Fluksi i sezonit turistik/ Hita njofton masat shtesë në Aeroportin e Rinasit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hit...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hit...

Peter Beyer, deputet dhe kryeraportues për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm të Grupit Parlamentar të CDU/CSU në Bundestagun gjerman, deklaroi në Tiranë se ka ardhur koha për shkëputjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, (MV) lidhur me hapjen e negociatave të anëtarësimit dhe zhvillimin e Konferencës së parë ndërqeveritare të vendeve anëtare të Bashkimit Europian.
"Ka pak pak gjasa që brenda Presidencës franceze të Këshillit Europian, që mbaron në fund të këtij muaji, Bullgaria të heqë dorë nga vetoja kundërshtuese ndaj Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave. Nëse Bullgaria nuk tërhiqet ka ardhur koha që Shqipëria të shkëputet nga Maqedonia e Veriut. Asnjë prej dy vendeve nuk duhet të mbetet peng i tjetrit”, tha Beyer në konferencën e shtypit të mbajtur të martën, (07.06) në përfundim të vizitës së tij zyrtare në Tiranë.
Bullgaria vendosi veton ndaj Maqedonisë së Veriut në nëntor 2020 për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me gjuhën dhe identitetin e Maqedonisë së Veriut. Autoritetet bullgare njohin gjuhën dhe identitetin maqedonas vetëm pas vitit 1945. Sipas tyre para kësaj periudhe ato kanë pasur "rrënjë bullgare”. "Kemi një situatë të turpshme për Bashkimin Europian në atë që po ndodh me Bullgarinë. Shqipëria s'duhet të vuajë në këtë proces. Ka ardhur momenti të zhbllokohet kjo situatë dhe për këtë gjë unë i bëj thirrje Bullgarisë ta tërheqë këtë bllokim”, tha Peter Beyer në konferencën për shtyp.

Lidhur me pyetjen e "DW" për qëndrimin e Gjermanisë ndaj idesë së krijimit të një "Bashkësie politike europiane” me vende që do të jenë anëtarëve të asociuara në BE, përfshirë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, në një kohë kur disa prej tyre, përfshirë edhe Shqipërinë kanë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE, Peter Beyer tha: "Gjermania e mbështet procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor (BP) në BE dhe idenë e anëtarëve të asociuar në BE, si një mundësi për të bashkëpunuar më ngushtë dhe afruar këto vende me BE-në. Integrimi në BE është një detyrë herkuliane, rruga është e gjatë, le ta bëjmë së bashku. Ka një përqasje të re ndaj rolit të BP si një rajon i rëndësishëm. Lufta në Ukrainë, ndikimi rus në Ballkanin Perëndimor dhe përpjekjet e Rusisë për ta rritur atë, kanë sjellë një situatë, ku Ballkani Perëndimor duhet të merret seriozisht nga BE-ja”, theksoi ai.
Nga pozicioni i kryeraportuesit për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm të Grupit Parlamentar të CDU/CSU në Bundestagun gjerman, Peter Beyer tha se"Shqipëra duhet të bëjë progres në luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e shtetit ligjor”.
Vizita zyrtare e deputetit gjerman, Peter Beyer, në Tiranë përkoi në kohë me zhvillimin e samitit të „Ballkanit të Hapur” në Ohër. "Nëse nisma 'Ballkani i Hapur' bëhet me transparencë të plotë, me një thelb të qartë dhe pozita të barabarta mund të sjellë përparim për të gjitha vendet, pasi bëhet fjalë për bashkëpunim rajonal. Kjo është një gjë që ne duam ta mbështesim gjithmonë, nëse zhvillohet në mënyrën e duhur në vijimësi si të Procesit të Berlinit dhe jo si nismë e veçantë”, tha Beyer.
Lidhur me deklaratën e ministrit të jashtëm rus Lavrov, se „Rusia mbështet nismën e „Ballkanit të Hapur", kur BE dhe NATO duan një "Ballkan të Mbyllur”, Peter Beyer tha se "Rusia nuk duhet të përzihet në ?ështje që nuk i takojnë. Ne nuk do të rrimë duarkryq para veprimeve të Rusisë dhe agresionit të saj ndaj Ukrainës"./DW
Deputetja më e vjetër e Parlamentit, Luljeta Bozo, ka ...
Presidenti Ilir Meta u kritikua nga opozita për shkak se a...
Jubileu i Platintë i madhërisë së saj, Mbretëreshës së...
Gjatë një interviste me shërbimin maqedonas të "Zërit ...
Gazetari Lutfi Dervishi ka ironizuar qeverinë lidhur m...
Gazetari Artan Hoxha është pyetur mbrëmjen e sotme lid...
Çështja e zgjedhjes së presidentit të ri ishte tema e ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reagu...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka zhvilluar sot n...
Bojkoti që opozita i bëri procesit të presidentit për ...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se sot ka qenë t...
Partia Agrare Ambientaliste do të dalë e vetme në zgje...
Kryeministri Edi Rama ka takuar sot në Ohër kryeminist...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Genc Pollo, kom...
Ish-kryeministri dhe kryetari i Partisë Demokratike, S...
Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi, ka akuz...
Raportuesi për Ballkanin Perëndimor në CDU, Peter Beye...
Analisti Lorenc Vangjeli ka komentuar seancën e fundit...
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, hedh dyshime të f...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas taki...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...