Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga burgu në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama.
Me anë të një letre, Meta thotë se Rama i varfëroi gjithmonë edhe më shumë pensionistët në 11 vjet.
Ai bën llogaritë se si duhet të rriteshin pensionet vit pas viti, duke marrë shkas edhe nga rritja e çmimeve.
Sipas tij, indeksimi dhe rritja reale e pensioneve në total do të duhej të ishte në masën 84% deri në fund të vitit 2024 krahasuar me fundvitin 2013.
Letra e plotë:
Në tre mandate askush nuk e pengoi Edi Ramën të rriste realisht pensionet.
Në 11 vite në pushtet ai i varfëroi gjithmonë edhe më shumë pensionistët, që sot janë kategoria sociale më e diskriminuar, më e përjashtuar dhe më e varfër e shoqërisë.
Pilulat elektorale të indeksimit të pensionit në masën 4.1% dhe “bonusit të fundvitit” nuk janë gjë tjetër veçse tallje e pashpirt dhe poshtërimi më i madh që ai u bën 791 mijë pensionistëve të të gjitha kategorive.
Nuk ka tregues më të vërtetë se sa pensionet për të kuptuar batërdinë që Edi Rama dhe “Rilindja” kanë bërë me taksat e shqiptarëve, veçanërisht duke thelluar borxhin publik jo për të rritur mirëqenien e pensionistëve dhe të të gjithë qytetarëve por për të vijuar pagesat për PPP-të dhe koncensionet korruptive, pra për të vjedhur me inceneratorët, rrugët e florinjta dhe tenderat sekretë.
Qeveria do të duhej të rriste nivelin e pensioneve të paktën 9.4% apo të barabartë me nivelin e inflacionit për artikujt ushqimorë për të mos lejuar përkeqësimin e kostos së jetesës dhe mbi këtë indeksim dhe një rritje reale për të përfituar dhe kjo shtresë nga rritja ekonomike në masën 3.4% për vitin 2023.
Qeveria i ka borxh secilit pensionist në zonat urbane mesatarisht në çdo muaj 9,546 lekë dhe në zonat rurale në 5,752 lekë për shkak të mos indeksimit të plotë mbi bazën e inflacionit të artikujve ushqimore dhe rritjes së munguar të pensionit nga rritja ekonomike.
Pensionistët shqiptarë sot janë më të varfër se në vitin 2013 kur “Rilindja” erdhi në pushtet.
Shifrat janë shumë herë më të vërteta se propaganda cinike e “Rilindjes”.
Qeveria do të duhet të konsideronte në rritjen e pensioneve rritjen reale ekonomike në periudhën 2013-2023 përfshi dhe rritjen e vitit 2024 në masën 40.8%, si dhe indeksimin e pensioneve në rreth 43% për të mbuluar rritjen e çmimeve, përfshi të atyre ushqimore për periudhën deri në shtator të vitit 2024.
Në total indeksimi dhe rritja reale e pensioneve do të duhej të ishte në masen 84% deri në fund të vitit 2024 krahasuar me fundvitin 2013.
Kjo do të thotë që aktualisht në zonat urbane pensioni mesatar i pleqërisë do të duhej të ishte në nivelin 28,638 lekë në muaj kur ndërkohë është 19,092 lekë në muaj.
Ndërsa në zonat rurale pensioni i pleqërisë aktualisht do të duhej të ishte në nivelin 17,256 lekë në muaj kur ndërkohë është 11,504 lekë në muaj.
Në raport me masën e pensionit në vendet e rajonit diferenca është thelluar ndjeshëm dhe është shumë më madhe.
Masa e pensionit mesatar të pleqërisë urbane dhe rurale aktualisht në Shqipëri është 170 Euro, ndërsa në Kosovë është 340 Euro, në Malin e Zi është 450 Euro, në Maqedoninë e Veriut është 325 Euro dhe në Serbi është 390 Euro.
Pensionistëve që sot u jepet një lëmoshë e barabartë me 25 lekë në ditë dhe u premtohet vetëm një “bonus” elektoral në fundvit e dinë shumë mirë se shpërdorimi dhe grabitja e taksave të shqiptarëve nga banda e "Rilindjes" është në mbi 1 miliard euro në vit.
Ne i jemi përulësisht mirënjohës brezit, që ka bërë kaq shumë për Shqipërinë ndaj dhe dyfishimi i pensioneve është jo vetëm një nga 5 Prioritetet tona madhore, por një domosdoshmëri.
Partia e Lirisë në qeverisje do të bëjë të mundur:
1. Dyfishimin e pensioneve dhe rritjen e tyre të barabartë me mesataren e rajonit, bazuar në nivelin e rritjes reale ekonomike.
2. Indeksimin e plotë të masës së pensioneve duke e llogaritur indeksimin mbi bazën e inflacionit të artikujve ushqimorë.
3. Indeksimin e shpeshtë brenda vitit të masës së pensioneve në rastet e krizave apo pandemive për shkak të rritjes së shpejtë të çmimeve.
Ne angazhohemi gjithashtu për:
Mbulimin e plotë financiar të të gjithë barnave, që përdoren nga pensionistet dhe të përshkruara me recetë mjekësore.
Mbulimin e të gjitha shërbimeve mjekësore dhe të infermierisë në banesë për të pensionistët me probleme shëndetësore.
Dhënien e shërbimit mjekësor me prioritet për pensionistët për evitimin e pritjeve të gjata në qendra shëndetësore apo spitale.
Sigurimin e shërbimeve mjekësore pa pagesë për rehabilitimin dhe fizioterapinë për pensionistët me sëmundje invalidizuese.
Sigurimin pa pagesë të materialeve mjekësore të trajtimit të pacienteve pensionistë në banesë si dhe artikujve mjekësore (paterica, karroca, shtreter ortopedike), që mundësojnë lëvizjen dhe pavarësimin jetësor të pensionistëve.
Zbatimin e detyruar të protokolleve të geriatrisë në qendrat shëndetësore për pacientët pensionistë./ CNA
Nis marshimi i opozitës në Shkodër, të pranishëm përfaqësu...
I ftuar në një emision televiziv, Kreu i LZHK-së, Dash...
Pas hekurave, Salianji vazhdon me reagimet e tij kundë...
Deklarata e zedheneses se antikorrupsionit ne PD, Genta Va...
Në podcastin “Flasim” Kryeministri Edi Rama ka folur n...
Ditën e sotme në orën 12:00, Partia Demokratike pa par...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me pensionistët n...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari ka kome...
Për herë të parë Shqipëria pritet të përfshijë në zgjedhje...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar për deklaratat ...
Kryeministri Edi Rama njoftoi mbrëmjen e kësaj të prem...
Kryeministri Edi Rama foli në një takim me pensionistë...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një paralajmërim për biz...
Kryeministri Edi Rama ka komentuar skemat dhe premtime...
Në Korçë, pensionet janë më të larta se në rajonet e t...
Drejtuesi i PS-së për qarkun e Korçës, Niko Peleshi, f...
Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, u paraqit këtë t...
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, u paraqit pas...
Socialistët në Këshillin e Legjislacionit në Kuvend pranua...
Këshilltari për çështjet ekonomike në PD, Dorian Teliti, k...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...