sot në media ka qarkulluar lajmi se, Damian Gjiknuri ka pa...
Dashamir Shehi i koalicionit "Djathtas Për Zhvillim" ka ng...
Gazetarja Ola Xama ka folur për avoktatët amerikanë që jan...
Lorenc Vangjeli ka deklaruar se burgu ishte gjëja e fundit...
Kryesia e Partisë së Lirisë miratoi sot vendimin e Ilir Me...
Gazetari Armand Shkullaku ka folur për listat e PS dhe ske...
Vetëm pak ditë më parë, në datën 6 Mars të këtij viti, Pre...
Gazetari pranë Rilindjes, Baton Haxhiu ka folur për rastin...
Aleatët e vegjël të Partisë Demokratike, pohojnë se janë b...
Ditën e djeshme CNA ka publikuar emrat e kandidatëve në qa...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka vendosur që garojë ...
Arbër Veliaj njeriu që përfaqëson klientët përfitues të ko...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka n...
Avokati i njohur, Genc Gjokutaj tha sot se Rama është ai q...
Kreu i PD-së Sali Berisha i është përgjigjur flakë për fla...
Pas fjalës së mbajtur sot në Kuvend, kreu i Partisë Demokr...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...