“Nuk i flas Ramës, le të vdesë aty...”/ Berisha tregon historinë kur ishte kryeministër
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti komentoi sot situatën në vend përmes disa prej zhvillimeve të bujshme që kanë ndodhur së fundmi.
I ftuar ‘Syri Tv’, Alizoti akuzoi kryeministrin Edi Rama për arrogancë në të gjitha nivelet, që sipas tij ka sjellë dëme të mëdha për Shqipërinë.
Alizoti theksoi se në vend nevojitet një analizë e gjerë dhe një mënyrë për të frenuar sa më parë Edi Ramën.
“Tani kam bindjen që të gjithë shqiptarët dhe ata që na shohin dhe ata që nuk na shohin do e dinin përgjigjen që këto gjëra nuk ndodhin jo më në Gjermani, por dhe në vendet të Europës lindore, as në Ballkan që është pak më i ngjashëm me ne. sepse edhe në Shqipëri kryeministrat e tillë që në këto raste kur ka pasur fatkeqësi, tragjedi, probleme infrastrukturore, kryeministrat të cilët siçdo që kanë qenë, kanë çuar ministra, kanë qenë gjithmonë në terren për të qetësuar njerëzit, për të pranuar një lloj me kulpa për gjendjen që është që ndodh çdo lloj tragjedie që ka ndodhur, ndërsa rasti i këtij njeriu është është edhe përveç Shqipërinë, jo më Gjermania është shumë larg dhe përveç Shqipërinë është rast unik, është rast i çuditshëm. Por tani nëse do bëjmë një analizë edhe sociologjike, sociale, nuk është vetëm ai fajtor.
Edhe njerëzit vetë, gjithë shoqëria duhet të reagojë sepse ai nuk mund ta thoshte, s'ka kryeministër në vend, në botë që ose prijës që të bëjë një deklaratë të tillë dhe njëkohësisht të fluturojë dhe me helikopter. Pra të fluturojë dhe me helikopter. Kështu që arroganca e tij është, në rangje psiqike. Dhe unë e kam thënë gjithmonë, nuk po them ndonjë gjë të re, kam përshtypjen që të gjithë shqiptarët e kanë kaq dijesi që përfaqësohen nga një njeri psiqik. Është realisht psiqik, saqë arroganca e tij është, është narcisizmi i tij është patologjik, psiqik, që sfidon gjithë shoqërinë, por duhet dhe shoqëria në protestën e ardhshme ta sfidojë. Duhet ta sfidojë, pra duhet ta frenojë këtë njeri, i cili është në krye të vendit dhe po bën çfarëdo.
Po bën çka të dojë, çfarëdo, me pasuritë, me të ardhmen, me, me shoqërinë, me rininë, me të gjithë shqiptarët, ky bën çfarëdo. Kështu që shqiptarët duhet të unifikohen dhe ata që e duan PD-në dhe ata që nuk e duan PD-në, por të mbrojnë veten, të mbrojnë fëmijët e tyre, të mbrojnë vendin e tyre nga një njeri me këtë lloj psikoza, i cili përveç psikozave është i lidhur me krimin e me të gjitha. Meqë po kapërcej direkt te Gjermania, dikur ne e dimë që qeveria e Ramës ka pasur një farë mbështetje ndërkombëtare e mëparshme nga nga SHBA-ja, por edhe nga Gjermania. Tani figura e tij këtu sidomos është...shumë figura politike, të cilat mbulojnë Shqipërinë, e shmangin dhe nuk do të duan të kenë një, si të thuash, një foto, një një qasje me atë, sepse ai në sot në Gjermani, e cila është shumë e rëndësishme në BE, por edhe prej krizave që kanë ndodhur në raport me Amerikën, ka filluar dhe ka tentuar të marrë një rol më aktiv në Europë, pra që të fuqizohet Europa dhe pjesë e rëndësishme, pjesë delikate e Bashkimit Europian për të nesërmen në integrimin është Ballkani. Dhe kush është nga vendet problematike të Ballkanit? Sot është Shqipëria. Sepse Shqipëria ka kartele të fuqishme droge, të cilat cënojnë interesat e Europës dhe destabilizojnë edhe Ballkanin.
Dhe përfaqësuesi kryesor i këtyre karteleve është kryeministri i Shqipërisë, i cili ka gjithë këto muaj që refuzon dhe dorëzimin dhe ka qenë çështje e rëndës ditë, të zëvendës kryeministres, të zëvendëses së vet. Pra, shikoni në Angli, u arrestua princi. Çështje, u mor vesh, dolën faktet, dolën, u hapën aktet, dosjet, u arrestua. Ndërsa në Shqipëri e di gjithë Shqipëria, po e dinë ndërkombëtarët, po e dinë jo vetëm ata që janë ekspertë, por edhe ata që s'janë ekspertë që në Shqipëri parlamenti bllokon, pra shumica, që është Rama, bllokon heqjen e mandatit të një njeriu që është jo i korruptuar, po ka kalon dhe konceptin e korrupsionit, që unë e them dhe e kam thënë gjithmonë që nuk është ajo. Është ky simboliku. Ajo është thjesht nënpunësja e simbolit të madh. Sepse arsyeja që ai nuk e lëshon atë është sepse është ky vetë. Kjo është arsyeja, është me një deduksion të thjeshtë logjik, por fatmirësisht kjo gjë deri dje ishte me një lloj interesi minimal, sot ka një interes maksimal.
