Të premten, mbledhja e Grupit të PS-së dhe kabinetit/ Zbardhet agjenda e takimit
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...

Federata e opozitës ka zhvilluar një takim këtë të hënë, me fokus maksimalizimin e pjesëmarrjes në protestën e së martës në kryeqytet. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në protestë.
“Të nderuar aleatë, të nderuara zonja dhe zotërinj, zhvillojmë këtë takim me aleatët në kuadër të federatës opozitare 24 orë pasi emigrantët tanë në Londër e pritën siç meritonte Noc Rrokun që kemi ne për kryeministër.
24 orë pasi i treguan vendin se ai nuk mund të jetë më përfaqësuesi i shqiptarëve si njeriu që ka shpopulluar Shqipërinë, që ka varfëruar Shqipërinë, që e ka zhytur Shqipërinë në krim dhe korrupsion e drogë, nuk mund të përfaqësojë shqiptarët që jetojnë në Shqipëri, as shqiptarët që jetojnë në diasporë.
Dje, Edi Rama me falangat e krimit që angazhoi në Londër kundër diasporës tregoi fytyrën e tij të vërtetë dhe të qeverisë së tij kriminale.
Tregoi edhe njëherë se mosbindja civile është rruga e vetme për t’i dhënë Shqipërisë paqe politike dhe sociale dhe një zgjidhje politike që do garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Ndaj ne të gjithë jemi sot në një momentum krejt tjetër politik pas 5 nëntorit, për PD-në, për demokracinë, për opozitën, ky monumentum është një shenjë shumë pozitive për ne, që duhet shfrytëzuar.
Konspiracioni kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve, i organizuar nga Soros dhe Edi Rama nuk mund të funksionojë më pas datës 5 nëntor.
Pas datës 5 nëntor, falangat që ishin drejtuar për të likuiduar opozitën, përfundimisht u prenë me votën e qytetarëve amerikanë.
Ky momentum është jashtëzakonisht i rëndësishëm për ne, pasi përpos 5 nëntorit, në një kohë rekord, PD-së dhe opozitës i vijnë në mbështetje dy rezoluta historike, ajo e CDI dhe e PPE. Në të dyja këto rezoluta theksohet se në Shqipëri kemi një narkoshtet.
Në këto dy rezoluta theksohet se Shqipëria nuk është demokraci funksionale. Në Shqipëri opozitës i mohohen të drejtat e saj kushtetuese dhe ligjore.
Këto dy rezoluta dënojnë burgosjen e lidershipit të PD-së dhe opozitës në përgjithësi, duke vënë theksin te keqpërdorimi i drejtësisë së re politike si një drejtësi që po përdoret për të eliminuar opozitën e këtij vendi.
Ndaj miq jemi mbledhur në këtë moment për të analizuar këtë situatë. Jemi 24 orë nga akti tjetër i mosbindjes civile që e kemi deklaruar që do jetë nesër në orën 17:00 në Tiranë.
Ne do diskutojmë edhe hapin e nesërm, por do diskutojmë edhe një strategji se si do ecë kjo opozitë për të detyruar këtë regjim për t’i dhënë zgjidhje Shqipërisë.
Ndërkombëtarët me dy rezoluta folën qartësisht. Tashmë është radha jonë, është radha e opozitës, është radha e shqiptarëve që të flasin.
Nesër në orën 17:00 është radha e qytetarëve që Tirana të jetë nën pushtetin e tyre. Ne do të bisedojmë hapat e mëtejshëm të kësaj strategjie.
Së bashku do t'u bëjmë thirrje në emër të opozitës të gjithë qytetarëve të Tiranës dhe të Shqipërisë nesër të vërshojnë në orën 17:00 drejt Tiranës.
Pushteti duhet të jetë i qytetarëve, jo i kusarëve. Është koha që kusarëve t’u japim leksionin e duhur. Është koha që shqiptarët të ngrihen. Tashmë është koha jonë!”, tha Noka.
Sipas Nokës, mosbindja civile është rruga e vetme për t’i dhënë Shqipërisë një zgjidhje politike që do garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme./ CNA
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ...
“Fieri, qyteti i ëndrrave, si Amerika”. Kështu e ka k...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ësh...
Fiona McCluney, Koordinatore e Përhershme e OKB-së në Shqi...
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, do të presë sot në ...
Kreu i demokratëve, Sali Berisha tha se protestuesit p...
Kreu i demokratëve, Sali Berisha gjatë fjalës së tij t...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar takimin në ...
Pasi CNA publikoi një shkrim në lidhje me konfliktin e...
Partia Demokratike ka reaguar pas incidentit që ndodhi dit...
Drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Tiranës, Belind...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme një takim me ...
Pamjet nga përplasja e protestuesve dhe mbështetësve të kr...
Kryeministri Edi Rama gjatë takimit të tij në Londër i ka ...
Numri një i qeverisë, Edi Rama, ka hedhur poshta akuza...
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalimit të tij para emig...
“Ajo që kemi bërë, është se për këto shpenzime modeste ish...
Kryeministri Edi Rama po mban fjalimin e tij në Londër par...
Vijon protesta e emigrantëve shqiptarë në Londër teksa pri...
Kryeministri Edi Rama do të mbajë sot takimin e tij me emi...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...