“PS shpërndau thasë me miell në këmbim të votës”/ Kaso: PD i ka dërguar provat në SPAK
Kandidati demokrat Ivi Kaso, që fitoi mandat nga zgjedhjet...

Deklarata e fundit e ambasadës amerikane në Tiranë për zgjedhjet e 11 majit ka ngjallur shumë pikpyetje për dy fakte të thjeshta. E para sepse ajo është katërcipërisht më diskrete se ajo për fitoren e Edi Ramës katër vite më parë, dhe së dyti se ajo është ku e ku më e ftohtë se urimet që SHBA u ka bërë liderëve fitues në Ballkan, që kanë zhvilluar zgjedhje njëkohësisht me ne.
Goditja e parë është se Rama as nuk urohet e as nuk përmendet. Në deklaratën koncize thjeshtë thuhet: “Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare dhe presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë”. Ajo ndryshon si nata me ditën me qëndrimin që departamenti i shtetit mbajti për zgjedhjet e vitit 2021. Aty zëdhënësi Ned Price u shpreh qartë se vendi i tij e “njihte rezultatin”.

Sikur kjo të mos mjaftonte aty theksohej: “Ne përgëzojmë Kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste për fitoren e tyre zgjedhore” duke shtuar se “rezultati duhej pranuar nga të gjithë”. Pra në 2025, as urim për Ramën, as deklaratë për njohjen e rezultatit, as thirrje humbësve për ta pranuar atë.
Kjo gjë do të konsiderohej normale nëse administrata e re Trump do të kishte përdorur një gjuhë më të rezervuar në të gjitha deklaratat e nxjerra për zgjedhjet e vendeve afër nesh. Por nuk ka ndodhur aspak kështu. Boll që mesazhi i ambasadës së Tiranës të krahasohet me atë për zgjedhjet presidenciale në Rumani, që u zhvilluan menjëherë pas tonave. Duhet ditur se në këtë garë fitoi një kandidat anti-Trumpist. Këto zgjedhje zv.presidenti amerikan Vance i kritikoi në fjalimin e Mynihut, si refuzim të elitave për të dëgjuar zërin e popullit. Por pavarësisht gjithë këtyre divergjencave, ambasada e SHBA-së në Bukuresht njoftoi se ata mezi presin të bashkëpunojnë me presidentin e ri, Nicu?or Dan, si dhe me qeverinë e re që do të instalohet.
Pra, ambasada e Bukureshtit ndryshe nga ajo e Tiranës që përgëzoi popullin, iu drejtua me emër fituesit. “Mezi presim të bashkëpunojmë me Nicu?or Dan, si President i Rumanisë, dhe me qeverinë e re, për të promovuar prioritetet tona të përbashkëta, si mbrojtja, energjia dhe partneritetet tregtare,” shkroi ambasada e Rumanisë në "Facebook".
Pra edhe po të krahasohet me qëndrimet e mëparshme që SHBA ka mbajtur ndaj Ramës, qoftë edhe po të vihet përballë me qëndrimin që kjo administratë e re ka mbajtur në raste të ngjashme, duket qartë se ka një krisje të fortë në trajektoren ndaj qeverisë shqiptare.
Shumëkush e shpjegon këtë ndryshim kursi me faktin e lobimit dhe lidhjeve që ka krijuar PD me njerëzit që qëndrojnë në paradhomën e Trump në Shtëpinë e Bardhë. Pak ditë më parë PD nuk e fshehu se po i konteston zgjedhjet në Departamentin Amerikan të Shtetit. Dhe për këtë duket se është ngarkuar kompania lobuese “Continental Strategy” në Uashington, e cila paguhet me 250 mijë dollarë në muaj për çdo shërbim që i kryen opozitës shqiptare.
Në “raportin paraprak” të dorëzuar nga kjo kompani në Departamentin e Drejtësisë më 16 maj, PD këmbëngulte për një “hetim ndërkombëtar” për zgjedhjet si dhe për krijimin e një “qeverie teknike” për të organizuar zgjedhje të lira.
Por, e rëndësishme është të kuptohet se cila është “Continental Strategy” dhe se cilat mund të jenë efektet e saj mbi administratën aktuale. “Continental Strategy” është e themeluar nga njerëz shumë pranë presidentit Trump. Madje-madje, ajo duket si një prodhim i krijuar nga rrethi i tij i ngushtë, ashtu siç ndodh rëndom në Amerikë, ku personazhe të afërm me ata që shkojnë në administratë krijojnë kompani që të kenë mundësi legale të ndikimit pranë tyre. Ai që ka firmosur kontratën e shërbimeve me PD-në është Carlos Trujillo, themeluesi i kësaj kompanie në vitin 2021, ish-këshilltar dhe jurist pranë Trump. Por ka edhe më shumë se kaq. Aty bën pjesë edhe Katie Wiles, vajza e Susie Wiles, ish-shefja e fushatës së Trump së bashku me La Civita-n dhe që sot shërben si shefe kabineti e plotfuqishme e presidentit amerikan. Po në të njëjtën kompani bën pjesë edhe Alberto Martinez, ish-shef stafi i sekretarit aktual të Shtetit, Marco Rubio.
Pra nuk do shumë mend për të kuptuar se ky ekip ka një mundësi të fortë infulence në politikën e jashtme të SHBA-së. A është përdorur kjo rrugë për të nxjerrë qëndrimin amerikan për zgjedhjet shqiptare? Për këtë ende nuk ka fakte. Por deri më tani dihen dy gjëra. E para se “Continental Strategy” e ka dorëzuar raportin e opozitës për farsën zgjedhore dhe e dyta se prej aty doli një deklaratë që, ndryshe nga katër vite më parë, as nuk e uronte personalisht Edi Ramën, as nuk thoshte se njihte zgjedhjet dhe as nuk u bënte thirrje palëve për t'i pranuar ato./ Lapsi.al
Kandidati demokrat Ivi Kaso, që fitoi mandat nga zgjedhjet...
Kandidati demokrat Ivi Kaso, që fitoi mandat nga zgjedhjet...
Përfaqësuesi ligjor i PD, Franc Nuri ndau komentet e tij l...
Gazment Bardhi, në emër të Grupit Parlamentar të PD, i ka ...
Ilir Alimehmeti, një prej kandidatëve që garuan me PD-në n...
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Dibrës...
Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, në fjalën e...
Ambasada amerikane në Tiranë ka ndarë një mesazh nga shkri...
Kandidati i Partisë Mundësia, Erald Kapri, që mori mandati...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shprehur sot q...
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka rrëzuar pa...
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) mori në shqyrti...
Kandidati i Partisë Socialiste, Ardit Bido, që fitoi manda...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar sot pretendimet ...
Ambasada amerikane në Shqipëri ka riktheksuar mesazhin e S...
Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për diasporën, J...
Pas zgjedhjeve të 11 majit, Këshilli Bashkiak i Shkodrës k...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka krahasuar zgjedhjet e 2021 ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka denoncuar me pamje filmike ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar deklaratën e Mysl...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...