Zhupa: Mazhoranca ndodhet në vështirësi, kudo ka skandale të qeverisë
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, deklaroi sot s...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga qelia lidhur me disa diskutime si pjesë e emisioni të mbrëmjes së të mërkurës në A2 CNN.
Përmes një deklaratë të gjatë, Meta shprehet se nuk dëshiron që çështja e lirimit të tij nga paraburgimi të ngrihet në studio televizive, për në vend të kësaj, ndan kërkesën për një intervistë në qeli me gazetarët, e aq më mirë siç thotë ai, me një panel analistësh.
“I nderuar drejtues i Qendrës për Çështjet e Informimit Publik (INFOÇIP), Z. Gerti Shella,
Duke ju përgëzuar për qëndrimet tuaja parimore për mbrojtjen e shtetit të së drejtës, për më shumë se një dekadë, por edhe si monitorues i paanshëm, që keni qenë, i funksionimit të institucioneve të drejtësisë, dhe meqënëse dje ishit te emisioni “Off The Record” në A2 CNN, të gazetarit, Z. Andrea Danglli, kam këto lutje për ju:
1. Mos e ngrini më çështjen e lirimit tim nga paraburgimi, se kjo nuk vlen për Reformën e “Plepave 2”, të cilën ju e dini që unë e kam paralajmëruar prej kohës se çfarë pasojash do të sillte për shqiptarët.
Së dyti, po ta kisha kaq të domosdoshme lirimin nga burgu do e kisha futur emrin tim në listat e sigurta për deputetë.
Por ju e dini, që kam qenë kundër këtij sistemi të listave të mbyllura, që në vitin 2008, kur u bënë ndryshimet katastrofike kushtetuese.
2. Ju lutem juve, Z. Lavdrim Lita, që ishte me ju e të tjerëve, të kërkoni publikisht të më jepet vendimi zyrtar i Komisionit Disiplinor të IEVP “Jordan Misja”, marrë në 2 korrik 2025, se për çfarë shkeljesh jam dënuar unë.
A është normale që një qytetari të mos i dorëzohet edhe pas 10 muajsh vendimi i dënimit?
Po kështu, a është normale që ky qytetar të mos ushtrojë të drejtën e ankimit?
Por a mund të ushtrohet kjo e drejtë kushtetuese nëse nuk ke në dorë një vendim zyrtar?
3. Ju lutem i nderuar Z. Shella, Z. Lita dhe gjithë të tjerëve, që të kërkoni publikisht që Z. Andrea Danglli dhe kolegët e tjerë si ai që kanë marrë edhe leje nga SPAK-u, për të më intervistuar mua këtu, të mos pengohen më në mënyrë arbitrare dhe me justifikime skandaloze, se gjoja nuk paskan kushte këtu për të realizuar një intervistë.
Nëse nuk kanë ata kushte, ju siguroj se mund ta bëjmë te qelia ime se është shumë komode për të pritur jo një gazetar me kameraman, por edhe një panel analistësh.
Paska kushte Rusia, që i lejoi mediat ndërkombëtare të intervistojnë kundërshtarët e Putinit në burgjet e Siberisë dhe nuk paska kushte Shqipëria që ka hapur gjithë kapitujt e negociatave me Bashkimin Europian për të realizuar një intervistë në mes të Tiranës!!!
Ndërsa për sa i takon standardeve të paraburgimit me të cilat ju si përfaqësues i shoqërisë civile jeni marrë seriozisht, nëse gjeni kohën dhe merrni lejen, unë ju pres në çdo moment që të diskutoj me ju.
Kuptohet, jo për mua, por për qindra të pafajshëm që janë harruar këtu për vite të tëra.
Po kështu, të flasim edhe për kushtet e gardianëve dhe punonjësve në burgje, që janë tejet problematike.
Pastaj përsa i takon justifikimit të dështimeve dhe standardeve antieuropiane se ja Reformën e kemi bërë me “aleatët”, të mos harrojmë se edhe Reformën “Plepat 1” me “aleatët” e bëmë.
Problemi është se edhe për shkak të pasigurisë juridike në këto 10 vite janë larguar 1 milion shqiptarë e jo 1 milion “aleatë”.
Rreziku i këtij vendi është të mos mbetet pa shqiptarë se “aleatë” ka patur përherë.
Ndaj për të patur shtet ligjor të drejtë dhe funksional na duhet të mbrojmë Kushtetutën tonë si gjënë më të çmuar se Kim Filbët dhe McGonigalët kanë ekzistuar në çdo kohë i nderuar Z. Shella./CNA
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, deklaroi sot s...
Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, tha sot se kjo f...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Romë, ku pritet të zhvill...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka deklaruar se Partia D...
Debatet në Parlament ditën e sotme janë ngrehur e shkrehur...
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka kritik...
Në një seancë në Kuvend, ministri i Infrastrukturës, Enea ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Taulant Balla, ka prop...
GJKKO vendosi të pranonte kërkesën e kreut të PD-së, Sali ...
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë pune në I...
Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, në përgjigje të deklara...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka hedhur akuza në Kuvend ndaj...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka marrë fjalën në seancën...
Deputeti Erald Kapri ka uruar për fitoren Peter Magyar-in ...
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçolla...
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një vizitë zyrta...
Në seancën plenare që do të mbahet nesër në Kuvendin e Shq...
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet nesër në një seancë pl...
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë nesër një vizitë zyr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu përgjigj s...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...