web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kontratë 6 milionë dollarëshe/ Ja si po lobon Partia Demokratike në SHBA me kompaninë e ish-këshilltarit amerikan

26 Prill 2025, 20:58, Politikë CNA

Kontratë 6 milionë dollarëshe/ Ja si po lobon Partia Demokratike

Një kompanie amerikane, të quajtur ‘Continental Strategy’ e që ofron shërbime konsultimi dhe lobimi, do t’i jepet një shifër që mund të arrijë deri në 6 milionë dollarë për të lobuar për Partinë Demokratike në SHBA.

Edhe nga një kërkim i thjeshtë në internet, rezulton se ‘Continental Strategy’ është një firmë lobimi, së cilës iu kërkua shërbim për arsye politike nga 25 klientë në vitin 2024 dhe njihet si një kompani që për këto shërbime kërkon shifra tepër të larta, pasi vetëm gjatë vitit të kaluar ka përfituar një shumë totale prej 1,774,935 dollarësh.

Kjo është një kopje nga kontrata e lobimit, e nënshkruar nga Partia Demokratike dhe lidh këtë marrëdhënie kontraktuale me kompaninë amerikane të lobimit.

Kontratë 6 milionë dollarëshe/ Ja si po lobon Partia Demokratike

Mësohet se kontrata e plotë e lobimit është firmosur nga Nuredin Seci. Seci është një shqiptaro-amerikan që jeton në New York, si dhe nga ish-këshilltari i presidentit Trump, Carlo Trujillo. Ky i fundit ka firmosur nën cilësinë e Presidentit të Continental Strategy.

Kontratë 6 milionë dollarëshe/ Ja si po lobon Partia Demokratike

Sa do të kushtojë saktësisht ky shërbim?

Bazuar në detajet e kontratës, klienti, në këtë rast Partia Demokratike nëpërmjet nënshkruesit të saj, do t’i paguajë firmës një mbajtës mujor prej 250 mijë dollarësh për një periudhë 2-vjeçare.

Ndëkohë, për 3 muajt e parë do të paguhet një paradhënie.

“Klienti (nëpërmjet Garantuesit të tij) do t’i paguajë firmës një mbajtës mujor prej 250,000 dollarësh për një paketë mbështetëse gjithëpërfshirëse të iniciativave të lobimit, advokimit dhe çështjeve gjyqësore strategjike për një periudhë prej 24 muajsh (“garancia mujore”) dhe në përputhje me Afatin e Marrëveshjes. Pagesa për tre muajt e parë (paradhënie) do të bëhet me nënshkrimin e kësaj Marrëveshjeje,”-thuhet në kontratën e nënshkruar në datën 4 prill.

Kontratë 6 milionë dollarëshe/ Ja si po lobon Partia Demokratike

Paratë do të paguhen nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan në cilësinë e garantuesit, i cili përfaqësohet nga Nuredin Seci, që është edhe nënshkruesi. Ndërsa PD nuk paguan asnjë qindarkë, por merr shërbimin e lobimit.

Në këtë kontratë lobimi është parashikuar edhe mundësia e ndërprerjes së saj pas tre muajve. Për ndryshime të caktuara, pala nënshkruese duhet të njoftojë në afatet e caktuara.

“Kjo marrëveshje do të hyjë në fuqi me nënshkrimin dhe do të rinovohet automatikisht në baza mujore pas kësaj, përveç nëse njëra palë jep me shkrim njoftim për mosrinovim/ndërprerje të paktën 30 ditë përpara datës së përfundimit.

 Pas 60 ditëve fillestare të kontratës secila palë mund të japë njoftim me shkrim për mosrinovim/përfundim të paktën 30 ditë para përpara përfundimit të propozuar,- thuhet në kontratë.

Kontratë 6 milionë dollarëshe/ Ja si po lobon Partia Demokratike

Çfarë dihet për kompaninë e lobimit

Continental Strategy është një firmë për marrëdhënie qeveritare me zyra në Uashington D.C., Tallahassee, Miami, Jacksonville dhe Amerikën Latine. Ekipi është i përkushtuar për të nxitur ndryshime pozitive, për të ofruar rezultate të pakrahasueshme dhe për të shfrytëzuar ekspertizën e larmishme për të lundruar në peizazhe komplekse politikash për klientët në çdo sektor dhe industri.

Kontratë 6 milionë dollarëshe/ Ja si po lobon Partia Demokratike

Kush është Presidenti i kompanisë dhe çfarë e lidh me politikën

Presidenti është Carlos Trujillo, ish-zyrtar amerikan. Ai është emëruar më parë nga Presidenti Trump për të shërbyer si Përfaqësues i Shteteve të Bashkuara në Asamblenë e 72-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Ka qenë i zgjedhur si Përfaqësues i Shtetit në Distriktin e 105-të në Dhomën e Përfaqësuesve të Floridës. Ish-Ambasador në Organizatën e Shteteve Amerikane (OAS). I nominuar nga ish-Presidenti Donald J. Trump për të shërbyer si Ndihmës Sekretar për Hemisferën Perëndimore në Departamentin e Shtetit të SHBA-së./CNA





Lajmet e fundit nga