Në radhë të parë Gjermania vetë, meqë meqë unë jam në Gjermani dhe kam qenë në kongresin e CDU-së, ju përmendët Vadenpulin. Vadenpul e kam, unë pothuajse në shumë takime që kam bërë përpara në Gjermani, kam pasur njohje dhe e kam takuar disa herë. Dhe fatmirësisht ai u bë ministri i jashtëm, kështu që kjo ishte më e lehtë kontakti me atë. Por në përgjithësi raportuesit që mbulojnë Ballkanin dhe mbulojnë Shqipërinë çojnë informacione. Por pse është bërë më, më e rëndësishme sot kjo? Pra konflikti që Europa ka me Rusinë, lufta në Ukrainë i ka bërë gjermanët dhe pjesë të madhe të Europës që të mendojnë në një Europë më të fuqishme, më të bashkuar. Edhe problemi që europianët kanë me me Trumpin, pra me administratën, tarifat, që Europa duhet të financojë më shumë, pra problemi europian me Amerikën i ka bërë dhe vetë gjermanët që të jenë më aktiv për të menduar për një Europë të nesërme, më të fortë, më të unifikuar dhe më të qartë për interesat e saj. Dhe Europa qartësohet ose mbyll kufijtë e saj me integrimin e Ballkanit Perëndimor. Dhe vendi që është shumë problematik, dhe këtu prandaj janë të interesuar ata, i cili prodhon krim, kriminalitet, pra drogë, kartele, është Shqipëria dhe kjo nuk është në rang, si të thuash, amatoresk, ky është në rang politike. Sepse kryeministri ynë e dimë, kryeministri i Shqipërisë është i lidhur me ta. Pra ata, ata e fitojnë, ata i marrin zgjedhjet në Shqipëri, bashkë me atë, në të gjitha qarqet. Kështu që këta e dinë këtë gjë. Dhe fakti që tani, nëse kjo ka qenë underground, pra është e fshehur, e dinë ekspertët, rasti i zëvendës kryeministres së Ballukut, është një rast i cili është sfidues haptas ndaj të gjithëve, ndaj gjithë shoqërisë. Sepse këto përgjime që kanë dalë me këto qindra apartamente, me të gjitha, kanë ardhur në perëndim. Dhe këtu është linja e kuqe që ata nuk e pranojnë. Pra, si ka mundësi që deri dje të gjithë që dyshoheshin, u hoqi imuniteti brenda ditëve, brenda orëve, dhe te njeriu më i rëndësishëm, që është më afër kryeministrit, po zgjatet me muaj. Dhe një vend i tillë që sfidon shtetin e së drejtës në këtë lloj mënyre, nuk ka vend në Bashkimin Europian. Pra është një linjë e kuqe, është një çudi e madhe, kjo është çudi dhe për ne shqiptarët, jo më për gjermanët, që e kanë tabu. Dhe kjo ka bërë shumë jehonë dhe shumë bujë, që ky njeri që premton dhe e kam pasur në fushatën elektorale, Bashkimin Europian, nuk mund të hyjë te Bashkimi Europian duke bërë një gjë që nuk ndodh as në Afrikë. Jo më në BE. Pra, kjo është një çudi dhe për shqiptarët, dhe kjo gjë, këta këtu i ka shokuar. Pra kanë thënë, okay ne e dimë që Shqipëria është e korruptuar, ka probleme me krimin, por që ky të guxojë të shkojë deri në këtë lloj limiti, haptas, duke sulmuar këdo, nuk e kanë besuar dhe kjo i ka bërë që ata të jenë më, në rastin e Shqipërisë të jenë më, më të drejtpërdrejtë”,-tha Alizoti./CNA
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e ...
Kryedemokrati Sali Berisha mbajti fjalën e tij në ‘Foltore...
Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato zhvilloi sot një takim ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi akuzoi sot...
Mazhoranca duket se është në unison për çështjen e shumëdi...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reagu...
Pasi vizitoi Korçën, kryeministri Edi Rama ka mbërritur me...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, reagoi...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, tha sot...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka hedhur akuza ndaj kryeminis...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka reaguar për mbledhjen...
Mbledhja në Këshillin e Mandateve ku po shqyrtohet kërkesa...
Qarku i Korçës ka dhjetë deputetë, gjashtë përfaqësues të ...
Kryeministri Edi Rama ka komentuar draft-raportin e PE-së ...
Kryeministri Edi Rama në shënimet e javës në podcastin fla...
Kryeministri Edi Rama ka folur për pojektin TID në Durrës....
Deputeti demokrat, Xhelal Mziu tha sot se mjetet e dhunës ...
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi komentoi sot gjerësisht ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu tha sot qeveri...
Opozita shqiptare, e drejtuar nga Partia Demokratike, duke...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...