"PD mbështet fuqimisht investimet e huaja"/ Berisha flet për Zvërnecin
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje med...

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar pas fjalimit të kryeministrit Edi Rama të mbajtur sot për çështjen e Zvërnecit.
Këlliçi shkruan se Ramën nuk e shpëton dot fakti që ia la fajin rojes së sigurisë, pasi është ai vetë dhunuesi dhe plaçkitësi i këtij vendi.
Deputeti thotë se me siguri Rama kishte planifikuar një tjetër fjalim, por kur pa se protesta i shkoi te zyra e ndryshoi fjalimin. Këlliçi shkruan se Rama u hoq si dikush që nuk është duke bërë si viktimë dhe i përulur, por pa dhënë shpjegime. Më tej, deputeti demokrat tha se Rama nuk do të bëjë kurrë transparencë.
Reagimi i Këlliçit
Edi Rama, nuk të shpëton dot roja i sigurisë, je ti dhunuesi e plaçkitësi i këtij vendi!
Vetëm një politikan i korruptuar dhe një qënie pa moral e virtyt, mund të bëjë atë që bëri sot Edi Rama.
Me siguri, ai kishte planifikuar një tjetër fjalim, atë që bën zakonisht ku shan, dhunon e mallkon këdo që nuk është në klanin e tij. Por kur protesta dhe revolta i shkoi tek zyra, e grisi dhe sot mbajti një tjetër fjalim, atë që mban vetëm kur kërkon të ruajë pushtetin e lëkurën e tij.Bëri viktimën dhe të përulurin, bëri atë që nuk është dhe dha shpjegime të gjëra e të gjata për Zvërnecin.
Po si ka mundësi që ai nuk bëri transparencë më parë, kur njerëzit dhe mediat ja kërkonin?!
Pse i shpërfilli ai të gjithë dhe e trajtoi si çështjen e tij personale deri dje pasdite?!Pra Edi Rama edhe një herë tregoi se shpjegimi, transparenca, llogaridhënia, nuk janë zgjedhja e tij. Ai e bën këtë vetëm kur është i detyruar. Vetëm kur vihet në rrezik karrikja e tij.
Vetëm atëherë dhe prapë duke fshehur të vërtetën e madhe të asaj që ndodhi në Zvërnec. Se dhunuesi i qytetarëve aty nuk është një polic privat që po shihet me dëshpërim nga qeveria e kreu i saj si komardare shpëtimi.Dhunuesi aty është Edi Rama.
Sepse ai është frymëzuesi i arrogancës, i goditjes së njerëzve.
Sepse Edi Rama është rreshtuar që në fillim me oligarkët e të fortët kundër interesit publik. Sepse tek Edi Rama, kriminelët dhe bandat e këtij vendi kanë gjetur partnerin me të cilin kanë dhe koordinator.
Pra nuk është aspak rastësi, apo incident ajo që ndodhi në Zvërnec dhe solli revoltë. Eshtë efekt i qeverisjes shtypëse të një kryeministri të korruptuar në palcë!
Një dhunë e tillë ndodh sot kudo në Shqipëri ku qytetarët shkelen me këmbë, nuk gjejnë të drejtën, sorollaten e fyhen nga njerëzit që kanë pushtetin.
Me aplogjinë e gjatë ku bëri sërish viktimën, Edi Rama vetëm i ka ftuar protestuesit të jenë më të shumtë sot pasdite dhe jo siç e ka menduar se duke nxjerrë një fytyrë që nuk e ka, do t’i mashtrojë të rinjtë e të rejat, do t’u hedhë hi syve.
Në mbyllje po të bëj një pyetje Edi Rama!
A i the të gjitha të vërtetat për Zvërnecin?!
Ti nuk do bësh kurrë transparencë, se ajo dihet.
Transparencën e munguar do e bëjmë ne!
Shihemi sot në Kuvend
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje med...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tregoi sot s...
Ish-deputeti Edmond Spaho ka reaguar sot lidhur me trazira...
Kryeministri Edi Rama, duke folur sot lidhur me situatën e...
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij lidhur me projektin...
Kryeministri Edi Rama mbajti sot fjalën e tij lidhur me pr...
Ashtu siç e kishte lajmëruar, kryeministri Edi Rama në mbl...
Kuvendi i Shqipërisë zhvillon ditën e sotme seancën plenar...
Presidenti i Këshillit Europian, António Costa, do të zhvi...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i ftuar në...
Janë zbardhur emrat e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të P...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka bërë një reagim në rrjet...
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se ditën e nesërme ...
Duke ndjekur zhvillimet brenda Partisë Demokratike, CNA ka...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho i ës...
Ka nisur prej pak minutash numërimi i votave për anëtarët ...
Kryedemokrati Sali Berisha, gjatë një deklarate për mediat...
Kryedemokrati Sali Berisha njoftoi pasditen e sotme, se me...
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, ishte i pranishëm këtë ...
Deputetja demokrate Ina Zhupa ndau një mesazh për opozitën...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...